Thirrje për projekt-propozime komunitete jo-shumicë

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Zyra për Çështje të Komuniteteve, ZKM
Publikuar
14/03/2022
Skadon
31/03/2022
Lokacioni
Kosovë
Kategoria
Lloji
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Organizatat Jo-Qeveritare, Organizatat Jofitimprurëse

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Shpallje publike për financim të projekt propozimeve të OJQ-ve, për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe shënimin e ditëve të veçanta të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë

Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit u bënë thirrje të gjitha organizatave jo-qeveritare të regjistruara në Repubikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në fushën e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të komuniteteve jo-shumicë që jetojnë në Kosove, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet e tyre.

Qëllimi i kësaj shpallje publike është mbështetje për Zyrën për Çështje të Komuniteteve/Zyrën e Kryeministrit (ZÇK-ZKM) në zbatimin e misionit të saj. Misioni i zyrës është që të gjitha komunitetet në Kosovë t’i gëzojnë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara për të gjithë qytetarët sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës, si dhe të drejtat shtesë që ua mundësojnë atyre ruajtjen e identitetit dhe kulturës së tyre si dhe pjesëmarrjen e tyre të plotë në shoqërinë kosovare.

Konkretisht, fondi i paraparë për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe shënimin e ditëve të veçanta të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë do të përpiqet që përmes projekt propozimeve të organizatave joqeveritare të realizoj aktivitete të ndryshme të cilat promovojne kulturën, traditën, gjuhën, trashëgimin kulturore dhe identitetin e pjesëtarëve të komuniteteve, duke përfshirë shënimin e ditëve të veçanta të komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Kjo ftesë për propozime është bërë në formë të shpalljes publike më qëllim që të gjitha organizatat e interesuara dhe të kualifikuara t’ju jepet mundësia dhe e drejta për paraqitjen e kërkesave të tyre për financim të projekt propozimeve. Për qëllimet e kësaj ftese për propozim, “organizatat” definohen si organizata kosovare joqeveritare, të bazuara në komunitet dhe/apo të bazuara në mirëbesim, si dhe në pjesëmarrje vullnetare.

OJQ-të në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet propozimet e tyre për fushat prioritare në vijim:

  1. Promovimi i trashëgimisë kulturore të komuniteteve që jetojnë në Kosovë;
  2. Organizimi i aktiviteteve kulturore në vendet ku jetojnë pjestarët e komuniteteve jo shumicë;
  3. Organizimi i aktiviteteve kulturore dhe artistike me qëllim të shënimit të ditëve të veçanta të komuniteteve që jetojnë në Kosovë;
  4. Organizimi i aktiviteteve që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes në lidhje me kulturën dhe traditat e komuniteteve në Kosovë;
  5. Njohja e kulturës dhe traditave të komuniteteve, bashkëpunimi dhe integrimi në shoqërinë kosovare.

Përparësi kanë OJQ-të që aplikojnë me një projekt propozim që kontribuon në promovimin dhe mbrojtjen e kulturës dhe traditave të komuniteteve përmes aktiviteteve si më poshtë:

  • Aktivitetet që përfshijnë femrat nga komunitetet jo shumicë,
  • Aktivitetet që përfshijnë të rinjët nga komunitetet jo-shumicë,
  • Aktivitetet që adresojnë ngritjen e bashkëpunimit në mes të komuniteteve, me theks të veçantë njohjen e vlerave kulturore dhe traditave të komuniteteve,
  • Aktivitete që synojnë avancimin e bashkëpunimit dhe integrimit të komuniteteve në shoqëri,
  • Aktivitete që përmes organizimeve kulturore synojnë adresimin e problemeve specike të komuniteteve qe jetojnë në Kosovë.

Vlera totale e planifikuar e thirrjes është 100.000 (njëqind mijë) euro.

Shuma e përkrahjes financiare e planifikuar për secilin komunitet është si në vijim:

Shuma e përkrahjes financiare e planifikuar për secilin komunitet është si në vijim:

  • Për komunitetin serb 20.000 (njëzet mijë) euro
  • Për komunitetin boshnjak 16,000 (gjashtëmbëdhjet mijë) euro;
  • Për komunitetin turk 16,000 (gjashtëmbëdhjet mijë) euro;
  • Për komunitetin ashkali 10.000 (dhjetë mijë) euro;
  • Për komunitetin egjiptian 10.000 (dhjetë mijë) euro;
  • Për komunitetin rom 10.000 (dhjetë mijë) euro;
  • Për komunitetin goran 8.000 (tetë mijë) euro;
  • Për komunitetin malazez 5.000 (pesë mijë) euro;
  • Për komunitetin kroat 5.000 (pesë mijë) euro.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune dhe përfundon me datën 31.03.2022.

OJQ-të mund të aplikojnë me më së shumti me nje (1) projekt në kuadër të kësaj thirrje.

Periudha e zbatimit të projektiti është maksimalisht për 6 (gjashtë) muaj.

E njëjta OJQ mund të jetë partnere në disa projekte në fushat prioritare të thirrjes.

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo Qeveritare në Republikën e Kosovës dhe të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës së paku 1 një vit para datës së publikimit të thirrjes publike.

OJQ-të aplikuese duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të kulturës, traditave dhe të drejtave dhe interesave të komuniteteve në Kosovë.

OJQ-të duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislaconit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ofruesit të mbështetjes financiare dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes fiannciare publike.

Para nënshkrimit të kontratës, OJQ duhet të paraqesë prova se personi përgjegjës në OJQ dhe menaxheri i projektit nuk janë nën hetime për vepra penale, si dhe prova se OJQ-ja ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatatimeve të papaguara.

Propozimet duhet të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në web faqen e internetit www.kryeministri-ks.net.

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen me postë ose personalisht, në adresën e mëposhtme: Zyra për Çështje të Komuniteteve/Zyra e Kryeministrit, kati VI, Zyra nr.606. Sheshi Nëna Terezë pa nr.10 000 Prishtinë.

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes janë të detajuara në Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike.

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: zck-kpz-grants@rks-gov.net.