
Përshkrimi
Mbështetur në nenin 12 paragrafi 1 të Rregullores së Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës Nr.04/2017 mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve, Zyra e Kryetarit shpallë:
THIRRJE PUBLIKE
PËR MBËSHTETJEN FINANCIARE PUBLIKE TË PROJEKTEVE TË OJQ-ve
1. Zyra e Kryetarit u bën thirrje për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekteve/programeve të OJQ-ve që merren (me persona me nevoja të veçanta).
2. Komuna e Kamenicës u bënë thirrje të gjitha organizatave jo-qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, që merren (me persona me nevoja të veçanta) e qëllimin e kanë avancimin e pozitës së tyre në shoqëri në Komunën e Kamenicës të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në avancimin dhe afirmimin e tyre në shoqëri.
3. OJQ-të në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet në lëmit e parapara si në vijim:
- Fushata avokuese dhe lobuese për avancimin e pozitës së personave me aftësi të kufizuar në shoqëri;
- Ligjërata, trajnime dhe promovime për të drejtat e njeriut dhe pjesëmarrje qytetare për personat me aftësi të kufizuar;
- Përfshirje në arsim, punësim, ofrim i shërbimeve për persona me aftësi të kufizuar;
- Përkrahje në aktivitetet sportive dhe rekreative për personat me aftësi të kufizuar;
- Ofrimi i ushtrimeve në fizioterapi dhe lojëra zhvillimore për fëmijë me aftësi të kufizuar;
- Ofrimi i shërbimeve me mjete ortopedike për personat me aftësi të kufizuara.
Dokumentet kryesore të cilat ofruesi i mbështetjes financiare do të kërkojë të dorëzohen nga OJQ përfshijnë:
- Certifikatën e regjistrimit të OJQ-së (obligative);
- Certifikatën e numrit fiskal (obligative);
- Vërtetimin mbi kryerjen e të gjitha detyrimeve tatimore i cili duhet ti dorëzohet komisionit vlerësues para publikimit të rezultateve përfundimtare;
- Të ketë dorëzuar projekt-propozimin të plotësuar në formatin e aplikacionit sipas kërkesave të thirrjes publike (obligative);
- Të ketë dorëzuar propozim buxhetin në formatin sipas kërkesës së thirrjes dhe të plotësuar në tërësi (obligative);
- Deklaratën e nënshkruar se për të njëjtin Projekt nuk është pranuar financim i dyfishtë nga burimet tjera (obligative);
- Deklaratë se OJQ ka përgatit dhe dorëzuar pasqyra financiare vjetore;
- Një deklaratë me të cilën tregon se I ka përmbushur detyrimet nga mbështetja financiare publike e mëhershme;
- Të dorëzojë deklaratat e partneritetit në raste kur propozohet implementimi i projekteve në partneritet;
- Të dorëzohet CV e menaxherit të projektit;
- Të dorëzojë dëshmi të implementimit të projekteve/programeve të ngjashme.
Vlera totale financiare e planifikuar e thirrjes publike është 13,000€ shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për një projekt individual është 1,000€ ndërsa shuma maksimale për një projekt është 13,000€.
Organizatat jo qeveritare mund të aplikojnë me një projekt që kontribuojnë në përkrahjen e personave me nevoja te veçanta në shoqëri.
Afati për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune dhe fillon nga data 29/03/2022 dhe përfundon më 18/04/2022.
OJQ-të mund të aplikojnë me më së shumti një (1) projekt në kuadër të kësaj thirrje dhe vetëm në një (1) nga fushat prioritare sipas thirrjes, periudha e zbatimit të projektit është deri me datë 24.12.2022.
Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo-Qeveritare në Republikën e Kosovës dhe të cilat veprojnë në Komunën e Kamenicës para datës së publikimit të thirrjes publike, OJQ-të aplikuese duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushën e avancimit të personave me nevoja të veçanta dhe të kenë të parapara me statutet e tyre.
OJQ-të duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislacionit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj Komunës së Kamenicës dhe të gjithë ofruesve të tjerë të mbështetjes financiare publike.
Para nënshkrimit të kontratës, OJQ – të duhet të paraqesë prova se personi përgjegjës në OJQ dhe menaxheri i projektit nuk janë nën hetime për vepra penale si dhe prova se OJQ ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve të papaguara nëse është e aplikueshme.
Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë të cilat së bashku me Udhëzimet për aplikantë janë në dispozicion në faqen e internetit të ofruesit të mbështetjes https://kk.rks gov.net/kamenice.
Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen personalisht në adresën e më poshtme:
KOMUNA E KAMENICËS - Rr. "Skënderbeu”, Objekti i Komunës - Qendra për Shërbim me Qytetarë.
Procesi i pranimit/hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve përfshin:
- Vlerësimi i aplikacioneve;
- Kontraktimi;
- Dhënia e fondeve;
- Koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave.
Trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes janë të detajuara në Udhëzimet për të aplikuarit e thirrjes publike.
Do të konsiderohen për mbështetje vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të kësaj thirrje.
Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen nga zyrtari kontaktues Durim Biqkaj në numrin kontaktues tel: +38345-216-970 gjatë ditëve të punës në orar prej orës 08:00h-16:00h.