
Përshkrimi
THIRRJE PËR PROJEKT PROPOZIME
- Thirrje për propozime për nëngrantet për adoleshentë (15-18 vjeç)
- Thirrje për propozime për nëngrantet për të rinjtë (mosha 18-24 vjeç)
THIRRJE PËR PROPOZIME TË PROJEKTIT PËR NËN-GRANTE TË KOMUNITETIT PËR ADOLESHENTË (TË MOSHËS 15- 18 VJEÇ) DHE NËN-GRANTE TË KOMUNITETIT PËR TË RRITURIT E RINJ (TË MOSHËS 18-24 VJEÇ)
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, si një agjenci zbatuese e Projektit Komunat për të rinjtë (M4Y), që financohet nga Qeveria e Japonisë nëpërmjet mbështetjes së marrë në kuadër të Fondit Japonez për Zhvillim Social të Japonisë dhe që administrohet nga Banka Botërore, fton adoleshentët e moshës 15-18 vjeç (në shkolla të mesme), si dhe të rinjtë dhe OJQ-të e udhëhequra nga të rinjtë 18-24 vjeç (pas përfundimit të shkollës së mesme) nga KOMUNA E JUNIKUT të aplikojnë për mbështetje financiare me nën-projekte që i kontribuojnë rritjes së mundësive socio-ekonomike për të rinjtë e margjinalizuar. (të moshës 15-24).
AFATI PËR APLIKIM
Aplikantëve u kërkohet të dorëzojnë të gjitha dokumentet në formë fizike të listuara më sipër në mënyrë që të kualifikohen për vlerësim. Formulari i aplikimit, formulari i buxhetit, deklarata për financimin e dyfishtë, lista kontrolluese teknike dhe pyetësori i vlerësimit të rrezikut mjedisor dhe social janë në dispozicion si pjesë e pakos së aplikimit. Pas përfundimit të procesit të vlerësimit dhe publikimit të rezultateve përfundimtare, përfituesve të përzgjedhur do t'u kërkohet të dorëzojnë dokumente të tjera.
Aplikantët duhet të dorëzojnë aplikimit e kompletuara në Zyren Pritëse në Komunë më së voni deri 15 ditë pas shpalljes së thirrjes nga komuna. Do të merren parasysh vetëm aplikimet që plotësojnë të gjitha kërkesat e kësaj thirrjeje.
Çdo pyetje që mund të keni në lidhje me përgatitjen e aplikimeve ose detajet e aplikimit mund të dërgohet në e-mail në adresën: m4ygrants@kcdf.org