Thirrje për projekt-propozime OSHC RELOAD2

undp logo
UNDP
Publikuar
19/05/2022
Skadon
29/06/2022
Lokacioni
Podujevë
Kategoria
Lloji
Grante  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

KOMUNA E PODUJEVËS NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD2 

SHPALL: 

THIRRJEN E PARË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT  PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINË LOKALE NË BALLKANIN  PERËNDIMOR 2 

(ReLOaD2) 

Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) është një iniciativë e  financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara  (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën*. Ky program është vazhdim i  nismës Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD, 2017-2020).  Buxheti total i ReLOaD2 është 12.63 milionë euro (15.06 milionë dollarë), ndërsa komponenti për  Kosovë është 1.38 milionë euro (1,64 milion dollarë). Kohëzgjatja e projektit është 48 muaj (Janar  2021 – Dhjetor 2024). Objektivi i përgjithshëm i ReLOaD2 është të forcojë demokracitë  gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit në BE. Projekti do të punojë për  fuqizimin e shoqërisë civile dhe rinisë që të jetë pjesë aktive në vendimmarrje, duke nxitur një mjedis  ligjor dhe financiar në funksion të shoqërisë civile.  

OSHC-të me bazë në Komunën e Podujevës me përvojë pune në Komunën e Podujevës inkurajohen  të aplikojnë. 

DOKUMENTACIONI: 

Të gjitha informatat dhe verzioni elektronik i të gjithë pakos së dokumenteve për aplikim mund të  gjenden në adresat e mëposhtme: www.ks.undp.org, dhe në adresën zyrtare të komunës së Podujevës  https://kk.rks-gov.net/podujeve/ 

Dokumentacioni për thirrjen publike në Komunën e Podujevës mund të merret nga data 18 maj 2022  deri më 28 qershor 2022:  

Dokumentet e aplikimit mund të merren: 

Duke e dërguar një kërkesë për dokumentacionin për aplikim me emrin e OSHC-së së interesuar në  këtë adresë të postës elektronike: infopodujeva@rks-gov.net ose personalisht, në adresën:  

Komuna e Podujevës
Rr. "Nuhi Gashi" - Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim, nr 54 

Apliko
Drop files here browse files ...
Drop files here browse files ...

Shpalljet e ngjashme