
Përshkrimi
Mbështetur në nenin:12, paragrafi 1-6, të Rregullores Minisrisë së Financave të Republikës së Kosovës nr: 04/2017, mbi financimin publik të OJQ-ve, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shpall:
THIRRJE PUBLIKE
PËR MBËSHTETJE FINANCIARE PUBLIKE TË PROJEKTEVE TË OJQ-ve
1 Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale u bënë thirrje të gjitha organizatave jo qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës programi i të cilave është i fokusuar në fushën sociale se mund të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribojnë në përmirësimin e mirëqenies sociale të qytetarëve.
2 Organizatat Joqeveritare (OJQ), në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projekt programet e veta për fushat prioritare si në vijim:
- Promovimi dhe përkrahja e aktiviteteve të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e gjendjes sociale të familjeve me gjendje të rëndë ekonomiko-sociale
- Lehtësimin e gjendjes së kategorive të personave me nevoja të veçanta
- Ofrimi i shërbimeve dhe mbrojtja e kategorive të personave në nevojë të cilët janë të organizuar në shoqata të ndryshme.
Organizatat joqeveritare mund të aplikojnë me projekte të cilat do të ndikojnë në përmirsimin e gjendjes sociale të qytetarëve me gjendje të rëndë ekonomiko-sociale dhe kategorive të ndryshme të personave në nevojë si:
- Projekte të dedikuara në organizimin e aftësimit profesoinal të kategorive të personave me nevoja të veçanta dhe risocializimit të tyre.
- Projekteve të cilat parashohin mbrojtjen e kategorive të cilat iu kanë nënshtruar dhunës apo rreziqeve të ndryshme.
- Projekteve të cilat parashohin ndihmë për krijimin e kushteve normale dhe rekreacion për persona të verbër, të shurdhër dhe persona me nevoja të veçanta.
Kriteret e përgjithshme për të marr pjesë në thirrje publike me projekt propozime.
Dokumentet kryesore të cilat Ofruesi i mbështetjes financiare do të kërkojë të dorëzohen nga OJQ përfshijnë:
- Certifikatën e regjistrimit të OJQ-së (obligative)
- Certifikatën e numrit fiskal (obligative)
- Vërtetimin mbi kryerjen e të gjitha detyrimeve tatimore i cili duhet t'i dorzohet komisionit vlerësues para publikimit të rezultateve përfundimtare.
- Të ketë dorzuar projekt-propozimin të plotësuar në formatin e aplikacionit sipas kërkesave të thirrjes publike (obligative)
- Të ketë dorzuar propozimin e buxhetit në formatin sipas kërkesës së thirrjes dhe të plotsuar në tërësi (obligative)
- Deklaratë e nënshkruar se për të njejtin projekt nuk është pranuar financim i dyfisht nga burimet tjera (obligative)
- Deklaratë se OJQ ka përgaditur dhe dorëzuar pasqyra financiare vjetore
- Një deklaratë me të cilën tregon se i ka përmbushur detyrimet nga mbështetja financiare publike e mëhershme
- Të dorëzoj deklaratat e partneritetit në rastet kur propozohet implementimi i projekteve në partneritet.
- Të dorzohet CV e menaxherit të projektit
- Të dorëzoj dëshmi të implementimit të projekteve /programeve të ngjashme/
3 Vlera totale financiare e planifikuar e thirrjes publike është: 25.000 € / njëzetepesëmijëeuro
Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për një projekt individual është: 1.000 € /një mijë euro, ndërsa shuma maksimale për një projekt është: 10.000 € /dhjetë mijë euro/
4 Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve /projekteve është: 15 ditë pune nga dita e publikimit të thirrjes publike. Prej: 28.03.2022 gjerë më: 19.04.2021.
5 OJQ-te mund të aplikojnë më së shumti me 3 / tre/ projekte, në kuadër të kësaj thirrje, por vetëm 2 projekte për secilën nga fushat prioritare, sipas thirrjes. Periudha e zbatimit të projektit është prej: 1 deri në 8 muaj e më së largu deri më: 31.12.2022. E njejta OJQ mund të jetë partnere në disa projekte në fushat prioritare të thirrjes.
Të drejtë aplikimi me projekte kanë të gjitha OJQ-te që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave Joqeveritare në Republikën e Kosovës dhe të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës së paku një vit para datës së publikimit të thirrjes publike. OJQ-te aplikuese duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në sferën sociale, OJQ-të, duhet po ashtu të kenë kryer transakcionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislacionit për OJQe në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ofruesit të mbështetjes financiare dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes financiare publike.
Para nënshkrimit të kontratës OJQ duhet të paraqesë prova se personi përgjegjës në OJQ dhe menaxheri i projektit nuk janë nën hetime për vepra penale si dhe prova se OJQ ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve.
Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë të cilët së bashku me udhëzimet për aplikantët janë në dispozicion në faqen e internetit të ofruesit të mbështetjes financiare në adresën: kk.rks-gov.net/gjilan/
6 Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen me postë ose personalisht në adresën: Qendra për shërbim të qytetarëve - ish Bankosi nr: 1 Komuna e Gjilanit.
Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve vlersimit të aplikacioneve, kontraktimi dhe dhënja e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave trajtimi i dokumenteve dhe kalendarin tregues i zbatimit të thirrjes janë të detajuara në Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike. Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.
7 Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike duke dërguar e-mail në adresën: kk.rks-gov.net/gjilan/