Thirrje për Kulturë TQP Dodona

Komuna Prishtinë
Publikuar
22/04/2022
Skadon
20/05/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Organizatat Jo-Qeveritare, Bizneset

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Drejtoria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, në bazë të rregullores për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës si dhe në bazë të rregullores MF- NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të, hapë

THIRRJE PUBLIKE

Për të gjitha organizatat joqeveritare, bizneset të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar e fushën e kulturës, të aplikojnë për mbështetje financiare në thirrjen e parë publike të Fazës I-rë 2022 me projektpropozimet për prodhimin e shfaqjeve teatrore, për TEATRIN PËR FËMIJË dhe për SKENËN E MBRËMJES, për repertorin e TQP Dodona.

1.    OJQ-të dhe bizneset, në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projektpropozimet për prodhimin e shfaqjeve teatrore si më poshtë:

  • Komedi – SKENA E MBRËMJES;
  • Dramatizim/adaptim – SKENA E MBRËMJES;
  • Dramë – SKENA E MBRËMJES;
  • Solo performancë/ monodramë/ stand-up comedy  – SKENA E MBRËMJES;
  • Shfaqje për fëmijë (mund të jetë shfaqje vetëm me kukulla, vetëm me aktorë në skenë, apo edhe e kombinuar) - TEATRI PËR FËMIJË.

Lista e dokumenteve që duhet të dorëzohen në këtë thirrje publike

Për shfaqjet e propozuara sipas pikës 1:

  • Biografia e autorit/es;
  • Deklarata e autorit/es (që ia jep të drejtën aplikantit për të konkurruar me dramën/veprën e autorit përkatës);
  • Sinopsisi i dramës;
  • Një pjesë e dramës (p.sh. 10 faqet e para);
  • Biografia e regjisorit/es;
  • Koncepti regjisorial;
  • Biografi të anëtarëve tjerë të ekipit kreativ (nëse janë përzgjedhur);

Për Ojq-të:

  • Çertifikata e regjistrimit të OJQ-së;
  • Çertifikata e nr. fiskal;
  • Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të OJQ-së (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
  • Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të OJq-së.
  • Dëshmia që përfaqësuesit të Ojq-së nuk është nën hetime;

Për Biznese:

  • Çertifikata e Biznesit(me Numër Unik Identifikues nga ARBK);
  • Vërtetimi/Konfirmimi  i  llogarisë  bankare  të  Biznesit  (nuk  pranohet kopje e kartelës bankare);
  • Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të Biznesit;
  • Dëshmia që përfaqësuesit të Biznesit nuk është nën hetime;

2. Vlera e përgjithshme e planifikuar për këtë thirrje është 50,000.00€ (Euro). Shuma maksimale për një projekt është 16,000.00€ (euro).

Afati për dorëzimin e propozimeve është nga dt. 22.04.2022 deri më 20.05.2022.

Periudha e zbatimit të projektit është deri më 31.12.2022.

3. Kriteret për pjesëmarrje në thirrjen publike të subvencioneve për kulturë:

  • Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të dhe bizneset të cilat janë të regjistruara në Republikën e Kosovës;
  • OJQ-të dhe bizneset të cilat veprojnë në Komunën e Prishtinës dhe realizojnë aktivitetin e tyre në Komunën e Prishtinës;
  • OJQ-të dhe bizneset mund të subvencionohen vetëm një herë brenda vitit nga Komuna e Prishtinës;
  • OJQ-të dhe bizneset, të cilët nuk kanë përmbyllë raportin e subvencioneve të viteve paraprake nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga subvencionet e Komunës së Prishtinës në këtë thirrje;
  • Të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete; dhe të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës;
  • OJQ-të dhe bizneset mund të aplikojnë për subvencione vetëm për prodhimin e njërës nga shfaqjet sipas pikës 1, nën a, b, c, d apo e.
  • Për të gjitha projekt propozimet për shfaqjet, duhet të planifikohen edhe aktorët rezidentë të TQP Dodona;
  • OJQ-të dhe bizneset nuk mund të përfitojnë me dy ose më shumë projekte nga subvencionet e Komunës së Prishtinës brenda një viti, qoftë edhe në kategori të ndryshme.
  • Si  dhe  kufizimet  e  parapara  me  rregulloren për  subvencione  në  Komunën  ePrishtinës.

4.   Propozimet   dhe   dokumentet   e   kompletuara   duhet   të   dorëzohen   vetëm   përmes aplikacionit  online,  në  dispozicion  në  faqen  e  internetit  të  Komunës  së  Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/

Aplikacionet, të cilat nuk e kanë dokumentacionin e kompletuar do të diskualifikohen. Dokumentet  nuk  pranohen  pas  mbylljes  së  thirrjes  publike.  Ngarkimi  i  dokumentit  të gabuar ose jo të skanuar mirë, me pamje jo të qartë konsiderohet si mungesë e dokumentit. Nuk do të pranohet ndryshimi i subjektit të aplikantit nga individ në OJQ apo biznes, apo cilindo variant tjetër, pas përfundimit të aplikimit. E njëjta vlejnë edhe për ndryshim të xhirollogarisë.

Të  gjithë  aplikantët  të  cilët  kanë  ndërruar  të  dhënat  e  tyre  duhet  të  sigurohen  që  t’i përditësojnë  informatat  e  tyre  në  sistem  gjatë  periudhës  së  afatit  të  aplikimit  për subvencione .

Do  të  konsiderohen  për  mbështetje  financiare  vetëm  projektet  që  janë  pranuar  brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes publike.

Procesi  i  pranimit,  hapjes  dhe  shqyrtimit  të  aplikacioneve,  vlerësimit  të  aplikacioneve, kontraktimi,  dhënia  e  fondeve,  koha  dhe  mënyra  e  parashtrimit  të ankesave,  trajtimi  i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara në  Rregulloren për subvencione.

Të  gjitha  çështjet  që  lidhen  me  thirrjen  publike  mund  të  sqarohen  vetëm  në  mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net, dhe në numrin e telefonit  +383 38226417.  Pyetjet mund të bëhet deri me dt. 10.05.2022.

Afati  për  dorëzimin  e  propozimeve  është  deri  më 20.05.2022  përmes  aplikacionit  online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës   http://krs.prishtinaonline.com/ .

Për ndihmë shtesë lidhur me mënyrën e aplikimit ju lutem klikoni në vegzën https://www.youtube.com/watch?v=yZezaoKdi4E