Thirrje për nëngrante për adoleshentë dhe të rinjtë (15-24)

Municipalities for Youth M4Y 1 e1651011503638
Komuna Skenderaj
Publikuar
24/04/2022
Skadon
08/05/2022
Lokacioni
Skenderaj
Kategoria
Lloji
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Individë, Organizatat Jo-Qeveritare

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

THIRRJE PËR PROJEKT PROPOZIME

  1. Thirrje për propozime për nëngrantet për adoleshentë (15-18 vjeç)
  2. Thirrje për propozime për nëngrantet për të rinjtë (mosha 18-24 vjeç)

THIRRJE PËR PROPOZIME TË PROJEKTIT PËR NËN-GRANTE TË KOMUNITETIT PËR ADOLESHENTË (TË MOSHËS 15-18 VJEÇ) DHE NËN-GRANTE TË KOMUNITETIT PËR TË RRITURIT E RINJ (TË MOSHËS 18-24 VJEÇ)

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, si një agjenci zbatuese e Projektit Komunat për të rinjtë (M4Y), që financohet nga Qeveria e Japonisë nëpërmjet mbështetjes së marrë në kuadër të Fondit Japonez për Zhvillim Social të Japonisë dhe që administrohet nga Banka Botërore, fton adoleshentët e moshës 15-18 vjeç (në shkolla të mesme), si dhe të rinjtë dhe OJQ-të e udhëhequra nga të rinjtë 18-24 vjeç (pas përfundimit të shkollës së mesme) nga KOMUNA E SKENDERAJ të aplikojnë për mbështetje financiare me nën-projekte që i kontribuojnë rritjes së mundësive socio-ekonomike për të rinjtë e margjinalizuar. (të moshës 15-24).

PËRMASA DHE FUSHËVEPRIMI I NËN-GRANTIT

Do të ketë dy lloje nën-grantesh, në bazë të moshës dhe kapacitetit të përfituesve: nëngrante më të vogla të komunitetit për adoleshentët (15-18 vjeç) dhe nëngrante më të mëdha të komunitetit për të rriturit e rinj dhe organizatat e udhëhequra nga komuniteti (18-24 vjeç). Kategoria e parë fokusohet në iniciativa të vogla që sjellin përfitime afatshkurtra për komunitetet dhe mund të hartohen dhe zbatohen nga adoleshentët pa mbështetje të jashtme. Kategoria e dytë fokusohet në përmirësimin e hapësirave të komunitetit për të reja dhe të rinj për t'i përdorur për aktivitete sociale dhe ekonomike. Këto nën-projekte mund të jenë komplekse për kah aspekti teknik dhe kërkojnë angazhimin e ekspertëve të jashtëm.

AFATI PËR APLIKIM

Aplikantëve u kërkohet të dorëzojnë të gjitha dokumentet në formë fizike të listuara më sipër në mënyrë që të kualifikohen për vlerësim. Formulari i aplikimit, formulari i buxhetit, deklarata për financimin e dyfishtë, lista kontrolluese teknike dhe pyetësori i vlerësimit të rrezikut mjedisor dhe social janë në dispozicion si pjesë e pakos së aplikimit. Pas përfundimit të procesit të vlerësimit dhe publikimit të rezultateve përfundimtare, përfituesve të përzgjedhur do t'u kërkohet të dorëzojnë dokumente të tjera.

Aplikantët duhet të dorëzojnë aplikimit e kompletuara në Zyren Pritëse në Komunë më së voni deri 15 ditë pas shpalljes së thirrjes nga komuna. Do të merren parasysh vetëm aplikimet që plotësojnë të gjitha kërkesat e kësaj thirrjeje.

Çdo pyetje që mund të keni në lidhje me përgatitjen e aplikimeve ose detajet e aplikimit mund të dërgohet në e-mail në adresën: m4ygrants@kcdf.org