Thirrje për mbështetje OJQ dhe individë: Kulturë, Sport, Rini

50x50 gjilan komuna
Komuna Gjilan
Publikuar
14/02/2022
Skadon
04/03/2022
Lokacioni
Gjilan
Kategoria
Lloji
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Individë, Organizatat Jo-Qeveritare

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Bazuar në Rregulloren e Ministrisë së Financave Nr.: 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe  procedurat e financimit publik të OJQ-ve, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport shpall: 

THIRRJE PUBLIKE 

Për mbështetje financiare publike të individëve dhe OJQ-ve në projektet me aktivitete  kulturore, sportive, dhe rinore në Komunën e Gjilanit 

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Komunës së Gjilanit, u bënë thirrje individëve dhe organizatave të regjistruara si OJQ në Republikën e Kosovës, programi i të cilëve është i fokusuar  në fushën e kulturës, rinisë, dhe sportit, që të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet/programet me karakter:  

  • Aktivitetet e kalendarit vjetor, të publikuar në kuadër të kësaj thirrje.
  • Artistik/ krijues, të të gjitha formave artistike
  • Sportiv, të të gjitha disiplinave
  • Rinor

Të gjitha detajet e aplikimit duhet të lexohen në formularin e udhëzimeve, i cili është publikuar  në kuadër të kësaj thirrje. 

Afati i fundit për dorëzimin e projekt-propozimeve është më: 04.03.2022, ora 16:00

Shpalljet e ngjashme