Thirrje për projekt-propozime OSHC RELOAD2

undp logo
UNDP
Publikuar
17/05/2022
Skadon
23/06/2022
Lokacioni
Fushë Kosovë
Kategoria
Lloji
Grante  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

KOMUNA E FUSHË KOSOVËS NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD2

SHPALL:

THIRRJEN E PARË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINË LOKALE NË BALLKANIN PERËNDIMOR 2

(ReLOaD2)

Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) është një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën*. Ky program është vazhdim i nismës Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD, 2017-2020). Buxheti total i ReLOaD2 është 12.63 milionë euro (15.06 milionë dollarë), ndërsa komponenti për Kosovë është 1.38 milionë euro (1,64 milion dollarë). Kohëzgjatja e projektit është 48 muaj (Janar 2021 – Dhjetor 2024). Objektivi i përgjithshëm i ReLOaD2 është të forcojë demokracitë gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit në BE. Projekti do të punojë për fuqizimin e shoqërisë civile dhe rinisë që të jetë pjesë aktive në vendimmarrje, duke nxitur një mjedis ligjor dhe financiar në funksion të shoqërisë civile.

Objektivi specifik i Programit është të forcojë bashkëpunimin midis qeverisjes lokale dhe organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor duke forcuar transparencën për financimin e Organizatave të Shoqërisë Civile nga buxheti i qeverisjes lokale. Gjithashtu progami ReLOaD2 synon të promovojë angazhimin qytetar me fokus të veçantë tek të rinjtë në mënyrë që të bëhen pjesë e proceseve vendimmarrës në funksion të zhvillimit të komunitetit.

Programi ReLOaD2 do të mbështesë shtatë komuna partnere (Dragash, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Podujevë, Rahovec, Skenderaj dhe Shtërpcë), me një qasje holistike duke filluar nga rritja e kapaciteteve të stafit të komunës për ciklin e menaxhimit të projekteve dhe metodologjisë LOD[1], grante, asistencë teknike gjatë shpalljes dhe zbatimit të thirrjeve publike, asistencë teknike gjatë zbatimit të thirrjeve publike të pavarura si edhe për fuqizimin e rinisë në territorin e saj.

Bazuar në këtë, Komuna e Fushë Kosovës dhe programi ReLOaD2 ftojnë të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) në Kosovë që të dorëzojnë projekt propozime në fushat prioritare në vijim, megjithatë prioritet do t'u jepet OShC-ve që operojnë në Komunën e Fushë  Kosovës.

OSHC-të me bazë në Komunën e Fushë Kosovës me përvojë pune në Komunën e Fushë Kosovës inkurajohen të aplikojnë.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është data 23 qershor 2022 në orën 15:00. Aplikacionet e pranuara pas afatit të fundit do të merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se ato janë dërguar para afatit të fundit zyrtar.

Paketa e aplikimit, kliko këtu.

Shpalljet e ngjashme