Thirrje për projekt-propozime kulturore 2022: Art dhe trashëgimi kulturore

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Publikuar
03/04/2022
Skadon
29/04/2022
Lokacioni
Kosovë
Kategoria
Lloji
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Individë, Organizatat Jo-Qeveritare

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë që afati për aplikim në thirrjen publike për mbështetje financiare në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore shtyhet deri më datën 29.04.2022.

THIRRJA PËR PROJEKT-PROPOZIMET KULTURORE 2022
ART DHE TRASHËGIMI KULTURORE 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore për vitin  2022 renditë ndër prioritetet programore fuqizimin e rolit të skenës së pavarur kulturore në zhvillimin dhe zbatimin e politikave publike, rritjen e cilësisë së krijimtarisë artistike, identifikimin  dhe mbështetjen e talentëve të rinj, aktivizimin e të rinjve në vendimmarrje dhe aktivitete të fushës së artit dhe trashëgimisë kulturore, rrjetëzimin dhe promovimin e produktit vendor kulturor si  produkt konkurrues në tregun ndërkombëtar të industrisë kreative. 

Në funksion të prioritetit programor, thirrja për projekt-propozimet kulturore për vitin 2022 që mbulon fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore synon mbështetjen e projekt-propozimeve të OJQ ve dhe Individëve që zhvillohen në Republikën e Kosovës apo në shtetet e tjera, të cilët përmbushin  objektivat e përgjithshme si në vijim: 

  • Promovimi i artit dhe trashëgimisë kulturore përmes pasurimit, diversifikimit dhe rritjes së cilësisë së jetës kulturore;
  • Nxitja e vullnetarizmit dhe pjesëmarrjes aktive të të rinjve në jetën kulturore brenda dhe  jashtë Republikës së Kosovës, me theks tek fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara;
  • Fuqizimi i koordinimit dhe partneritetit ndërmjet institucioneve të kulturës dhe trashëgimisë kulturore dhe shoqërisë civile përmes fuqizimit të skenës së pavarur kulturore dhe nxitjes së akterëve të rinj që veprojnë në fushën e kulturës;
  • Promovimi i artit dhe trashëgimisë kulturore përmes zhvillimit të diplomacisë publike.

Projekt-propozimet e zhvilluara në përputhje me objektivat e përgjithshme dhe specifike duhet të synojnë gjithëpërfshirjen duke siguruar përfshirjen aktive të grupeve të ndryshme të komunitetit në aktivitetet përkatëse të projekt-propozimit, në veçanti të rinjtë, të moshuarit, vajzat dhe gratë, personat me aftësi të kufizuara, komunitetin LGBTIQ, komunitetet pakicë, etj.

Të drejtë aplikimi me projekt-propozime në thirrjen publike për vitin 2022 kanë OJQ-të dhe Individët  që dëshmojnë se programi i tyre i punës është i profilizuar në fushën e artit dhe trashëgimisë  kulturore. OJQ-të dhe Individët mund të aplikojnë në njërën nga kategoritë në vijim: 

  • Mbështetje për zhvillimin organizativ dhe programor të OJQ-ve të artit dhe trashëgimisë kulturore; 
  • Ngjarjet tradicionale të artit dhe trashëgimisë kulturore; 
  • Projektet dhe ngjarjet në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore;
  • Projektet e krijuesve (artistëve) të rinj; 
  • Fondi i mobilitetit për promovim ndërkombëtar të artit dhe trashëgimisë kulturore të Kosovës. 

OJQ-të dhe individët mund të aplikojnë me më së shumti 1 projekt-propozim në një nga katër kategoritë e para (kategoria 1, 2, 3 dhe 4) të kësaj thirrje publike. Në këtë pikë mund të përbëjë  përjashtim aplikimi në kategorinë 5, për aktivitete të cilat nuk janë pjesë e integruar e projekt propozimeve të prezantuara për kategoritë 1, 2, 3 dhe 4.  

Pesë kategoritë e listuara më sipër janë elaboruar më poshtë, duke zbërthyer synimet dhe aktivitetet përkatëse, fushëvëprimin, kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për aplikuesit, si dhe shkallën  maksimale dhe minimale të mbështetjes. 

