Thirrje për Nën-Grante “Të Rinjtë në Agrobiznes”

64x64 gjilan komuna
Komuna e Gjilanit
Publikuar më
20/01/2021
Qyteti
Gjilan
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Individë

Përshkrimi

Thirrje për propozime për Nën- Grante- “Të Rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor”  

Mbështetjen e bizneseve fillestare për të zbatuar projekte në një nga dy sektorët: bujqësi dhe përpunimin e ushqimit

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është:
Data: 21 Shkurt 2021, 16:00

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Komunat e Regjionit Lindor janë duke e zbatuar projektin “Të rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekomomik Lindor” i financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosove.

Thirrja për Propozime në kuadër të këtij projekti synon të mbështesë bizneset fillestare për të krijuar punësim fitimprurës dhe për të gjeneruar të ardhura për të rinjtë në Rajonin Ekonomik Lindor përmes krijimit të vendeve të punës, uljes së normës së papunësisë dhe mbështetjes të zgjerimit të biznesit.

Kjo thirrje për propozim do të mbështesë deri në 6 nën-grante për bizneset fillestare.

Pjesa 1: Propozimi i Projektit të Biznesit të ri (bizneset fillestare): shuma për projekt propozim varion nga € 2,000 deri në € 4,000

Kohëzgjatja: maksimumi 2 javë.

Një individ mund të dorëzojë vetëm një aplikim brenda kësaj thirrje.

Kush mund të aplikojë?

Për t'u kualifikuar për një nën-grant, aplikuesit duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

Pjesa 1

  • të jenë qytetarë të Kosovës.
  • aplikuesi duhet të krijojë ligjërisht biznesin në Kosovë para nënshkrimit të Kontratës së Nën-Grantit dhe të regjistrohet si biznes për aktivitetet e parashikuara nga veprimi i propozuar në momentin e pranimit të nën-grantit
  • të jetë drejtpërdrejt përgjegjës për përgatitjen dhe menaxhimin e veprimit.
  • posedimi i një plani biznesi
  • kandidatë duhet të vijnë nga Rajoni Ekonomik Lindor i Kosovës
  • kandidati duhet të sigurojë një dokument të pronësisë për të ose dokument zyrtare për shfrytëzimin e pronës nga anëtari i ngushtë i familjes
  • kandidati posedon fuqi punëtore të mjaftueshme për aktivitetet bujqësore
  • posedon certifikatën e trajnimit për Aftësitë dhe zhvillimin e kapaciteteve në bujqësi
  • të jetë në gjendje të vazhdojë biznesin bujqësor pas përfundimit të projektit
  • përparësi do të kenë familjet me të ardhurat të ulëta, aplikuesit nga zonat rurale të largëta dhe fermerët femra.
  • përparësi për të rinjtë nën 25 vjeç.

Paketa e Aplikimit që do të dorëzohet përfshijë dokumentet e mëposhtme:

  • Formulari i Aplikimit
  • Forma e Buxhetit
  • Dokumentin e Pronësisë për investimet në bujqësi- Fleta poseduese e tokës ku do të bëhet investimi
  • Dokumentin e Pronësisë për investimet në përpunim- Certifikatën e biznesit para se me e nënshkruar kontratën e cila evidenton vendin se ku do të bëhet investimi
  • ID
  • Diploma e Shkollës të Mesme/Fakultetit të pronarit
  • Certifikatën e Trajnimit në Kthimet në Investime në Agrobiznes
  • Certifikatën e Trajnimit në Zhvillimin e Biznes Planit ne Agrobiznes
  • Biznes Planin
  • Konfirmimin ose CRK prej BQK që aplikuesi nuk ka ndonjë kredi të keqe

Çertifikata e biznesit duhet të dorëzohet pas regjistrimit të biznesit dhe para nënshkrimit të kontratës!

Procesi i Aplikimit:

Çdo pyetje në lidhje me përgatitjen e aplikacionit mund të dërgohet me e-mail deri në 16 Shkurt 2021municipalitygjilan@gmail.com dhe përgjigjet do të kthehen më së largu deri më 18 Shkurt 2021.  

Shkarkimi i aplikacioneve dhe materialeve përcjellëse mund të mirën nga web faqja e projektit www.fermeri.org.

Të gjitha aplikacionet duhet të përgatiten dhe të dorëzohen në gjuhën shqipe, serbe ose angleze.

Aplikimi mund të dorëzohet në mënyrë elektronike të skanuara në adresën e e-mailit: municipalitygjilan@gmail.com ose duke dorëzuar dokumente në një kopje fizike në: Rr. Mulla Idrizi nr.148, Gjilan

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 21 Shkurt 2021, 16:00

Shpallja e plotë.