Thirrje për OJQ në fushën e shërbimeve sociale

kosovo logo 150x150 1
MPMS
Publikuar më
22/09/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  

Përshkrimi

Thirrje publike për mbështetje financiare për projektet e OJQ-ve në fushën e shërbimeve sociale, aftësimit profesional, punësimit, pensioneve dhe zhvillimit të aktiviteteve të promovimit për të drejta sociale për grupet e cenueshme

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale iu bën thirrje të gjitha Organizatave Joqeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në mbështetjen e kategorive sociale dhe fuqizimin e familjes/individëve në nevojë sociale, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në zbatimin e objektivave dhe aktiviteteve në fushën e shërbimeve sociale, aftësimit profesional punësimit, pensioneve dhe zhvillimit të aktiviteteve të promovimit për të drejta sociale për grupet e cenueshme.

OJQ-të në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet e tyre për ofrimin e shërbimeve sociale, trajnimeve profesionale, angazhimit në punësim, ofrimin e shërbimeve për pensionistë dhe zhvillimin e aktiviteteve të promovimit për të drejta sociale për grupet e cenueshme.

Organizatat Joqeveritare mund të aplikojnë me një projekt dhe projektet që aplikojnë duhet të kontribuojnë në ofrimin dhe avancimin e shërbimeve sociale, aftësimin profesional, punësimin, shërbimet për pensionistë dhe zhvillimin e aktiviteteve të promovimit për të drejta sociale për grupet e cenueshme përmes aktiviteteve si më poshtë:

    • Shërbime alternative për mbrojtje të fëmijëve të braktisur dhe mbështetjen e familjeve strehuese për ofrimin e shërbimeve për fëmijë;
    • Shërbime rezidenciale, ditore dhe në familje për fëmijë dhe të rritur me aftësi të kufizuara;
    • Shërbime rezidenciale, ditore dhe në familje për personat e moshuar dhe pa përkujdesje familjare;
    • Shërbime rezidenciale dhe ditore për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje dhe viktimave të trafikimit;
    • Trajnim profesional dhe angazhim në punësim për të rriturit me aftësi të kufizuara, si dhe mbështetje e të rinjve për zhvillimin e shkathtësive për qasje në tregun e punës;
    • Trajnim profesional dhe angazhim në punësim për përfituesit e kategorisë së II të Skemës së Ndihmë Sociale, gratë dhe të rinjtë e papunë të regjistruar në Zyrat e Punësimit;
    • Ofrimi i mbështetjes në zbatimin e aktiviteteve të organizatave dhe shoqatave që merren me fushën e promovimit të të drejtave sociale për fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, të burgosurit politik dhe grupeve e tjera të cenuara;
    • Ofrimi i shërbimeve të mbrojtjes, këshillimeve psiko-sociale për fëmijë dhe të rritur me aftësi të

Vlera totale e planifikuar e thirrjes është 1,000,000 Për OJQ-të të cilat aplikojnë me projekte për zbatimin e aktiviteteve nga pika 3.1 deri 3.6 shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për një (1) projekt është 5,000 euro, ndërsa shuma maksimale për një (1) projekt është 15,000 euro. Për OJQ-të të cilat aplikojnë me projekte për zbatimin e aktiviteteve të përfshira në pikën 3.7 dhe 3.8 shuma minimale e mbështetjes për një (1) projekt është 3,000 euro, ndërsa shuma maksimale për një (1) projekt është 5,000 euro.

Varësisht prej llojit të fushës dhe ofrimit të shërbimeve projekti mund të financohet deri në 100 % të totalit të kostove të pranueshme të projektit, por jo më shumë se sa vlera minimale dhe maksimale për një projekt individual të përcaktuar në pikën nr. 4 të kësaj thirrje dhe kritereve të përcaktuara në Udhëzuesin për Aplikantët.

Aplikantët mund të sigurojnë dhe paraqesin bashkëfinancim në projekte nga donatorët dhe burime të tjera publike apo burimet

Afati i fundit për dorëzimin e propozim projekteve është pesëmbëdhjetë (15) ditë pune dhe përfundon me datën 30 Shtator 2020.

OJQ-të mund të aplikojnë ose të jenë partnerë vetëm në një (1) projekt në kuadër të kësaj thirrje

OJQ-të aplikuese mund të dëshmojnë se programi i punës se tyre është i fokusuar në ndonjërën nga llojet e fushës dhe aktiviteteve të përfshira në kuadër të kësaj thirrje publike, përmes dorëzimit të statutit apo dëshmisë për zbatimit e projekteve të

OJQ-të të cilat kanë marr mbështetje financiare nga thirrjet publike apo përmes ndonjë marrëveshjeje bashkëpunimi me MPMS-së gjatë vitit 2020, nuk mund të përfitojnë nga kjo thirrje

Periudha e zbatimit të projektit është për 3-6 muaj. OJQ-të mund të përfshihen më së shumti në një (1) projekt dhe në zbatimin e 1-2 fushave prioritare, të cilat janë pjesë e kësaj thirrje publike.

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të që janë të regjistruara në regjistrin e Organizatave Joqeveritare në Republikën e Kosovës, ndërsa OJQ-të të cilat aplikojnë për zbatim të projekteve sipas pikës 1 deri 3.4 të kësaj thirrje, duhet të janë të licencuara nga MPMS-ja.

OJQ-të aplikuese duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në ndonjërën nga llojet e fushës të përfshirë në kuadër të kësaj thirrje

OJQ-të duhet po ashtu, të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislacionit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit, si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ofruesit të mbështetjes financiare dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes financiare

Para nënshkrimit të kontratës, OJQ-ja duhet të paraqesë prova se personi përgjegjës në OJQ dhe menaxheri i projektit nuk janë nën hetime për vepra penale, si dhe prova se OJQ-ja ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve të

Propozimet do të dorëzohen në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në faqen e internetit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen me postë ose personalisht, në adresën e mëposhtme:

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Sheshi Miss Edit Durham nr. 46, pranë Hotel Grandit 10 000 Prishtinë, Zyra e Arkivit në MPMS.

Procesi i pranimit, hapja dhe shqyrtimi i aplikacioneve, vlerësimi i aplikacioneve, kontraktimi, dhënie e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara në Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike dhe të cilat i përmbushin kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, tek z. Ylber Kokollari - Zyrtar për licencim, duke e kontaktuar përmes e-mailit në adresën:  ylber.kokollari@rks-gov.net

Materialet për aplikim.