Thirrje për mbështetje projekteve të OJQ-ve

Komuna Kline 150x150 1 e1600679607861
Komuna Klinë
Publikuar
22/03/2022
Skadon
12/04/2022
Lokacioni
Klinë
Kategoria
Lloji
Grante  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Duke u bazuar në “Rregullore MF-NR-04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve”, Komuna e Klinës Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport shpall: 

Thirrje publike për mbështetje financiare për vitin 2022, për gjitha organizatat joqeveritare dhe shoqatat që veprojnë në komunën e Klinës, programi i të cilave është i fokusuar në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit

Data e hapjes së thirrjes 22.03.2022
Afati i fundit për aplikim 12.04.2022 

OJQ-të dhe shoqatat në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projekte/programe të tyre në fushat si në vijim

Në fushën e kulturës, ku synohet: 

  • Promovimi, afirmimi dhe rritja e aktiviteteve pah vlerat kulturore.
  • Promovimi i objekteve me rëndësi të veçantë të Trashëgimisë Kulturore.
  • Zhvillimi i krijimtarisë artistike në fusha të ndryshme arti.
  • Zhvillimin e turizmit lokal.
  • Realizimin e festivaleve, koncerteve, manifestimeve, kompozitave, promovimeve dhe shënimin e datave rëndësishme historike

Në fushën e rinisë, ku synohet: 

  • Zhvillim i aktiviteteve rinore dhe fuqizimi i të rinjëve.
  • Mobilizimi i të rinjëve në realizimin e projekteve ndikojnë në sigurinë, mbrojtjen e të drejtave, informacionin dhe aftësimin e rinjëve ndaj dukurive negative shoqërore.
  • Mbështetje e qendrave rinore dhe grupeve rinore që veprojnë Komunën e Klinës.
  • Trajnime, konferenca e sesione informuese ndihmojnë drejtimin në karrierë

Në fushën e sportit, ku synohet:

  • Aktivizimi i sportistëve të rinj e të talentuar.
  • Përkrahja, ngritja e nivelit profesional dhe zhvillimi i klubeve sportive.
  • Përfaqësim të dinjitetshëm dhe të suksesshëm për komunën e Klinës në fushën e sportit

Kushtet formale të thirrjes: 

Të drejtë aplikimi kanë:

  • OJQ-të, klubet sportive dhe shoqatat, veprimtaria e cilave është e fokusuar në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit Komunën e Klinës.
  • OJQ-të që janë të regjistruara në Ministrinë e Administratës Publike.
  • Klubet sportive që janë regjistruara federata sporteve përkatëse.
  • OJQ-të që kanë sjell raport rregullt financiar dhe i kanë kryer të gjitha obligimet e kërkuara nga DKRS-ja për llogaridhënie dhe raportim shfrytëzimin e fondeve publike, në përputhje me nenin 4 rregullores MF-nr-04/2017 (pika 1.6)

Nuk kanë të drejtë aplikimi:

  • OJQ-të, klubet dhe shoqatat e falimentuara.
  • Aplikuesit që nuk i kanë përmbyllur obligimet paraprake ndaj DKRS-së.
  • Klubet, shoqatat dhe OJQ-të që nuk janë të Komunës së Klinës

Mënyra si të aplikoni, dokumentet e nevojshme: 

  • Formulari i aplikimit forma e projektit
  • Formulari 10 - Forma e buxhetit
  • Dokumenti identifikues (kopje)
  • Certifikatë që dëshmon për regjistrimin e OJQ-së në Ministrinë e Administratës (kopje)
  • Certifikatë e numrit fiskal (kopje) të jetë me seli në Klinë, nëndegën në Klinë
  • Konfirmim nga banka për xhirollogarinë e aplikuesit
  • Dëshmi që nuk ka obligime ndaj ATK-së (për persona juridik) 

Formularët për aplikim i gjeni në web-faqen e Komunës së Klinës apo në zyrat e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport

Afati i aplikimit është 15 ditë pune nga dita e shpalljes, duke filluar nga data 22.03.2022 deri më 12.04.2022. 

Aplikacionet e plotësuara duhet të dorëzohen personalisht nga aplikuesi, të jenë të vendosura në zarf dhe të protokolohen në arkivin komunal

Vlera e planifikuar e mbështetjes financiare për projektet 

  • Shuma e paraparë për ndarjen e mbështetjes financiare në total është 65000 €.
  • Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet nga fusha e kulturës - për projektet është 300€ ndërsa shuma maksimale 5000 €.
  • Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet nga fusha e rinisë për projektet është 300€ ndërsa shuma maksimale 5000€.
  • Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet nga fusha e sportit, për projektet është 300€ ndërsa shuma maksimale 32000€

Komisioni vlerësues dhe mënyra e vlerësimit 

  • Në përputhje me rregulloren, komisioni vlerësues do të përbëhet nga pesë anëtarë.
  • Vlerësimi bëhet nga plotësimi i kushteve administrative të aplikimit.
  • Ndërlidhja me objektivat e thirrjes
  • Kapaciteti i dëshmuar organizativ dhe udhëheqës.
  • Mbështetja financiare e klubeve sportive do të bëhet sipas pjesëmarrjes së tyre në nivelet garuese.
  • Vazhdimësisë së realizimit të programit dhe qëndrueshmërisë së tij

Raporti i komisionit vlerësues mbi raportet financiare të OJQ-ve për subvencionim në vitin e kaluar

Vërejtje:

  • Aplikacionet që dorëzohen pas afatit të paraparë nuk pranohen.
  • Të gjithë aplikuesit që nuk e kanë të kompletuar dokumentacionin e kërkuar, nuk do të vlerësohen dhe nuk do të merren parasysh. 

Njoftim për aplikuesit: 

  • Të gjithë aplikuesit, aplikimet e të cilëve hyjnë në procesin e vlerësimit do të informohen në lidhje me vendimin e ndarjes buxhetore për projektet e pranuara.
  • Të gjithë aplikuesit, aplikimet e të cilëve nuk kanë qenë të kompletuara dhe refuzohen, do të informohen për arsyen e refuzimit në përputhje me kriteret e kërkuara dhe rregulloren.