Thirrje për mbështetje: Mbrojtja e të drejtave gjuhësore

64x64 kosovo logo 150x150 1
Zyra e Komisionerit për Gjuhët
Publikuar më
23/10/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Kriteret
Organizata Jo-Qeveritare

Përshkrimi

Thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike të projekteve/programeve të OJQ-ve në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore

Zyra e Komisionerit për gjuhët iu bënë thirrje të gjitha organizatave jo-qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës kanë aktivitete fushën e të drejtave gjuhësore të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore.

OJQ-të në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre për fushat prioritare në vijim:

    1. Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave gjuhësore dhe forcimi i partneritetit dhe bashkëpunimit të Organizatave Jo-Qeveritare me aktorët e tjerë, në veçanti me institucionet qeveritare
    2. Monitorimi i zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve nëpër institucionet nën jurisdikcionin e ZKGJ-së dhe mbështetja e institucioneve në përputhshmërinë me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
    3. Mbrojtja e gjuhëve të pakicave, gjuha e të cilëve nuk ka statusin e gjuhëve zyrtare dhe promovimi i mësimit të gjuhëve të rrethit.
  1. Organizatat jo- qeveritare mund të aplikojnë me projekte që kontribuojnë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore përmes aktiviteteve si më poshtë:
  • Aktivitete që synojnë avancimin e politikave qeveritare në fushën e mbrojtjes së të drejtave gjuhësore;
  • Aktivitete monitorimi dhe trajnimi të stafit të institucioneve lokale dhe qendrore për përmirësimin e njohurive dhe zhvillimin e aftësive të zyrtarëve komunalë në mësimin e gjuhëve zyrtare;
  • Aktivitetet që synojnë nxitjen e komunikimit të OJQ-ve me publikun dhe institucionet, me fokus në informimin e publikut për të drejtat gjuhësore;
  • Aktivitete që synojnë adresimin e problemeve specifike të të drejtave gjuhësore dhe shkeljes së tyre;
  • Aktivitete në avancimin e politikave gjuhësore në sektorë të caktuar të politikave prioritare qeveritare duke përfshirë, arsimin, politikat sociale, shëndetësinë, drejtësinë, shërbimet publike
  • Përdorimi i teknologjive të reja të rrjeteve sociale që ndihmojnë zbatimin e
  1. Vlera totale e planifikuar e thirrjes është 30.000 euro.

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të ndahet për çdo projekt individual është 600 euro ndërsa shuma maksimale për një projekt është 10.000 euro.

  1. Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune dhe përfundon me datën 13.11. 2020., deri në orën 16h.
  2. OJQ-të mund të aplikojnë me më së shumti me dy (2) projekte në kuadër të kësaj thirrjeje, por vetëm me një (1) projekt për secilën nga fushat prioritare sipas thirrjes. Periudha e zbatimit të projektit është deri në 9 muaj. E njëjta OJQ mund të jetë partnere në disa projekte në fushat prioritare të thirrjes.

Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo- Qeveritare në Republikën e Kosovës së paku një vit para datës së publikimit të thirrjes publike. OJQ-të aplikuese duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës përmbanë aktivitete në fushën e të drejtave të gjuhëve. OJQ-të duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislaconit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit, si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ofruesit të mbështetjes financiare dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes fiannciare publike.

Para nënshkrimit të kontratës, OJQ-ja fituese duhet të paraqesë prova se personi përgjegjës në OJQ dhe menaxheri i projektit nuk janë nën hetime për vepra penale, si dhe prova se OJQ-ja ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatatimeve të papaguara, nëse është e aplikueshme.

  1. Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për aplikuesit janë në dispozicion në faqen e internetit të Zyrës së Komisionerit për gjuhët (web faqja: http://www.komisioneri-ks.org dhe kryeministri-ks.net

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen me postë ose personalisht, në adresën e mëposhtme:

ZYRA E KRYEMINISTRIT/ZYRA E KOMISIONERIT PËR GJUHËT
NDËRTESA E QEVERISË; ZYRA 605A, SHESHI “NËNA TEREZE”
10000, PRISHTINË

Në “Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike”, janë të detajuara: Procesi i pranimit, hapjes, shqyrtimit dhe vlerësimit të aplikacioneve; Kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave; si dhe trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes.

Do të merren parasysh për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, si dhe janë dërguar me postë brenda afatit të cekur në thirrje dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara në thirrjen publike.

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: zkgj.kpj@gmail.com ose ivana.pavlovic@rks-gov.net

Listime të ngjashme