Thirrje për ofertues të programeve të trajnimit

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Publikuar më
07/02/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi

Përshkrimi

Aplikimi  shtyhet  nga data 05 shkurt 2021 deri me datë 12 shkurt 2021 .

Aplikimi  për ofertues të trajnimeve dhe për programe të trajnimit të mësimdhënësve në shërbim e punëtorëve arsimorë, bëhet në bazë të formualarëve të miratuar nga KSHLM dhe të publikuar me këtë thirrje publike.

Dokumentacioni i kompletuar protokolohet në arkiv të MASH-it dhe dorëzohet në zyrën e Divizionit për Zhvillimi profesional të mësimdhënësve në MASH, nr. 201 a.

--

Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KSHLMI)

THIRRJE PUBLIKE / FTESË

Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KSHLM), duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 672017 për kriteret dhe procedurat e aprovimit të programeve për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe punonjësve arsimor dhe Kornizën strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve në Kosovë, nr.090701B, ftohën të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për:

1. Ofertues të programeve të trajnimit të mësimdhënësve në shërbim dhe punonjësve arsimorë: dhe

2. Programe të trajnimit të mësimdhënësve për sistemin e licencimit të mësimdhënësve në
shërbim dhe për punëtorë arsimorë.

Të drejtë aplikimi për ofertues të programeve të trajnimit, kanë të gjithë personat juridik
të regjistruar në Republikën e Kosovës dhe në vendet tjera që kanë programe për zhvillim profesional të mësimdhënësve dhe punëtorëve arsimorë.

Institucionet publike, qeveritare, ndërqeveritare dhe organizatat me status të njohur ndërkombëtar që kanë marrëveshje me MASH për zhvillimin e aktiviteteve të zhvillimit profesional të mësimdhënësve dhe punëtorëve arsimorë, konsiderohen se kanë miratim nga MASH për ofrimin e aktiviteteve për zhvillim profesional, për periudhën e kohëzgjatjes së marrëveshjes. Këto institucione mund të aplikojnë vetëm për programe të trajnimit,

Të gjithë ofertuesit tjerë të programeve të trajnimit për mësimdhënës dhe punojnës arsimor, që aktualisht kanë leje nga MASH (KSHLM), kanë të drejtë të vazhdojnë veprimtarinë e tyre deri në përfundimin e lejës. Me rastin e përfundimit të kohëzgjatjes së lejës, obligohen të aplikojnë në bazë të kushteve dhe kritereve të reja të përcaktuara me rishikim të sistemit të licencimit nga MASH

Të gjitha aplikacionet për programe të trajnimit për mësimdhënës, aplikim të ri apo riaplikim pas përfundimit të lejës paraprake nga MASH (KSHLM), duhet të bëhen në përputhje me kushtet dhe kërkesat për zhvillim profesional dhe vlerësim të performancës së mësimdhënësve, të përcaktuara me Kornizën strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve në Kosovë.

Dokumentet për aplikim

  • Të dhënat themelor, Certifikatën e Regjistrimit, duke dëshmuar emrin, statuin, dhe fushëveprimtarinë e organizatës:
  • Programet e ZHPM,
  • Referencat për aktivitetet e mëhershme:
  • Të dhënat (CV-të dhe Biografitë) për personelin udhëheqës dhe personelin përgjegjës për aktivitetet adekuate trajnuese të organizatës:
  • Dëshmi të kapacitetve infrastrukutre dhe organizative për realizim të trajnimeve: dhe
  • Formularin e Aplikmit, me të dhëna të përcakutara në Nenin 5, të UA 672017.

Aplikimi për ofertues të trajnimeve dhe për programe të trajnimit të mësimdhënësve në shërbim e punëtorëve arsimorë, bëhet në bazë të formualarëve të miratuar nga KSHLM dhe të publikuar me këtë thirrje publike.

Aplikimi mund të bëhet nga data 21 janar 2021 deri me datë 05 shkurt 2021.

Dokumentacioni i kompletuar protokolohet në arkiv të MASH-it dhe dorëzohet në zyrën e Divizionit për Zhvillimi profesional të mësimdhënësve në MASH, nr. 201 a.

Detajet e kontaktit:

Luan Sahitaj, zyrtar i lartë pë ZHPM në MASH dhe sekretar i KSHLM,
Ministria e Arsimit dhe Shkencës , Republika e Kosovës
Rr.. Agim Ramadani, pn, 10000 Prishtinë,
Email: luan.sahitaj@rks-gov.net Tel. 381 (0) 387213 004

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

08/03/2021
08/03/2021
08/03/2021
08/03/2021
08/03/2021