Vlerësimi i projekt-propozimeve do të zhvillohet në dy faza: 

Vlerësimi administrativ, që identifikon nëse aplikuesi ka ofruar të gjithë dokumentacionin e  nevojshëm në përputhje me kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara me këtë thirrje  publike për kategoritë përkatëse. Plotësimi i dokumentacionit pas afatit të aplikimit, përkatësisht  gjatë periudhës së vlerësimit apo afatit të ankesave, nuk është i mundshëm. 

Vlerësimi përmbajtësor, që vlerëson 

  • Nëse aplikuesi është i profilizuar në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore;
  • Nëse aplikuesi ka respektuar parimet e qeverisjes së mirë në zbatimin e programit përkatës në vitet paraprake;
  • Nëse aplikuesi ka paraparë respektimin e parimeve të qeverisjes së mirë në zbatimin e projekt propozimit të paraqitur në këtë thirrje publike;
  • Nëse aplikuesi posedon kapacitete profesionale dhe teknike për të zbatuar aktivitetet e planifikuara të projekt-propozimit;
  • Nëse është përcaktuar ekipi i projekt-propozimit dhe detyrimet e anëtarëve të ekipit;
  • Nëse projekt-propozimi përputhet me fushëveprimin e kësaj thirrje publike;
  • Nëse projekt-propozimi kontribuon në përmbushjen e objektivave të përcaktuara me këtë thirrje publike për kategoritë përkatëse;
  • Nëse aktivitetet e projekt-propozimit janë të qarta, të arsyeshme, të kuptueshme dhe të zbatueshme;
  • Nëse kostot e projekt-propozimit janë reale karshi rezultateve specifike dhe kohëzgjatjes së pritshme të projekt-propozimit;
  • Nëse kostot e projekt-propozimit janë në përputhje me aktivitetet e planifikuara të projekt propozimit;

Në rast të dështimit për të përmbushur ndonjërin nga kriteret e përgjithshme apo të veçanta të përcaktuata me këtë thirrje publike për kategoritë përkatëse, aplikacioni do të konsiderohet i pa  kompletuar dhe si i tillë nuk do të kualifikohet për mbështetje financiare. 

Aplikimi: 

OJQ-të dhe individët duhet të aplikojnë në thirrje publike për projekt-propozimet kulturore 2022  vetëm përmes platformës online e-Kosova. Projekt-propozimet e shtypura në formë fizike nuk do të  pranohen për shqyrtim. 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbetet e përkushtuar në avancimin e shërbimeve për  komunitetin artistik brenda dhe jashtë kufinjve të Republikës së Kosovës.  

Për të aplikuar përmes platformës online, duhet të ndiqen këto hapa: 

  • Në platformën Ekosova, si dhe udhëzimet për regjistrim në platformë. kliko:  https://ekosova.rks-gov.net/ , pastaj:
  • Për të shkarkuar udhëzuesin për aplikim online për projekt-propozimet kulturore  për 2022 për OJQ kliko këtu: Udhezues per Aplikim Online - OJQ
  • Për të shkarkuar udhëzuesin për aplikim online për projekt-propozimet kulturore  për 2022 për Individ kliko këtu: Udhezues per Aplikim Online - Individë
  • Për të shkarkuar udhëzimet për aplikuesit sa i përket procesit të pranimit, hapjes  dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimit, dhënies  së fondeve, kohës dhe mënyrës së parashtrimit të ankesave, trajtimit të  dokumenteve dhe kalendarit tregues të zbatimit të thirrjes, kliko këtu: 

OJQ 

  • RREGULLORE MF - NR – 04/2017 MBI KRITERET, STANDARDET  DHE DHE PROCEDURAT E FINANCIMIT PUBLIK TË OJQ-VE  

Individë 

  • Rregullore (MKRS) – NR 09/2015 Për Subvencionimin në Fushën e Kulturës, Trashëgimisë Kulturore, Rinisë dhe Sportit  

Afati për aplikim: 

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projekt-propozimet që janë pranuar brenda  afatit të paraparë, të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara me këtë thirrje publike. Afati  i fundit për aplikim është 15 ditë pune nga dita e shpalljes së kësaj thirrje publike dhe përfundon me  datën: 22 prill 2022, në ora 23:59.

Më shumë informacione rreth thirrjes publike: 

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke  dërguar e-mail në adresën: jehona.shyti@rks-gov.net;
vjollca.aliu@rks-gov.net;

Për më shumë info kliko në linkun më poshtë, Apliko Tani.

Shpalljet e ngjashme