
Përshkrimi
THIRRJA PËR NGRITJEN E KAPACITETEVE PROFESIONALE TË PROFESIONISTËVE TË RINJ NËPËRMJET MBËSHTETJES FINANCIARE STUDIMORE NË FUSHËN E KULTURËS, TRASHËGIMISË KULTURORE DHE SPORTIT PËR VITIN 2022
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) renditë për vitin 2022 ndër prioritet programore ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe zhvillimin e kuadrove në fushat të kulturës, trashëgimisë kulturore dhe sportit. Theks të veçantë ka edukimin artistik të të rinjve, mbështetjen e hulumtimeve, kërkimeve dhe prezentimeve në fushën e trashëgimisë kulturore, dhe edukimin profesional në fushën e menaxhimit dhe mjekësisë sportive.
Të drejtë aplikimi në thirrjen publike për mbështetje financiare studimore kanë individët që dëshmojnë se programi studimor është i profilizuar në fushat specifike të kulturës, trashëgimisë kulturore dhe sportit siç janë të elaboruara më poshtë në kategoritë e thirrjes. Individët mund të aplikojnë në njërën nga kategoritë në vijim:
- Mbështjetje financiare për studime në fushën e kulturës,
- Mbështjetje financiare për studime në fushën e trashëgimisë kulturore,
- Mbështjetje financiare për studime në sport.
Prioritet për mbështetje do të kenë programet e specializuara në Master dhe Doktoraturë, por do të mbështeten edhe programet Bachelor.
Tre kategoritë e listuara më sipër janë të elaboruara në vijim duke zbërthyer synimet, profilet, kriteret e përgjithshme, periudhën e mbështetjes, si dhe shkallën maksimale të mbështetjes.
Vlerësimi i aplikimeve:
Vlerësimi administrativ, që identifikon nëse aplikuesi ka ofruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në përputhje me kriteret e përgjithshme të përcaktuara me këtë thirrje publike për kategoritë përkatëse. Plotësimi i dokumentacionit pas afatit të aplikimit, përkatësisht gjatë periudhës së vlerësimit apo afatit të ankesave, nuk është i mundshëm.
Vlerësimi përmbajtësor, që vlerëson:
- Nëse aplikuesi është student i fushës së kulturës, trashëgimisë kulturore ose sportit;
- Nëse aplikimi përputhet me fushëveprimin e kësaj thirrjeje publike;
- Nëse aplikimi kontribuon në përmbushjen e objektivave të përcaktuara me këtë thirrje publike për kategoritë përkatëse;
- Nëse kostot e aplikimit janë përbrenda shumave të përcaktuara me këtë thirrje.
Në rast të dështimit për të përmbushur ndonjërin nga kriteret e përgjithshme të përcaktuata me këtë thirrje publike për kategoritë përkatëse, aplikacioni do të konsiderohet i pa kompletuar dhe si i tillë nuk do të kualifikohet për mbështetje financiare.
Dokumentet e nevojshme të aplikimit
Dokumentet e nevojshme të aplikimit duhet të jenë të radhitura saktësisht sipas kërkesës. Nuk ka nevojë të bashkangjiten dokumente shtesë të cilat nuk kërkohen me ftesë. Aplikimeve të cilave iu mungon ndonjë dokument nga kjo listë, do të eliminohen nga shqyrtimi i mëtejmë i dosjes.
Aplikimi i individëve do të konsiderohet i plotë nëse përmban të gjitha format e aplikimit dhe anekset e detyrueshme siç kërkohet në thirrje publike dhe dokumentacionin e thirrjes si në vijim:
- Formularin e aplikimit (të plotësuar dhe nënshkruar);
- Formularin e deklaratës për mungesë të financimit të dyfishtë (të plotësuar dhe nënshkruar);
- Formularin e propozim buxhetit (të plotësuar dhe nënshkruar);
- Kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës së Republikës së Kosovës;
- Konfirmimin mbi llogarinë bankare të lëshuar nga banka përkatëse;
- CV-në, në njërën prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës;
- Kopjen e noterizuar të diplomës së shkollës së mesme, kopjen e noterizuar të vendimit për nostrifikimin e diplomës (nëse është diplomë e huaj), si dhe përkthimin zyrtar të diplomës nëse nuk është në ndonjërën prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (vetëm për studentët e regjistruar në nivelin Bachelor);
- Kopjen e noterizuar të diplomës së studimeve themelore, kopjen e noterizuar të vendimit për nostrifikimin e diplomës (nëse është diplomë e huaj), si dhe përkthimin zyrtar të diplomës nëse nuk është në ndonjërën prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (vetëm për studentët e regjistruar në nivelin Master);
- Kopjen e noterizuar të diplomës së nivelit Master, kopjen e noterizuar të vendimit për nostrifikimin e diplomës (nëse është diplomë e huaj), si dhe përkthimin zyrtar të saj nëse nuk është në ndonjërën prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (vetëm për studentët e regjistruar në nivelin e Doktoratës);
- Dëshmi për pranimin/regjistrimin në programin studimor të lëshuar nga fakulteti përkatës, të nënshkruar, vulosur, dhe të përkthyer nga zyrtarë të autorizuar, në njërën prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (vetëm për studentët që janë pranuar në vitin e parë të studimeve në fakulteti përkatës);
- Dëshmi për vijueshmërinë e studimeve në programin studimor të lëshuar nga fakulteti përkatës, të nënshkruar, vulosur, dhe të përkthyer nga zyrtarë të autorizuar, në njërën prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (vetëm për studentët që tanimë vijojnë studimet në fakultetin përkatës);
- Transkriptin e notave të vitit/eve paraprake të programit studimor për të cilin individi po aplikon për financim, të nënshkruar, vulosur, dhe të përkthyer nga zyrtarë të autorizuar, në njërën prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (vetëm për studentët që tanimë vijojnë studimet në fakultetin përkatës, nëse aplikohet);
- Programin e studimeve të lëshuar nga fakulteti përkatës, të nënshkruar, të vulosur dhe të përkthyer nga zyrtarë të autorizuar, në njërën prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës;
- Raportin narrativ / financiar në lidhje me mbështetjen financiare paraprake nga fondet publike të RKS (vetëm për studentët të cilët kanë fituar mbështetje financiare studimore për të njejtin program të studimeve për vitin/et paraprake);
- Konfirmimin nga ofruesi i mbështetjes financiare paraprake nga fondet publike të RKS, të nënshkruar dhe të vulosur, në lidhje me kryerjen e të gjitha detyrimeve kontraktuale nga përfituesi (vetëm për studentët të cilët kanë fituar mbështetje financiare studimore për të njejtin program të studimeve për vitin/et paraprake);
- CD ose USB me të gjitha dokumentet e kërkuara nga lista në trajtë PDF.
Shuma totale:
Vlera totale e planifikuar e thirrje për mbështetje financiare studimore është 300,000.00 Euro.
Afati për aplikim:
Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm aplikimet që janë pranuar brenda afatit të paraparë, të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara me këtë thirrje publike. Afati i fundit për aplikim është data 17 Qershor 2022.
Më shumë informacione rreth thirrje publikes:
Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike për mbështetjen financiare studimore mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën:
jehona.shyti@rks gov.net; vjollca.aliu@rks-gov.net; fikret.shatri@rks-gov.net.