Thirrje për mbështetje projekteve të OJQ-ve

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Publikuar
08/03/2022
Skadon
02/04/2022
Lokacioni
Kosovë
Lloji
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Organizatat Jo-Qeveritare, Organizatat Jofitimprurëse

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Afti për aplikim shtyhet edhe për 7 ditë pune, nga data 24.03.2022 deri me 01 .04.2022.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) u bën thirrje  OJQ-ve të regjistruara në Republikën e Kosovës në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi për lirinë e asociimit në organizata joqeveritare ose në regjistrin e organizatave joqeveritare në shtetet e huaja  ku është e koncentruar diaspora , fokusi i të cilave është politika e jashtme dhe  diaspora, të aplikojnë për mbështetje financiare të projekteve që kontribuojnë në diplomacinë publike (digjitale, kulturore, qytetare, sportive dhe shkencore), në diplomacinë ekonomike dhe diasporë, duke u bazuar në politikat programore të MPJD-së.

Më hollësisht lidhur me thirrjen publike dhe formën e aplikimit, duhet të shkarkoni këto dokumente:

  1. Thirrjen Publike;
  2. Udhëzuesin për aplikim;
  3. Formularët për aplikim;
  4. Dokumentet tjera relevante të thirrjes publike.

Thirrja Publike është e hapur nga data 03.03.2022 deri 23.03.2022.

Përgjigjet e pyetjeve që lidhen me çështjet që kanë të bëjnë me thirrjen publike, mund të jepen në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: elis.badalli@rks-gov.net