
Përshkrimi
DREJTORIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT
Bazuar në Rregulloren e Ministrisë së Financave Nr.: 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, dhe në Rregulloren së Komunës së Gjilanit për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve Nr.016-126422, dt.29.12.2016, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport Gjilan shpall:
THIRRJE PUBLIKE
Për mbështetje financiare publike të Individëve dhe OJQ-ve në projektet me aktivitete kulturore, sportive, dhe rinore në Komunën e Gjilanit
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Komunës së Gjilanit, u bënë thirrje Individëve dhe organizatave të regjistruara si OJQ në Republikën e Kosovës, programi i të cilëve është i fokusuar në Komunën e Gjilanit, që të aplikojnë për mbështetje financiare për projekt-propozimet të cilët përmbushin objektivat e përgjithshme si në vijim:
- Promovimin e artit përmes pasurimit, diversifikimit, dhe rritjes së cilësisë së jetës kulturore
- Nxitin vullnetarizmin dhe pjesëmarrjen aktive të të rinjve në jetën kulturore;
- Fuqizimi i koordinimit dhe partneritetit ndërmjet institucioneve të kulturës dhe shoqërisë civile;
Të drejtë aplikimi me projekt-propozime në këtë thirrje publike kanë OJQ-të dhe Individët që dëshmojnë se veprojnë në Komunën e Gjilanit dhe realizojnë aktivitetet e tyre në Komunën e Gjilanit.
OJQ-të dhe Individët mund të aplikojnë vetëm në njërën nga kategoritë në vijim:
- Mbështetje për projektet e aktiviteteve të Kalendarit Vjetor 2022;
- Projekte artistike, krijuese të të gjitha formave;
- Projekte në fushën e sportit, të të gjitha disiplinave;
- Projekte rinore;
OJQ-të dhe Individët mund të aplikojnë me më së shumti 1 projekt-propozim në një nga katër kategoritë (kategoria 1, 2, 3 dhe 4) të kësaj thirrje publike. Katër kategoritë e caktuara më sipër janë shtjelluar më poshtë, duke zbërthyer synimet dhe aktivitetet përkatëse, fushëveprimin, kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për aplikuesit, si dhe shkallën maksimale dhe minimale të mbështetjes.
Vlerësimi i projekt-propozimeve do të zhvillohet në dy faza;
Faza I: Vlerësimi administrativ, që identifikon nëse aplikuesi ka ofruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në përputhje me kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara me këtë thirrje publike për kategoritë përkatëse. Plotësimi i dokumentacionit pas afatit të aplikimit, përkatësisht gjatë periudhës së vlerësimit apo afatit të ankesave, nuk është i mundshëm.
Faza II: Vlerësimi i përmbajtjes:
- Nëse aplikuesi është i profilizuar në fushën përkatëse me atë projekt që aplikon;
- Nëse aplikuesi ka paraparë respektimin e parimeve të qeverisjes së mirë në zbatimin e projekt propozimit të paraqitur në këtë thirrje publike;
- Nëse aplikuesi posedon kapacitete profesionale dhe teknike për të zbatuar aktivitetet e planifikuara të projekt-propozimit;
- Nëse është përcaktuar ekipi i projekt-propozimit dhe detyrimet e anëtarëve të ekipit;
- Nëse projekt-propozimi përputhet me fushëveprimin e kësaj thirrje publike;
- Nëse projekt-propozimi kontribuon në përmbushjen e objektivave të përcaktuara me këtë thirrje publike për kategoritë përkatëse;
- Nëse aktivitetet e projekt-propozimit janë të qarta, të arsyeshme, të kuptueshme dhe të zbatueshme;
- Nëse kostot e projekt-propozimit janë reale karshi rezultateve specifike dhe kohëzgjatjes së pritshme të projekt-propozimit;
- Nëse kostot e projekt-propozimit janë në përputhje me aktivitetet e planifikuara të projekt propozimit;
Në rast të dështimit për të përmbushur ndonjërin nga kriteret e përgjithshme apo të veçanta të përcaktuara me këtë thirrje publike për kategoritë përkatëse, aplikacioni do të konsiderohet i pa kompletuar dhe si i tillë nuk do të kualifikohet për mbështetje financiare.
Aplikimi:
Të gjitha detajet e aplikimit duhet të lexohen në formularin: Udhëzimet për Aplikantët, i cili është publikuar në kuadër të kësaj thirrje.
Afati për aplikim:
Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projekt-propozimet që janë pranuar brenda afatit të paraparë, të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara me këtë thirrje publike. Afati i fundit për aplikim është 15 ditë pune nga dita e shpalljes së kësaj thirrje publike dhe përfundon me datën: 29 prill 2022, në ora 16:00.
Më shumë informacione rreth thirrjes publike: Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar pyetjet e mundshme jo më pak se 8 ditë para përfundimit të thirrjes për aplikim.
E-mail: dkrs.gjilan@rks-gov.net;
Per me shume info per thirrjen kliko ne linkun apliko tani.