Thirrje për kompani hulumtuese

KGVK e1639652178661
Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës
Publikuar
11/02/2022
Skadon
27/02/2022
Lokacioni
Kosovë
Kategoria
Lloji
Tendera  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Termat e referencës

Kompani hulumtuese

Zbatuar nga:  Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës

Mbështetur nga: Reactor – Research in Action

Personi kontaktues: Bajramshahe Jetullahu, Drejtore Ekzekutive

Historiku

Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës është një organizatë jo-qeveritare e themeluar në vitin 2006 nga Bajramshahe Jetullahu. Znj. Jetullahu duke parë pozitën e grave në Kosovë dhe në veçanti grave të verbëra të cilat nuk gëzojnë përkrahje në shoqëri, e ka parë si të domosdoshme themelimin e një organizate e cila do të mbrojë të drejtat e grave të verbëra dhe do të kujdeset që kjo kategori e personave, përmes aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme dhe me bashkëpuntorët tanë, të gëzojnë të drejtat e garantuara me ligje dhe të bëhet inkuadrimi i tyre në shoqërinë tonë.

Që nga viti 2006, Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës ka arritur suksese të mëdha. Ne kemi arritur që të thyejm barriera të ndryshme qëtë nga ato ku familjet kanë hezituar të dalin në publik me një përson të verbër për shkak të problemit të tij/saj shëndetësor deri tek socializimi i tyre në shoqëri.

Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës gjatë këtyre viteve punë ka realizuar projekte të ndryshme si përshembull: Orientimi i përsonave të verbër në hapsirë dhe orientimi i përsonave të verbër në objekte, trajnime psikologjike, zbutjen e analfabetizmit, fuqizimin ekonomik të gruas së verbër përmes trajnimeve artizanale, projekte avokuese dhe lobuese për të drejtat e përsonave të verbër

Rreth thirrjes:

Respektimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuar dhe respektimi i ligjeve në fuqi duhet të jetë prioritet i institucioneve të Republikes së Kosovës. Institucionet tona duhet të shërbejnë si shembull për qytetarët por, fatkeqesisht nuk gjendet mbështetje adekuate në respektimin dhe avansimin e të drejtave për këtë kategori të shoqërisë. Madje, në disa raste kemi gjetur edhe shkelje ligjore nga vetë ligjvënësit.

Për periudhën Janar 2022 deri 23 Janar 2023, KGVK-ja është përkrahur financiarisht nga Reactor – Research in Action në kuadër të projektit ” Integrating the perspectives of diverse blind and visually impaired Women and men in Kosovo's EU Accession Process”. Ndikimi I parashikuar përmes këtij projekti është ndikimi në reformën dhe programet e politikave të financuara nga qeveria, avokim dhe ngritje e kapaciteteve te institucioneve permes takimeve që do të zhvillohen në të ardhmen.

Rezultati i pritur është: Shërbime më cilësore për personat e verbër dhe me të pamë të dobësuar në Republikën e Kosovës, avokimi dhe lobimi tek institucionet e Republikes së Kosovës për permirsimin e ligjeve dhe kushteve për komunitetin e personave të verbër dhe me të pame të dobësuar. Rezultat i parashikuar është që KGVK-ja dhe antarët e saj të jenë më të angazhuar në avokim dhe lobim për të drejtat që u garantohen sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare në fuqi.

Për të arritur këto rezultate, KGVK kërkon një Kompani hulumtuese që: 1) bashkëpunon me KGVK-në dhe anëtaret e saj për të ofruar mbështetjen profesionale për një hulumtim tre mujor I cili parashihet në kuadër të këtij projekti 2) Përpunimin e të dhënave dhe raportin me të gjeturat e hulumtimit.

Përgjegjësitë

Kompania hulumtuese, në konsultim të ngushtë me KGVK-në, do të zhvillojë hulumtimin në përputhje me strategjinë e organizatës për vitin 2022-2026. Në këtë hulumtim do të përfshihen njëqind (100) gra dhe vajza të verbëra dhe me të pamë të dobësuar dhe fokus të veçant do ti kushtohet edukimit, arsimimit dhe zbatimit të ligjeve në fuqi karshi grave dhe vajzave të verbëra dhe me të pamë të dobësuar.

Pas përfundimit të hulumtimit, përpunimit të dhënave dhe raportin me të gjeturat të hulumtimit, KGVK-ja do ta përdor këtë raport së bashku me strategjinë e organizatës për vitin 2022-2026 për avokim dhe lobim tek institucionet përkatëse.

