Thirrje për pjesëmarrje në grupet punuese të Platformës CIVIKOS

64x64 Platforma Civikos
Platforma CIVIKOS
Publikuar
22/02/2022
Skadon
05/03/2022
Lokacioni
Kosovë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË GRUPET PUNUESE TË PLATFORMËS CIVIKOS 

Themelimi i katër grupeve tematike sipas katër objektivave të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim  me shoqërinë civile 2019-2023 

CiviKos duke u bazuar në misionin e saj për fuqizim të bashkëpunimit në mes të autoriteteve publike dhe  shoqërisë civile, si dhe në linjë me objektivat strategjike të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me  shoqërinë civile 2019-2023 http://www.civikos.net/repository/docs/Strategy_Alb_815880.pdf hap thirrje për të gjitha organizatat e shoqërisë civile që veprojnë në Kosovë, si dhe përfaqësuesit e  grupeve jo formale të nominojnë përfaqësuesit e tyre për të qenë në njërin nga grupet punuese të cilat  do të themelohen në linjë me katër objektivat e Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë  civile 2019-2023.  

Me qëllim që:  

  • Të rritet gjithë përfshirja e organizatave të shoqërisë civile në proces të zbatimit të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me shoqërinë civile 2019-2023;  
  • Të ketë më shumë pronësi nga ana e pjesëtarëve të shoqërisë civile në Kosovë, në proces të zbatimit të Strategjisë Qeveritare; 
  • Të rritet zbatimi i Strategjisë Qeveritare;  
  • Të avancohet bashkëpunimi në mes të shoqërisë civile, dhe institucioneve publike.  

CiviKos, me mbështetje të Programit për Angazhim të Qytetarëve, një partneritet mes USAID dhe  Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), do të formoj katër grupe punuese sipas katër objektivave  strategjike siç janë:  

  1. Rritja e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në politikë-bërje; 
  2. Përmirësimi i kornizës institucionale dhe ligjore për financim në zhvillimin e qëndrueshëm; të  programeve dhe projekteve të OShC-ve me interes publik; 
  3. Zhvillimi i praktikave dhe procedurave për kontraktimin e OSHC-ve në ofrimin e shërbimeve publike;
  4. Rritja e vullnetarizmit për programet me interes publik.  

Për secilën objektivë strategjike do të themelohet nga një grup punues me nga 10 pjesëtar të organizatave  të shoqërisë civile në Kosovë dhe individë nga nismat jo formale që veprojnë në Kosovë.  

Detyrat dhe Obligimet e grupeve punuese  

Grupet punuese të themeluara nga CiviKos do të kenë këto detyra/obligime:  

  • Mbështetje tematike Këshillit për Bashkëpunim shoqëri civile qeveri në zbatim të Strategjisë  Qeveritare sipas katër objektivave strategjike;
  • Mbështetje në zbatim të planit të punës së Strategjisë;
  • Avokim tek institucionet e Kosovës për zbatim të Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me  shoqërinë civile;
  • Avokim rreth avancimit të bashkëpunimit në mes të shoqërisë civile dhe institucioneve publike.

Kriteret bazë për aplikim janë: 

Të drejtë për të propozuar kandidatë kanë të gjitha organizatat e shoqërisë civile të regjistruara në Kosovë,  ose përfaqësues të iniciativave jo formale (të pa regjistruara) të cilët:  

  1. Janë aktive për të paktën 3 vite;  
  2. Kanë për fushë të veçantë të veprimtarisë njërën nga fushat e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim  me shoqërinë civile 2019-2023; 
  3. Kandidati/ja duhet të ketë përvojë të dëshmuar në fushën e caktuar për të paktën 3 vite.

Secila organizatë/grup jo formal mund të nominojnë një kandidat/e për njërën prej fushave të caktuara. 

Për të reflektuar diversitetin shoqëror dhe të shoqërisë civile në Kosovë, inkurajohet nominimi i grave dhe  vajzave, si dhe anëtarëve të komuniteteve pakicë dhe grupeve tjera të margjinalizuara. 

Dokumentet për aplikim  

Të gjithë individët e interesuar për të qenë pjesë e grupeve punuese duhet të dorëzojnë këto dokumente:  

  • Një cv të kandidatit/es që dëshmon përvojën e kërkuar me thirrje; 
  • Një përshkrim të organizatës që e nominon ku tregohet fushëveprimtaria e organizatës;
  • Për përfaqësuesit e grupeve jo formale (Një përshkrim për misionin dhe funksionimin e grupit jo  formal).  

Dokumentet e kompletuara mund të dorëzohen drejtpërdrejtë, me postë në adresën Platforma CiviKos,  Rr. Bedri Pejani 7/A, 10000 Prishtinë, apo në emailin info@civikos.net jo më vonë se 04.03.2022.  

Pas përfundimit të afatit për nominim, një komision i përberë nga Sekretariati i CiviKos, përfaqësues nga  Bordi i CiviKos dhe përfaqësues nga Zyra për Qeverisje të Mirë do të shqyrtojnë aplikacionet për  nominime.

Shpalljet e ngjashme