Thirrje për mbështetje projekteve të OJQ-ve kulturë

Komuna Mitrovicë e Jugut
Publikuar
11/04/2022
Skadon
04/05/2022
Lokacioni
Mitrovicë
Kategoria
Lloji
Grante  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport
Sektori i Kulturës 

Mitrovicë, 07 Prill 2022 

FTESË PUBLIKE PËR PROJEKTET KULTURORE-ARTISTIKE  PËR OJQ TË VITIT 2022 

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport/Sektori i Kulturës duke u bazuar në RREGULLOREN  MF - NR – 04/2017 MBI KRITERET, STANDARDET DHE PROCEDURAT E FINANCIMIT  PUBLIK TË OJQ-VE 1i fton organizatat e regjistruara si OJQ (sipas kërkesave të legjislacionit  në fuqi për lirinë e asocimit në organizata jo-qeveritare t në Republikën e Kosovës ), e me bazë në Mitrovicë, programi i të cilave është i fokusuar në fushën e kulturës, që të aplikojnë për  mbështetje financiare për projektet-idetë me karakter: 

  • Profesional, të cilat me kualitetin e tyre formal dhe përmbajtësor i respektojnë  standardet krijuese evropiane dhe botërore;
  • Stimulues, të cilat kanë për qëllim evidentimin e talenteve të reja me ide të veçanta  kreative;
  • Tradicional, përmes të cilave do të promovohen vlerat kulturore;
  • Inovativ, të cilat me formën, përmbajtjen, frymën dhe mënyrën e realizimit të tyre  paraqesin risi për ambientin krijues;
  • Kritik, të cilat me formën dhe përmbajtjen e tyre nxisin debat dhe diversitet artistik;
  1. OJQ-të, në përputhje me këtë ftesë publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre  për promovimin e kulturës, në fushën e teatrit, muzikës, arteve vizuele, industri kreative, diversitet kulturor dhe dialog, diplomaci kulturore, aktivitete letrare. 

2. Vlera totale e planifikuar e ftesës është 50,000.00 Euro. 

  • Shuma minimale e mbështetjes financiare për OJQ-të që mund të alokohet për çdo  projekt është 500.00 Euro, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 8,000.00 Euro. 

3. Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune dhe përfundon me datën  04 maj 2022. 

4. Kriteret administrative për OJQ-të: 

Për t’u kualifikuar për mbështetje financiare publike, aplikuesit duhet të plotësojnë kriteret  administrative të përcaktuara me dispozitat në vijim:  

  • të jenë të regjistruar si OJQ sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asociimit  në organizata jo-qeveritare në Republikën e Kosovës apo në shtetin ku është e  koncentruar diaspora; 
  • të jenë të pajisur me numër fiskal sipas kërkesave të legjislacionit tatimor të Republikës  së Kosovës, përkatësisht dokumentacionin ekuivalent sipas legjislacionit të shtetit  përkatës për OJQ-në e huaj;
  • të kenë kryer të gjitha detyrimet nga mbështetja financiare paraprake, nëse kanë  përfituar nga burimet publike të financimit;
  • të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete; dhe
  • të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht  përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit  publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës.  Vërtetimin që OJQ-ja nuk ka obligime tatimore (nga ATK). 

Në rast të dështimit për të përmbushur ndonjërin nga kriteret specifike, aplikacioni do të  konsiderohet i pa kompletuar dhe si i tillë nuk do të kualifikohet për mbështetje financiare.  

5. Kriteret përmbajtësore të vlerësimit:  

Me rastin e vlerësimit të projekt-propozimeve, Komisioni do të vlerësojë me sa vijon: 

  • a posedon OJQ-ja, kapacitete profesionale për të kryer aktivitetet e planifikuara të  projektit /programit (a kanë aftësitë e duhura dhe aftësitë për zbatimin e projektit, si  dhe njohuri në lidhje me çështjet që trajtohen në këtë ftesë)
  • a posedojnë kapacitete të menaxhimit të mjaftueshme OJQ-ja (duke përfshirë personelin,  pajisjet për të udhëhequr me projektin)?
  • a është i përcaktuar ekipi i projektit dhe detyrimet e anëtarëve të ekipit?
  • sa relevant është projekt-propozimi për qëllimet dhe fushat të ftesës publike (a  ndërlidhet projekti me aktivitetet e parapara me politikat e fushës, të cilat i mbulon ftesa  publike?
  • a janë objektivat e projektit/programit të përcaktuara në mënyrë të qartë dhe realisht të  arritshme?
  • a janë aktivitetet e projektit / programit të qarta, të arsyeshme, të kuptueshme dhe të  zbatueshme?
  • a janë kostot e projektit/programit reale në lidhje me rezultatet specifike dhe  kohëzgjatjen e pritshme të projektit?
  • a janë kostot e projektit në përputhje me aktivitetet e planifikuara të projektit/programit?

OJQ-të mund të aplikojnë me më së shumti (1) projekt në kuadër të kësaj ftese publike.  Periudha e zbatimit të projektit është më së largu 6 muaj nga dita e nënshkrimit të kontratës.  

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të që dëshmojnë se programi i tyre i punës është  i fokusuar në fushën e promovimit të kulturës. OJQ-të duhet po ashtu të kenë kryer  transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislacionit në fuqi, në përputhje me  rregullat e kontabilitetit, si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ofruesit të mbështetjes financiare dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes financiare publike. 

Para nënshkrimit të kontratës, OJQ-ja duhet të paraqesin prova se personi përgjegjës  (menaxheri) në OJQ nuk janë nën hetime për vepra penale, si dhe prova se OJQ, ka zgjidhur çdo  çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve të papaguara, nëse është e  aplikueshme.  

Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet  për Aplikantët, janë në dispozicion në web-faqen e Komunës së Mitrovicës: https://kk.rks gov.net/mitrovice 

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen personalisht ose me postë, në adresën e  mëposhtme: 

Komuna e Mitrovicës
Kati i parë, zyra pritëse
Rruga “Bedri Gjinaj”, 40,000 Mitrovicë 

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve,  kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i  dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të ftesës është i detajuar në Udhëzimet për  aplikuesit. 

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të  paraparë me këtë ftesë publike, të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të ftesës publike.

Të gjitha çështjet që lidhen me ftesën publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike,  duke dërguar e-mail në adresën: arber.hajra@rks-gov.net