Detyrat

  • Hulumtimi për 100 gra dhe vajza të verbëra dhe me të pamë të dobësuar.
  • Përpunimi i të dhënave dhe raporti me të gjeturat.
  • Komunikimi i rregullt me stafin e KGVK-së dhe informimi i tyre për aktivitetet.
  • Në të gjitha punët, duhet të merren parasysh çështjet ndër-sektoriale të gjinisë dhe mjedisit, aty ku kjo është e rëndësishme.

Fushëveprimi

Kompania hulumtuese do të jetë nevojshme për intervistimin e 100 grave dhe vajzave të verbëra dhe me të pamë të dobësuar. Duke filluar nga data e përzgjedhjes, përkatësisht nga 1 Mars  2022 dhe data e përfundimit do të bëhet në bashkëpunim me planin e punës të zhvilluar në bashkëpunim me KGVK-në. Zona gjeografike do të përfshijë të gjithë Kosovën, me fokus në zonat ku janë vendosur grupet e synuara.

Plani kohor

Plani i përafërt kohor do të jetë si në vijim:

  • Shpallja e pozitës 10/02/2022
  • Afati i fundit për aplikimet 27/02/ 2022
  • Zgjedhja e kompanise hulumtuese 01/03/2022

Ditë pune të planifikuara

Kjo kontratë do të zgjasë tre (3) muaj duke filluar nga 01/03/2022 deri më 01/06/2022.

Koordinimi/përgjegjësia:

Kompania hulumtuese do t'i raportojë Drejtoreshës ekzekutive të KGVK-së, Bajramshahe Jetullahu, dhe do të veprojë në koordinim të ngushtë me Menaxherin e KGVK-së, Korab Mehmetaj, antarët e KGVK-së që do të jenë pjesë e punës.

Kualifikimet:

Stafi duhet të flasë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe gjuhen serbe. Kompania hulumtuese e përzgjedhur duhet të demonstrojë në aplikacionin e tij/saj që posedon, të paktën:

  • Eksperiencë në hulumtime
  • Përvoja së paku dy vjeçare në organizata jo-qeveritare.
  • Përvojë dhe një qasje të përshtatshme në punën e afërt me grupet potencialisht të margjinalizuara dhe/ose të cenueshme (p.sh., ku përfshihen gratë, personat me aftësi të kufizuara dhe në zonat rurale); dhe
  • Shkathtësi të shkëlqyera në shkrim.

Dorëzimi i Ofertave

Kompania hulumtuese e kualifikuar, duhet të dërgojnë pakon e aplikimit duke përfshirë:

  • CV-në;
  • Letrën e motivimit që shpjegon kualifikimet dhe kapacitetet për realizimin e këtyre detyrave;
  • Një përshkrim të shkurtër të metodologjisë/metodologjive së hulumtimit(jo më shumë se një faqe);
  • Informatat e kontaktit për të paktën dy referenca tek klient për të cilët keni zhvilluar hulumtime më herët.
  • Hulumtimin e fundit të realizuar.
  • Tarifen e propozuar për kryerjen e shërbimit për Komitetin e Grave të Verbëra të Kosovës, në përputhje me tarifat paraprake të verifikueshme në mënyrë të pavarur për punë të ngjashme të kryera në të kaluarën.

Kompania hulumtuese e interesuar dhe e kualifikuar duhet të kenë parasysh se KGVK është një organizatë jofitimprurëse që kërkon kerkon oferta në përputhje me tarifat vendore.

Ju lutemi, dorëzoni dokumentet e kërkuara deri më 27 Shkurt 2022, në orën 17:00 në e-mailin kgvk_b@hotmail.com duke shkruar në subjekt “Hulumtim I KGVK-së”

Vlerësimi i kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen nga një komision prej tre personash, si në vijim:

  • 50% Përvoja
  • 30% Metodologjia e propozuar dhe hulumtimi I fundit I dërguar.
  • 20% Intervista (aftësi e komunikimit)

Projekti”Hulumtimi per situaten socio-ekonomike të personave të verbër dhe me të pamë të dobësuar”, implementohet nga Komiteti i Grave te Verbera te Kosoves dhe është mbështetur nga Reactor - Research in Action dhe partnerët e tyre përmes veprimit të tyre " Përmirsimi i barazisë gjinore përmes procesit të anëtarsimit në BE". Ky veprim është mbështetur nga Unioni Europian dhe bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze e Zhvillimit Ndërkombëtar

Ky dokument është prodhuar me mbështetjen financiare të Unionit Europian dhe bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze e Zhvillimit Ndërkombëtar. Përmbajtja e këtij dokumenti është përgjegjësi e Komitetit të Grave të Verbëra të Kosovës dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Unionit Europian dhe Agjencisë Suedeze të Zhvillimit Ndërkombëtar.