Thirrje për mbështetje të krijuesve të pavarur

Komuna e Prishtinës
Publikuar më
09/12/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Kriteret
Individë

Përshkrimi

Kabineti i Kryetarit hapë:

THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE TË KRIJUESVE TË PAVARUR

Thirrja publike është hapur për të gjithë individët/krijuesit e pavarur, puna e të cilëve është e fokusuar në sektorin e kulturës, që të aplikojnë për mbështetje financiare në THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE TË KRIJUESVE TË PAVARUR.

Thirrja ka për qëllim mbështetjen e krijuesve të pavarur, të cilët për shkak të pandemisë janë sfiduar financiarisht meqë nuk kanë mundur të zhvillojnë aktiviteteve apo të marrin pjesë në to, në fushat në të cilat ata/ato veprojnë. Situata e pandemisë e ka përkeqësuar mirëqenien e krijuesëve të pavarur, duke qenë se puna e tyre kryesisht është kompensuar përmes kontratave mbi vepër. Krijuesit e pavarur përmes projekteve, aktiviteteve dhe punëve të tyre janë kontribues në zhvillimin dhe jetën kulturore në Komunën e Prishtinës, andaj Kabineti i Kryetarit ka vendosur që sado pak t’i mbështesë krijuesit për të tejkaluar këtë situatë.

Mjetet do të shpërndahen për nevoja të jetesës për krijues të pavarur dhe nuk kërkohet dorëzim i projekteve. Aplikimi bëhet vetëm përmes plotësimit të aplikacionit dhe ngarkimit të dokumenteve të kërkuara në platformën online https://granteperartistet.prishtinaonline.com

Afati për aplikim është nga dt. 09.12.2020 deri më  16.12.2020, ora 16:00

1. Kriteret për mbështetje përmes thirrjes publike janë:

  • Individët të cilët janë qytetarë të Prishtinës të regjistruar në regjistrin civil;
  • Përparësi kanë individët, të cilët nuk janë subvencionuar nga Komuna e Prishtinës në vitin 2020;
  • Individët të cilët dëshmojnë se për shkak të pandëmisë nuk kanë mundur të angazhohen gjatë vitit 2020.
    • Punojnë si të vetpunësuar dhe profesioni që kanë nuk është lejuar të ushtrohet gjatë pandemisë;
    • Puna e tyre zakonisht kompensohet vetëm përmes kontratave mbi vepër, ekspozitave, komisionimeve të veprave, koncerteve, shfaqjeve dhe formave tjera të projekteve të përkohshme.
  • Krijues të pavarur puna e të cilëve ka rezultate të drejtpërdrejta kreative dhe kulturore në kategoritë në vijim:
    • Art vizuel, kinematografi, muzikë, teatër, edukim, hulumtim, letërsi, vallëzim.
  • Personat, të cilët janë të punësuar me orar të shkurtuar (part-time) por kanë edhe praktikë artistike/kreative profesionale si të vetpunësuar (freelance).

Keni parasysh se kjo thirrje i synon me prioritet krijuesit e pavarur të dëmtuar më së shumti për shkak të zvogëlimit të të ardhurave financiare si rezultat i pandemisë. COVID-19.

2.  Nuk do të përkrahen individët të cilët:

  • Nuk mund të vërtetojnë se pandemia i ka reduktuar punën dhe aktivitetet aristike/kulturore.
  • Janë të punësuar me kontrata të rregullta në institucione publike, OJQ ndërkombëtare apo vendore dhe entitete tjera private, për me shumë se 6 muaj gjatë vitit

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net, dhe në numrin e telefonit +383 38 226 417. Pyetjet mund të bëhet deri me dt. 14.12.2020.

Udhëzimet për Aplikim

  • Afati për aplikim është i hapur nga 12.2020 deri me 16.12.2020 ora 16:00
  • Mënyra e aplikimit është online përmes aplikacionit

https://granteperartistet.prishtinaonline.com

  • Aplikimet nuk pranohen pas mbylljes së thirrjes

Lista e dokumenteve të thirrjes publike, të cilat duhet të ngarkohen në aplikacion janë:

  • Rezume Kreative/CV – (Dokument i detyrueshëm);
  • Kopja e letërnjoftimit/ pasaportës në të dyja anët (Dokument i detyrueshëm);
  • Vërtetimi/ Konfirmimi i llogarisë bankare rrjedhëse jo më e vjetër se 6 muaj (nuk pranohet kopje e kartelës Bankare) (DokumenT i detyrueshëm);
  • Dëshmi që jeni krijues i/e pavarur (Rezume Kreative, link/fotografi të angazhimit gjatë vitit 2018 dhe 2019, diplomë nëse ka) (Dokument i detyrueshëm)
  • Deklaratë se nuk jeni i-e punësuar dhe nuk keni të hyra të rregullta (Kjo deklaratë bëhet duke klikuar në tek pjesa e deklaratës në fund të aplikacionit) (E detyrueshme);
  • Dokument-e për aktivitetet e planifikuara, por të cilat janë anuluar për shkak të pandemisë; (Dokument-e opcionale);

Shpallja e plote.