Thirrje për mbështetje projekteve të OJQ-ve

kacanik 150x150 e1620113906267
Komuna Kaçanik
Publikuar
02/04/2022
Skadon
16/04/2022
Lokacioni
Kaçanik
Kategoria
Lloji
Grante  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekteve/programeve të OJQ-ve 

1. Komuna e Kaçanikut, u bënë thirrje gjitha organizatave jo-qeveritare të Regjistruara në Repubikën e Kosovës për aplikim për mbështetje financiare-subvencionim të tyre, programi i punës i të cilave është i fokusuar në zhvillimin e aktiviteteve këshilluese dhe në ofrimin e drejtëpërdrejtë të shërbimeve sociale dhe familjare

2. OJQ-të në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet e tyre të cilat duhet të kenë për objektiv zbatimin e aktiviteteve të ndryshme për mbështetjen e grupeve në nevojë dhe ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare, respektivisht të ushtrojnë aktivitete që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve mbështetëse dhe këshilluese për të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuara.

3. Vlera totale e planifikuar e thirrjes është 3,500.00 euro

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 1,000.00 euro, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 3,500.00 euro

4. Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune dhe përfundon me datën 16.04.2022.

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo-Qeveritare në Republikën e Kosovës dhe të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës së paku një vit para datës së publikimit të thirrjes publike. OJQ-të duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislaconit për OJQ të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ofruesit të mbështetjes financiare dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes financiare publike. 

Para nënshkrimit të kontratës, OJQ duhet të paraqesë prova se personi përgjegjës në OJQ dhe menaxheri i projektit nuk janë nën hetime për vepra penale, si dhe prova se OJQ-ja ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatatimeve të papaguara, nëse është e aplikueshme.

5. Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat janë në dispozicion në faqen e internetit të ofruesit të mbështetjes financiare web faqja: www.kk.rks gov.net/kacanik te rubrika: Shpalljet 

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen personalisht, në sportelin nr.4 te objektit te komunës. 

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.