Thirrje per grante të vogla për OJQ

d4d
Democracy for Development (D4D)
Publikuar më
21/09/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  

Përshkrimi

THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTE TË VOGLA

Projekti “Rritja e qasjes së grave në punësim” synon të adresojë jo‐aktivitetin e grave në tregun e punës në Kosovë dhe Shqipëri. Objektivi kryesor i projektit është rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës përmes avokimit që synon zvogëlimin e diskriminimit gjinor, promovimin e punës së denjë dhe zbatimin e strategjive miqësore gjinore që përmirësojnë pjesëmarrjen e grave në tregun e punës.

Ky projekt është një partneritet në mes të Institutit Demokraci për Zhvillim, D4D (Kosovë) dhe Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim, GADC (Shqipëri) dhe mbështetet nga Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë.

D4D i fton organizatat lokale nga Kosova të dërgojnë projekt propozimet e tyre të cilat synojnë të ofrojnë shkathtësi dhe mundësi punësimi për gratë dhe të avokojnë për rritjen e qasjes së grave në tregun e punës në nivel lokal. Organizatat/entitetet e përzgjedhura do të përfitojnë edhe prej programit të mentorimit përgjatë vitit.

KUSH MUND TË APLIKOJ?

  • OJQ‐të e grave në nivel lokal dhe shoqatat me përvojë në adresimin e qasjes së grave në tregun e punës;
  • Entitetet lokale të grave (formale dhe jo‐formale) që adresojnë qasjen e grave në tregun e punës në nivel komunitar;
  • Organizatat ose subjektet vullnetare të drejtuara nga gratë.

Projektet/iniciativat e pranueshme për financimin përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:

  • Avokim në nivel lokal komunal për ndryshime të caktuara të rregulloreve që rrisin drejtpërsëdrejti ose tërthorazi qasjen e grave në tregun e punës;
  • Lehtësim të bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe shoqatave të sipërmarrësve të udhëhequra nga gratë dhe/ose ndërmarrjeve sociale të grave, kooperativave;
  • Forcim të kapaciteteve të grave të tjera përmes ofrimit të informatave për trajnimet, iniciativat për ngritjen e kapaciteteve dhe shkathtësive të tjera të punës;
  • Lehtësim të qasjes në informacione dhe burimeve të tjera;
  • Partneritete që përfshijnë  anëtarë  të  autoriteteve  vendimmarrëse  (p.sh. Kuvendin Komunal/Bashkiak) dhe gratë në nivel lokal.

Vërejtje: Aplikacionet duhet të përputhen me kriteret e caktuara në thirrje për të vazhduar në fazën e vlerësimit. Aplikacionet që nuk respektojnë rregullat e thirrjes do të refuzohen.

Vendi: Kosovë

Kohëzgjatja e propozuar:  2 muaj

Nivelet e financimit: Mbështetja e kërkuar financiare nuk duhet të tejkaloj shumën maksimale prej 1,650 euro. Shpenzimet administrative nuk duhet të kalojnë 5% të shumës së përgjithshme të granit.

KRITETER E VLERËSIMIT

Të gjitha projekt propozimet do të vlerësohen mbi potencialin e tyre për të pasur ndikim të prekshëm në rritjen e qasjes të grave në tregun e punës në nivel lokal komunal/bashkiak. Secili projekt propozim do të vlerësohet në bazë të kritereve të mëposhtme:

  1. Qasja teknike
  • Relevanca e nevojave dhe çështjeve të adresuara;
  • Kualiteti i aktiviteteve të propozuara;
  1. Aktivitetet e orientuara drejt rezultateve.
  • Kapacitetet e organizatës/grupit
  • Kapacitetet organizative dhe administrative
  • Përvoja relevante dhe rezultatet në fushat e ngjashme;
  1. Propozimi i kostos/shpenzimeve
  • Efektiviteti i buxhetit

DOKUMENTET QË DUHET TË DORËZOHEN

  • Propozim i shkurtër i projektit, që përshkruan qëllimet dhe objektivat kryesore dhe rezultatet e tij përfundimtare;
  • Propozim i buxhetit që do të përdoret në mënyrë efektive në përputhje me objektivat dhe objektivat/rezultatet e projektit.
  • Dokumentet ligjore që sigurojnë regjistrimin e organizatës (në rastet e OJQ‐ve);
  • Nëse është  relevante,  dëshmi  e  kompetencës  dhe  përvoja  e  mëparshme  në aktivitetet relevant.

SI TË APLIKONI

Aplikacionet duhet të dorëzohen përmes emal-it në grants@d4d-ks.org.Data e fundit për aplikim është 28 shtator 2020.

Aplikantët të cilët kanë nevojë për informata shtesë në lidhje me thirrjen për propozim mund të dërgojnë email në info@d4d-ks.org.

⇒ Thirrjen e plotë dhe FORMËN PËR APLIKIM i gjeni këtu.