
Përshkrimi
Në mbështetje të nenit 10,16,58 68 paragrafi 68.3 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale nr.03/L-040, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, nr.28, nenit 12 dhe 22 të Rregullores së MF, nr.04 / 2017 mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me zyrën e kryetarit të Komunës së Malishevës, bëjnë këtë:
THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIM
Ftohen organizatat joqeveritare të komunës së Malishevës që janë aktive dhe zhvillojnë aktivitetet e tyre në komunën e Malishevës në sferën e kulturës, rinisë dhe sportit, se mund të aplikojnë me projektet e tyre për përkrahje financiare nga komuna e Malishevës për vitin 2022.
Shuma financiare për thirrjen publike është 70.000,00 €
Mbështetja financiare do të ofrohet varësisht nga vlerësimi i projektit nga Komisioni dhe mundësitë buxhetore të komunës së Malishevës.
OJQ-të në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projektpropozimet për organizimin e aktiviteteve:
Kulturore:
- Mbështetja e aktiviteteve të përgjithshme kulturore;
- Organizimi i ngjarjeve me karakter bashkëpunimi për promovim të vlerave kulturore; Botime librash;
- Ekspozita artistike;
- Konkurse artistike (Arti pamor, letrar dhe muzikor);
- Shfaqje teatrale dhe programe kulturo-artistike;
- Promovimi trashëgimisë kulturore;
- Pjesëmarrje në festivale jashtë komunës;
- Panaire artizanale.
Shuma minimale për mbështetje financiare për projektin apo programin kulturor është 500.00 €. Shuma maksimale për mbështetje financiare për projektin apo programin kulturor është 5000.00 €.
Rinore:
- Fuqizimi i OJQ-ve Rinore në Malishevë (seminare, trajnime, punëtori, shkëmbim përvojash, etj.);
- Edukim joformal (kurse për gjuhë të huaja; kurse për teknologji informative; trajnime për hartimin, menaxhimin e projektit si dhe raportimin; trajnim për monitorimin e institucioneve publike, ligjërata nëpër shkolla për Ndihmën e Parë dhe të tjera me karakter rinor);
- Dita e Rinisë;
- Festivali rinor tradicional;
- Ekspozita me artistë të rinj në ujëvarat e Mirushës;
- Kamp Rinor Veror;
- Promovimi i rekreacionit në komunën e Malishevës;
- Promovimi dhe mbështetja e talentëve të rinj;
- Aktivitete rinore të përcjella me fushata vetedijesuese për trashëgiminë kulturore dhe natyrore;
- Promovimi i vullnetarizmit;
Shuma minimale për mbështetje financiare për projektin apo programin rinor është 500.00 €. Shuma maksimale për mbështetje financiare për projektin apo programin rinor është 5000.00 €.
Sportive:
OJQ-të (Klubet Sportive) në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projektet në lëmin e sportit si dhe sipas shpenzimeve të pranuara, si në vijim:
- Pagesa e referimit për ndeshjet zyrtare;
- Pagesa e transportit për ndeshje zyrtare;
- Pagesa e ushqimit për ndeshje zyrtare;
- Pagesa e regjistrimit dhe kuotizimit në federatën përkatësë;
- Pagesa për blerjen të rekujzitave sportive;
- Pagesa për ekipin mjekësore gjatë ndeshjeve zyrtare;
- Pagesa për asistimin e policisë gjatë ndeshjeve zyrtare.
OJQ-të (Klubet sportive, Shoqatat Sportive) mundë të aplikojnë me një projekt që të kontribuojnë në avancimin, afirmimin dhe zbulimin e talentëve të rinj në sport, në komunën e Malishevës.
Specifikacion:
- Klubet e futbollit- anëtarë të Superligës (2,000.00 € - 10,000.00 €);
- Klubet e futbollit- anëtarë të Liges së Parë (1,000.00 € - 5,000.00 €);
- Klubet e futbollit- anëtarë të ligave të tjera (1,000.00 € - 3,000.00 € );
- Klubet e volejbollit- anëtarë të Superligës A dhe B (2,000.00 € - 5,000.00 €);
- Klubet e volejbollit- anëtarë të ligave të tjera (1,000.00 € - 3,000.00 €);
- Klubet e hendbollit- anëtarë të Superligës (2,000.00 € - 5,000.00 €);
- Klubet e hendbollit- anëtarë të Ligës së Parë (1,000.00 € - 3,000.00 € );
- Klubet e atletikës, notit (2,000.00 € - 6,000.00 € );
- Klubet e ping-pongut- anëtarë të Superligës (1.000.00 € - 3.000.00 € );
- Klubet e shahut, shenjëtarise, alpine, sportet luftarake dhe klubet tjera (500.00 € - 3,000.00 € );
- Shkollat e Futbollit (500.00 € - 1.000.00 €).
Dokumentet e kërkuara për aplikim :
- Projektpropozimi, përfshirë agjendën, aktivitetet, planifikimi dhe linja buxhetore në harmoni me qëllimin e projektit;
- Formulari i aplikacionit;
- Dokumenti identifikues;
- Certifikata e regjistrimit e OJQ-së;
- Dëshini se OJQ nuk ka obligime ndaj ATK -së (Vërtetim nga ATK );
- Konfirinimin nga banka për xhirollogarinë e aplikuesit.
- Raporti financiar i vitit paraprak 2021, nëse OJQ ka qenë përfituese e thirrjes publike paraprake të shpallur nga komuna e Malishevës.
Mënyra e aplikimit: Dorëzimi i aplikacionit bëhet në zarf të mbyllur. Brenda zarfit vendosen 2 kopje të të gjithë dokumentacionit original. Dokumentacioni dorëzohet në zyrën e pranimit në objektin e komunës, në sportelin e Qendrës për shërbime për qytetarët. Formulari i aplikimit dhe formulari financiar mund të shkarkohet në webfaqen e komunës: https://kk.rks-gov.net/malishevel
Aplikacionet e dërguara pas mbylljes së afatit si dhe aplikacionet e pakompletuara sipas kritereve të përcaktuara në këtë thirrje do të refuzohen.
Thirrja publike për aplikim hapet, më: 21.04.2022 dhe mbyllet më 16.05.2022, në orën 16:00. Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: dkrs_malisheva@hotmail.com