Thirrje për projekt-propozime OSHC RELOAD2

undp logo
UNDP
Publikuar
25/05/2022
Skadon
16/06/2022
Lokacioni
Shtërpcë
Kategoria
Lloji
Grante  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

KOMUNA E SHTËRPCËS NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD2 SHPALL:

THIRRJEN E PARË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINË LOKALE NË BALLKANIN PERËNDIMOR 2 (ReLOaD2)

Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) është një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën*. Ky program është vazhdim i nismës Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD, 2017-2020). Buxheti total i ReLOaD2 është 12.63 milionë euro (15.06 milionë dollarë), ndërsa komponenti për Kosovë është 1.38 milionë euro (1,64 milion dollarë). Kohëzgjatja e projektit është 48 muaj (Janar 2021 – Dhjetor 2024). Objektivi i përgjithshëm i ReLOaD2 është të forcojë demokracitë gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit në BE. Projekti do të punojë për fuqizimin e shoqërisë civile dhe rinisë që të jetë pjesë aktive në vendimmarrje, duke nxitur një mjedis ligjor dhe financiar në funksion të shoqërisë civile.

Objektivi specifik i Programit është të forcojë bashkëpunimin midis qeverisjes lokale dhe organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor duke forcuar transparencën për financimin e Organizatave të Shoqërisë Civile nga buxheti i qeverisjes lokale. Gjithashtu progami ReLOaD2 synon të promovojë angazhimin qytetar me fokus të veçantë tek të rinjtë në mënyrë që të bëhen pjesë e proceseve vendimmarrës në funksion të zhvillimit të komunitetit.

Programi ReLOaD2 do të mbështesë shtatë komuna partnere (Dragash, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Podujevë, Rahovec, Skenderaj dhe Shtërpcë), me një qasje holistike duke filluar nga rritja e kapaciteteve të stafit të komunës për ciklin e menaxhimit të projekteve dhe metodologjisë LOD, grante, asistencë teknike gjatë shpalljes dhe zbatimit të thirrjeve publike, asistencë teknike gjatë zbatimit të thirrjeve publike të pavarura si edhe për fuqizimin e rinisë në territorin e saj.

Bazuar në këtë, Komuna e Shtërpcës dhe programi ReLOaD2 ftojnë të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) në Kosovë që të dorëzojnë projekt propozime në fushat prioritare në vijim, megjithatë prioritet do t’u jepet OSHC-ve që operojnë në Komunën e Shtërpcës.

KËTU mund të shkarkoni SPALLJEN dhe të gjeni informacion të detajuar për FTESËN E PARË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIM TË PROPOZIMEVE TË PROJEKTIT NË PROGRAMIN RAJONAL TË DEMOKRACISË LOKALE NË BALLKANIN PERËNDIMOR 2 (ReLOa)

  • Mund ta shkarkoni KËTU : Udhëzimet per aplikantet
  • Mund ta shkarkoni KËTU : Formulari i Aplikimit per Projekt
  • Mund ta shkarkoni KËTU : Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm
  • Mund ta shkarkoni KËTU : Lista e Kontrollit   
  • Mund ta shkarkoni KËTU : Forma e deklarates per financimin e dyfishte
  • Mund ta shkarkoni KËTU : Formulari i Deklarates se Partneritetit
  • Mund ta shkarkoni KËTU : Deklarata e Pershtatshmerise-Pranueshmerise
  • Mund ta shkarkoni KËTU : Formulari i Identifikimit Financiar
  • Mund ta shkarkoni KËTU : Formulari per Identifikimin Administrativ
  • Mund ta shkarkoni KËTU : Plani i Vizibilitetit
  • Mund ta shkarkoni KËTU : Korniza Logjikes
  • Mund ta shkarkoni KËTU : Ndarja e Buxhetit_SHTERPCE
  • Mund ta shkarkoni KËTU: DISA PYETJE TË PARASHTRUARA NGA EKIPET RELOAD

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është data 04 korrik 2022 në orën 15:00. Aplikacionet e pranuara pas afatit të fundit do të merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se ato janë dërguar para afatit të fundit zyrtar.

Shpalljet e ngjashme