Thirrje për mbështetje për projektet kulturore për Individ

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Publikuar më
11/11/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Kriteret
Individë

Përshkrimi

Prishtinë, 10/11/2020

Thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për projektet kulturore – artistike për Individ nga Fondi i Rimëkëmbjes Ekonomike sipas Vendimit Nr.10/33, datë 28.09.2020 , të nxjerrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Kulturës i fton  artistët e pavarur - Individë , të cilët janë të  fokusuar në fushën e kulturës që të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet-idetë me karakter:

  • Profesional, të cilat me kualitetin e tyre formal dhe përmbajtësor i respekojnë standartet krijuese europiane dhe botërore;
  • Promovues, të cilat kanë për qëllim paraqitjen dhe integrimin e artistëve vendor;
  • Stimulues, të cilat kanë për qëllim evidentimin e talenteve të reja me ide të veçanta kreative;
  • Tradicional, përmes të cilave do të promovohen vlerat kulturore;
  • Inovativ dhe kreativ, të cilat me formën, përmbajtjen, frymën dhe mënyrën e realizimit të tyre paraqesin risi për ambientin krijues;
  • Kritik, të cilat me formën dhe përmbajtjen e tyre nxisin debat dhe diversitet artisitik;
  • Projektet lidhur me politikën e diversitetit kulturor.

Projketet që mund të përfitojnë nga fondi emergjent për rimëkëmbje ekonomike duhet të jenë në fushat:

  • Artizanat (bizhuteri, metale, tekstile, etj.) –
  • Vallëzimi (valltarë, koreografë; balet, hip-hop, xhaz, tap, etj.)
  • Dizajni (modë, grafike, industriale, objekte, të gjitha format e arkitekturës, etj.)
  • Filmi (animacion, dokumentar, episodik, eksperimental, narrativ, etj.) –
  • Media (teknologji informative, estetikë, tregimit të historive dhe kulturave dixhitale, etj.)
  • Muzikë (kompozitorë, muzikantë; klasik, bashkëkohor, eksperimental, folk, instrumental, xhaz, pop, etj.) –
  • Teatër & Performanca (regjia, eksperimenti, monodrama, shkrimi i dramës, kukulla, shfaqja taktike, etj.) –
  • Arte Tradicionale (punë në lidhje me vazhdimësinë dhe evolucionin e një tradite dhe / ose trashëgimie kulturore si vallëzimi kulturor, muzika kulturore, shprehja gojore dhe zanatet tradicionale, etj.) –
  • Arti Vizual (instalacion, pikturë, performancë arti, fotografi, skulpturë, art zanor, video, grafikë, etj.
  • Shkrim (letërsi artistike, poezi, letërsi për fëmijë, kritikë, romane grafike, gazetari, shkrim arti, etj.)

Individët, në përputhje me këtë ftesë publike mund të aplikojnë me projekte e tyre për promovimin e kulturës, në fushat: kinematografi, teatër, muzikë, arte vizuele, industri kreative, diversitet kulturor, diplomaci kulturore, shkrim.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 15 ditë dhe përfundon me datën 25 Nëntor 2020, në ora 16:00. Aplikacionet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të pranohen.

Kriteret e përgjithshme për Individët:

  • Të jenë shtetas/e, ose banor/e rezident/e në Kosovë  -
  • Të jenë të moshës madhore;
  • të kenë kryer të gjitha detyrimet nga mbështetja financiare paraprake, nëse kanë përfituar nga burimet publike të financimit;
  • Të dëshmojnë krijimtarinë dhe veprimtarinë artistike para pandemisë  -
  • Të dëshmoj se është taksa pagues i rregullt –
  • Para nënshkrimit të kontratës të dëshmojë që nuk është nën hetime –

Në rast të dështimit për të përmbushur ndonjërin nga kriteret specifike, aplikacioni do të konsiderohet i pa kompletuar dhe si i tillë nuk do të kualifikohet për mbështetje financiare.

Kriteret e vlerësimit:

Me rastin e vlerësimit të projekt-propozimeve, Komisioni do të vlerësojë me sa vijon:

  • a posedon aplikuesi, kapacitete profesionale për të kryer aktivitetet e planifikuara të projektit;
  • a është i përcaktuar ekipi i projektit dhe detyrimet e anëtarëve të ekipit?
  • sa relevant është projekt-propozimi për qëllimet dhe fushat e ftesës publike (a ndërlidhet projekti me aktivitetet e parapara me politikat e fushës, të cilat i mbulon ftesa publike?
  • a janë objektivat e projektit të përcaktuara në mënyrë të qartë dhe realisht të arritshme?
  • a janë aktivitetet e projektit /  të qarta, të arsyeshme, të kuptueshme dhe të zbatueshme?
  • a janë kostot e projektit/reale në lidhje me rezultatet specifike dhe kohëzgjatjen e pritshme të projektit?
  • a janë kostot e projektit në përputhje me aktivitetet e planifikuara të projektit?

Individët mund të aplikojnë vetëm me një (1) projekt në kuadër të kësaj ftese publike.

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë Individët që dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushën e promovimit të kulturës. Individët duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislaconit në fuqi, në përputhje me rregullat e kontabilitetit, si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ofruesit të mbështetjes financiare dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes financiare publike.

Para nënshkrimit të kontratës, Individi duhet të paraqesin prova se personi përgjegjës nuk është nën hetime për vepra penale.

Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në ueb-faqen e MKRS-së: www.mkrs-ks.org.

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen personalisht ose me postë, në dy kopje fizike (të shtypur), një për Arkivin e MKRS-së dhe një për Departamentin e Kulturës, në adresën e mëposhtme:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Sheshi Nëna Terezë; Zyra e Arkivës, Nr. 22; 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës,

Aplikacionet personalisht mund të dorëzohen edhe  në zyrën e MKRS-së në Prizren.

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë ftesë publike, të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të ftesës publike.

Të gjitha çështjet që lidhen me ftesën publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: tylaj.shilek@rks-gov.net dhe dafina.rehxepi@rks-gov.net

Shpallja e plotë.