Thirrje për NVMV-të në kuadër të projektit për digjitalizim

Oda Ekonomike e Kosoves e1624522046279
Oda Ekonomike e Kosovës
Publikuar më
24/06/2021
Qyteti
Kosovë
Lloj listimi
Grante  

Përshkrimi

THIRRJE PËR APLIKIM PËR NVMV-të NË KUADËR TË PROJEKTIT PËR DIGJITALIZIM OEK - ITP

Oda Ekonomke e Kosovës (OEK) në bashkëpunim me Parkun për Inovacion dhe Trajnim (ITP) Prizren kanë hyrë në partneritet që ka për qëllm rritjen e konkurrueshëmërisë së sektorit privat përmes transformimit digjital. Ky partneritet vjen si vazhdimësi e partneritetit strategjik me GIZ Kosova mbështetur nga Qeveria Gjermane në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit Përmes Promovimit të Eksportit.

Komponenti kryesor i këtij partneriteti në mes OEK dhe ITP është krijimi i strategjive digjitale për NVM-të Kosovare. Në kuadër të këtij partneriteti, OEK do të angazhojë Konsulentë Digjital të Certifikuar të specializuar në tre module për të ju shërbyer nevojave të kompanive duke ofruar për kompanitë:

1. Analizën e detajuar të ekspertëve
2. Zhvillimin e strategjisë digjitale

Shërbimet e ofruara

NMVM-ve të përzgjedhura do t’u ofrohen këto shërbime:

  • Analiza e ekspertëve (2 ditë angazhim dhe bashkëpunim në mes të konsulentit dhe kompanisë) – Në këtë fazë konsulenti digjital do të vizitoj kompaninë dhe vlerësoj stituaten aktuale lidhur me nevojat e digjitalizimit dhe përdorimin e mjeteve digjitale. Konsulenti do të monitoroj nga afër kompaninë dhe do të intervistojë drejtorët apo punëtorët për të parë se cili departament ose proces ka nevojë për transformim dhe në cilën fushë nevojitet digjitalizimi.
  • Zhvillimi i strategjisë digjitale (e përshtatur me nevojat specifike të kompanisë)
    Të gjitha profilet e konsulentëve të cilet do bëjnë analizën e ekspertëve dhe zhvillimin e strategjive digjtiale janë të përfshira në faqen e Qendrës për Transformim Digjital, përmes së cilës mund të merrni të gjitha informatat rreth projektit.

Kush mund të aplikojë

Të gjitha NMVM-të e interesuara nga sektori i prodhimit, agrobiznesit apo shërbimeve mund të aplikojnë për ti përfituar këto shërbime përmes webfaqes të Qendrës për Transformim Digjital (në kuadër të OEK) www.dtoek.org apo duke dërguar dokumentet e nevojshme
dt@oek-kcc.org deri më 27.06.2021.

Formulari për aplikim

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

02/08/2021
Grante për vullnetarizëm   Kosovë e re
02/08/2021
02/08/2021