Thirrje për program të rezidencës për shkrimtarë

goethe zentrum e1600873810978
Projekti READ
Publikuar më
24/04/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi

Përshkrimi

THIRRJE PËR APLIKIM

Projekti READ -  Programi i rezidencës për shkrimtarë

Data e shpalljes: 01.04.2021.
Afati i fundit për aplikim: 29.4.2021.

Thirrja e hapur për program të rezidencës për shkrimtarë në kuadër të projektit READ ka për qëllim të shkëmbejë njohjen e shkrimtarëve, përkthyesve, dramaturgëve, poetëve dhe autorëve të romaneve grafike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore, Serbia dhe Turqia me skenën letrare, artistike e kulturore të rajonit si dhe të mbështesë shkëmbimin e veprave letrare. Në të njëjtën kohë, audienca në këto vende do të ketë një mundësi unike për t'u njohur me këta autorë dhe veprat e tyre.

Hyrje:

Rrjeti Rajonal për Diversitetin Kulturor (READ) është një projekt rajonal kulturor katër-vjeçar i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i implementuar nga Goethe-Institut në Shkup së bashku me organizatat partnere: Qendra për Bashkëpunimi Ballkanik - Loja (Maqedonia e Veriut), Instituti I Librit dhe i Promocionit (Shqipëri), Shoqata kulturore – Kalem (Turqi), Krokodil (Serbi), Qendra Multimedia (Kosovë). Projekti i kontribuon pajtimit dhe tolerancës ndërkulturore duke hapur kanale të reja të komunikimi nga shoqëritë e pavarura kulturore, duke u ofruar atyre mundësi rrjetëzimi larg skenës politike. Projekti synon të promovojë aftësitë ndërkulturore të leximit dhe vlerat demokratike përmes kulturës së leximit dhe trajtimit të veprave letrare të një cilësie të lartë.

Programi i rezidencës për shkrimtarë 2021

Autorët rezidentë do të priten nga organiztatat partnere në 5 shtete. Secila prej organiztave partnere do të jetë nikoqire e 2 autorëve në vit dhe në këtë mënyrë 10 rezidenca autorësh janë planifikuar për vitin 2021. Secila rezidencë do të zgjasë 1 muaj.

Qëllimi është që ti ipet artistëve mundësi për të zhvilluar një projekt për nëj kohë të caktuar si dhe të reflektojnë e konsolidojnë praktikën e tyre artiktike në një kontekst specifik. Përparësi do ti ipet ideve kreative si dhe veprave që trajtojnë tema bashkëkohore dhe relevante.

Rezidencat do të organizohen prej muajit maj deri në dhjetor të vitit 2021.

Pritet që autorët të kalojnë kohë produktive dhe përveç punës në projektin e tyre ata pritet të zhvillojnë një vepër të shkurtër (tekst, ese, poezi, tregim i shkurtër, artikull, roman grafik, etj.) që nërlidhet me temën "Dallimet e ngjashmërive" në mënyrë që të japin një kontribut personal në pajtimin dhe tolerancën ndërkulturore.  Ata poashtu pritet që të kontribuojnë në punëtori, japin prezantime (disa edhe të angazhohen në bibliotekën mobile), të marrin pjesë në festivalet e letërsisë dhe aktivitetet rrjetëzuese të projektit, të lexojnë në sesione publike leximi etj.

Ky programi i rezidencës përfshin:

- Qëndrimin prej një muaji në një apartament të pajisur plotësisht,
- Shpenzimet e udhëtimit të mbuluara (deri në 250 EUR),
- Bursën në vlerë prej 1,350 EUR (bruto),
- Pjesëmarrjen në festivalet letrare dhe në aktivitetet e projektit të destinuara për promovimin dhe krijimin e rrjeteve artistike,
- Përkthimin e një teksti të krijuar gjatë qëndrimit në rezidencë në gjuhën lokale apo në atë angleze,
- Mundësia e njohjes me skenën lokale letrare, prezantimi i autorit në mediat lokale si dhe para një publiku më të gjerë përmes kanaleve digjitale të organizatorëve të rezidencës.

Kush mund të aplikojë?

Të gjithë shkrimtarët, përkthyesit, dramaturgët, poetët dhe autorët e romaneve grafike dhe komike nga një nga vendet e mëposhtme: Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore, Serbia ose Turqia.

I mirëpresim autorët e rinj dhe ata të njohur e me përvojë. Autorë dhe përkthyes që kanë botuar të paktën dy nga librat e tyre ose dy përkthime.

Si të aplikohet?

Aplikimi përfshin:

1) Biografia dhe bibliografia (punime të botuara më parë).
2) Adresa postare (numri i telefonit dhe adresa e postës elektronike).
3) Letër motivimi (deri në 1 faqe) në të cilën theksohet interesimi në rezidencë, rrjetëzim e projekte tjera si dhe periudha e dëshiruar e qëndrimit.
4) Lista e vendqëndrimeve të dëshiruara (secila vendbanim duhet të vlerësohet nga 1 në 4, ku 1 i caktohet zgjedhjes së parë dhe 4 tek e fundit).
5) Përshkrimi i projektit - puna e autorit (deri në 1 faqe) me të cilën autori planifikon të merret gjatë muajit të rezidencës.

Kërkesa duhet të paraqitet në gjuhën angleze dhe i gjithë dokumentacioni duhet të dërgohet përmes postës elektronike:

për autorët nga Shqipëria në: instituti.libri.promocioni@gmail.com,
për autorët nga Kosova në: info@qendra.org,
për autorët nga Maqedonia Veriore në: lojaculture@gmail.com,
për autorët nga Serbia në: office@krokodil.rs,
për autorët nga Turqia në info@itef.com.tr.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 29 prill 2021.

Për më shumë informata na kontaktoni në: READ-residency@goethe.de

link icon Shpallja e plotë.