
Përshkrimi
KOMUNA E MITROVICËS SË JUGUT NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD2 SHPALL:
THIRRJEN E PARË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINË LOKALE NË BALLKANIN PERËNDIMOR 2
(ReLOaD2)
Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) është një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën*. Ky program është vazhdim i nismës Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD, 2017-2020). Buxheti total i ReLOaD2 është 12.63 milionë euro (15.06 milionë dollarë), ndërsa komponenti për Kosovë është 1.38 milionë euro (1,64 milion dollarë). Kohëzgjatja e projektit është 48 muaj (Janar 2021 – Dhjetor 2024). Objektivi i përgjithshëm i ReLOaD2 është të forcojë demokracitë gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit në BE. Projekti do të punojë për fuqizimin e shoqërisë civile dhe rinisë që të jetë pjesë aktive në vendimmarrje, duke nxitur një mjedis ligjor dhe financiar në funksion të shoqërisë civile.
OSHC-të me bazë në Komunën e Mitrovicës së Jugut me përvojë pune në Komunën e Mitrovicës së Jugut inkurajohen të aplikojnë.
DOKUMENTACIONI:
Të gjitha informatat dhe verzioni elektronik i të gjithë pakos së dokumenteve për aplikim mund të gjenden në adresat e mëposhtme: www.ks.undp.org, dhe në adresën zyrtare të komunës së Mitrovicës së Jugut https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/
Dokumentacioni për thirrjen publike në Komunën e Mitrovicës së Jugut mund të merret nga data 13 maj 2022 deri më 23 qershor 2022:
Dokumentet e aplikimit mund të merren:
Duke e dërguar një kërkesë për dokumentacionin për aplikim me emrin e OSHC-së së interesuar në këtë adresë të postës elektronike: fahri.jashari@rks-gov.net ose personalisht, në adresën: Komuna e Mitrovicës së Jugut, Sheshi: Mehë Uka, Ish Bankosi. kati i tretë