Thirrje për nominim të përfaqësuesit/es nga SHC

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Drejtësisë
Publikuar më
16/11/2021
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Qeveria e Republikës së Kosovës me Vendimin nr. 04/24 të datës 11 gusht 2021 ka miratuar Strategjinë për Sundimin e Ligjit (2021-2026). Strategjia përbëhet nga pjesa narrative dhe Plani i Veprimit (2021-2023) që përcakton aktivitete specifike në drejtim të arritjes së objektivave të vendosura.

Në pjesën narrative të Strategjisë, gjegjësisht Kapitullin 5 - Aranzhimet e Zbatimit, Monitorimit dhe Raportimit, parashihet themelimi i Komitetit Drejtues të Strategjisë, që do të shërbejë si trupa kryesore drejtuese e Strategjisë dhe Planit të Veprimit. Ky Komitet përbëhet nga përfaqësues të nivelit të lartë, gjegjësisht bashkëkryesohet nga Ministrja e Drejtësisë, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, dhe në cilësinë e anëtarëve shërbejnë: Ministri i Punëve të Brendshme, Ministri i Financave, Përfaqësuesit nga Zyra e Presidentes dhe Zyra e Kryeministrit, Drejtorët e Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit, Policisë, Avokati i Popullit, Përfaqësuesi/ja nga Universiteti i Prishtinës dhe ai/ajo nga shoqëria civile.

Në këtë drejtim, për të zgjedhur anëtarin/en e Komitetit nga shoqëria civile, Ministria e Drejtësisë fton të gjitha organizatat e shoqërisë civile, të cilat janë të përfshira në fushën e sundimit të ligjit, të nominojnë përfaqësuesit e tyre me njohuri dhe përvojë specifike në fushën e sundimit të ligjit. Të nominuar/a mund të jenë edhe personalitetet të cilët nuk janë pjesë aktive e organizatës nga e cila nominohet.

Këto nominime mund të bëhen deri të Premten, datë 26 nëntor 2021, ora 16:00, në e-mailin: RFSSL.MD@rks-gov.net me titullin në subjekt: Nominim nga Shoqëria Civile për Komitetin Drejtues të Strategjisë për Sundimin e Ligjit.

E-maili i nominimit duhet të përmbajë: 1) Letrën Zyrtare të Nominimit të nënshkruar nga menaxhmenti i organizatës; 2) CV-në dhe 3) Pëlqimin e të nominuarit/es.

Pas pranimit të nominimeve, Komiteti Drejtues do të diskutojë dhe zgjedhë anëtarin/en e Komitetit nga shoqëria civile.

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe falënderon paraprakisht organizatat e shoqërisë civile për nominimet e dërguara.

Prishtinë, 16 nëntor 2021.

Shkaro thirrjen: THIRRJE PËR NOMINIM

Shpallja e plotë.

 

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme