Thirrje për grante për biznese startup të rinjve

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Publikuar më
19/10/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Individë, Bizneset

Përshkrimi

THIRRJE PUBLIKE PËR SUBVENCIONIM ME MJETE FINANCIARE PËR BIZNESE QË DO TË KRIJOHEN START-UP ME SPIN - OFF DHE BIZNESE FILLESTARE START-UP

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit duke u bazuar në Strategjinë për Rini 2019-2023  shpall thirrje të hapur publike për përkrahjen e ndërmarrjeve që do të krijohen  start-up me spin-off dhe bizneseve fillestare start-up që janë me pronësi ose bashkëpronësi (së paku 50%) të rinjve ndërmjetë moshës 18-29 vjeç, të themeluara nga 3 (tre) muaj deri 3 vitet e fundit ( 19 Tetor 2018  deri 19 Korrik 2021). Të interesuarit për aplikim në këtë thirrje duhet të jenë Qytetar të Republikës së Kosovës.

Buxheti i planifikuar për subvencionim për këtë thirrje është 500,000.00 €. Granti do të ndahet në dy Lot-e, si vijon:

Loti 1 – Bizneset që do të krijohen Start-Up me Spin-off (person/at fizik) 

Loti 2 – Bizneset fillestare Start-Up të themeluara më nga 3 (tre) muaj deri 3 vitet e fundit ( 19 Tetor 2018 deri 19 Korrik 2021).

Për të gjitha projekt-propozimet, përqindja e bashkëfinancimit nga aplikantët duhet të jetë 10%.

Vlera e financimit nga MKRS për Lotin 1, për një aplikant është nga 2,000.00 € deri në 10,000.00 €

Vlera e financimit nga  MKRS për Lotin 2, për një aplikant/biznes është nga 5,000.00 € deri në 20,000.00 €.

Synimet e Thirrje  Publike

Synimi kryesor i thirrjes/grant-skemës është që nëpërmjet të përkrahjes financiare të ju mundësojë të rinjëve të jetësojnë idetë dhe projektet e tyre inovative dhe t'i shëndrojnë ato në plane të arritshme që do të kenë ndikim në rritjen e konkurrueshmërisë, rritjes së punësimit të të rinjve, ngritjen e cilësisë së prodhimeve, shërbimeve, përpunimeve apo proceseve.

 Grant-skema synon të kontribuoj në:

  • Rritjen e punësimit përmes krijimit të vendeve të reja të punës, me theks të veçantë për të rinjtë dhe gratë;
  • Rritje të e konkurrencës dhe potencialit për eksport të sektorit privat duke aplikuar shpikje, përmirësime të dukshme apo të pjesshme për produktet shërbimet apo proceseve brenda ndërmarrjes;
  • Rritjen e cilësisë së prodhimeve, përpunimeve apo shërbimeve.

Ndërmarrjet me veprimtaritë prioritare që do të mbështetet nga ky program:

Përparësi (por nuk kufizohen) do të kenë këto  sektor të biznesit:

  • Sektorët prodhues dhe të shërbimit;
  • Sektorët e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK);
  • Industria e tekstilit;
  • Sektorin e Turizmi;
  • Sektorët në art, kulturë, media dhe komunikim masiv;
  • Fushën e kërkimit dhe të zhvillimit;
  • Fushën e dizajnit, modelimit, artizanatit, sallone ondulimi.
  • Sektori i gastronomisë.

Sektorët apo veprimtaritë që nuk kualifikohen nga ky program:

  • Tregtia (me pakicë e shumicë);
  • Ndërtimtaria;
  • Shëndetësia;
  • Të gjitha llojet e veprimtarive në kuadër të sektorit primar të bujqësisë;
  • Veprimtaritë me patundshmëri, lizing;
  • Veprimtaritë financiare dhe të sigurimeve dhe veprimtaritë që përfshijnë bixhozin;
  • Prodhimi i pijeve me përmbajtje të lartë të alkoolit;
  • Prodhimi i produkteve të duhanit;
  • Prodhimi duke përdorur teknologji që çojnë në ndotje të mjedisit (si ndotje të ajrit, tokës etj.);

Për të aplikuar për Lot 1, aplikuesi duhet të dorëzojë si në vijim:

  • Aplikacionin e Planit të Biznesit;
  • Buxhetin;
  • Projeksionin financiar;
  • Deklaratë nga aplikanti;
  • Planin e veprimit;
  • Kopjen e letërnjoftimi të aplikuesit;
  • Dëshmi që nuk është nën hetime;
  • Dëshmi se nuk kanë të hapur biznes tjetër (dëshmohet vetëm me deklarim).

Për të aplikuar për Lot 2, aplikuesi duhet të dorëzojë si në vijim:

  • Formularin e Aplikimit;
  • Buxhetin;
  • Projeksionin financiar;
  • Deklaratën nën betim (duhet të jetë e vulosur nënshkruar);
  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit (informatat e biznesit përcjellëse nga ARBK duke përfshirë edhe nr. fiskal);
  • Vërtetimin tatimor me të cilën vërtetohet se aplikuesi nuk ka borxhe aktuale tatimore të pashlyera apo obligime tjera tatimore ose është në marrëveshje për shlyerjen e borxhit me ATK;
  • Kopjen e letërnjoftimit të personit/ve në emër të cilit/ve është i regjistruar biznesi;
  • Dëshmi që pronari ose bashkëpronarët nuk janë nën hetime;
  • Dëshmi nga aplikuesi se nuk është nën falimentim ose nën administrim të dhunshëm gjyqësor të lëshuar nga Gjykata Themelore – kërkohet origjinali jo më i vjetër se 30 ditë;
  • Dëshminë e xhirollogarisë aktive të aplikuesit në njërën prej bankave të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovë;
  • Deklarimin vjetor në ATK për vitin paraprak. Për aplikuesin e themeluar më pak se 1 vit nuk është e aplikueshme;
  • Të mos ketë pranuar mjete nga burimet tjera të financimit për të njëjtat aktivitet, (e dëshmuar më deklaratën nën betim);
  • Të mos kenë përfituar grante nga MKRS-ja për dy vitet e fundit, (e dëshmuar me deklaratën nën betim);
  • Lista e të punësuarve aktual (jo me e vjetër se 30 ditë nga shpallja publike) e dëshmuar nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Kriteret e vlerësimit për Lot 1:

  1. Rëndësia e idesë së Projekt-Propozimit! Sa është inovativ Projekt-Propozimi? (max 25 pikë)
  2. Përshkrimi i zbatimit të aktiviteteve dhe kostove buxhetore për realizimin e projekt propozimit; (max 25 pikë)
  3. Eksperiencën relevante në raport me idenë e biznesit (max 25 pikë);
  4. Planifikimi i punësimit dhe natyra rinore e biznesit (pronësia, punëtorët dhe klientët); (max 25 pikë);

Kriteret e vlerësimit për Lot 2:

  1. Rëndësia e idesë së Projekt-Propozimit! Sa është inovativ Projekt-Propozimi? (max 25 pikë);
  2. Rezultatet afariste paraprake (të ardhurat bruto, qarkullimi, shitjet, punësimet, etj)! (max 20 pikë);
  3. Rritja e cilësisë së shërbimit/produktit procesit të ri apo të përmirësuar, në krahasim me tregun apo konkurrencën ( max 20 pikë);
  4. Krijimi i vendeve të reja të punës dhe natyra rinore e biznesit (pronësia, punëtorët dhe klientët) (max 20 pikë);

Përshkrimi i zbatimit të aktiviteteve

Grantet do të përdoren për të mbështetur ndërmarrjet e reja dhe promovimin e punësimit të të rinjve, të cilët dëshmojnë që mjetet e ndara do të ndikojnë në:

  • Zvogëlimin e papunësisë përmes krijimit të vendeve të reja të punës, me theks të veçantë për të rinjtë;
  • Aktivitetet prodhuese dhe shërbyese;
  • Investimin në hulumtim dhe zhvillim;
  • Rritjen e konkurrueshmërisë dhe kapaciteteve;
  • Përmirësimin e proceseve dhe zhvillimin e produkteve të reja;
  • Ngritjen e nivelit të pjesëmarrjes së të rinjve në të bërit biznes;

Sektorët që nuk janë të pranueshme për aplikim janë:

  • Të gjitha llojet e veprimtarive në kuadër të sektorit primar të bujqësisë;
  • Tregtia (me pakicë e shumicë), ndërtimtaria, dhe shëndetësi
  • Veprimtaritë me patundshmëri, lizing;
  • Veprimtaritë financiare dhe të sigurimeve dhe veprimtaritë që përfshijnë bixhozin;
  • Prodhimi i pijeve me përmbajtje të lartë të alkoolit;
  • Prodhimi i produkteve të duhanit;
  • Prodhimi duke përdorur teknologji që çojnë në ndotje të mjedisit (si ndotje të ajrit, tokës etj.);

Kostot e kualifikueshme janë:

Kostot e pranueshme që mund të mbulohen nga paratë e grantit duhet të shfrytëzohen për zbatimin e planit të biznesit dhe mund të përfshijnë:

  • Investimet në asete që kanë të bëjnë me blerjen e teknologjive dhe pajisjeve, (harduer, sofftuer, laptop, pajisje laboratorike, etj), lëndë e parë për përpunim, linjat e prodhimit dhe përpunimit apo pajisje dhe asete të ndryshme që mund t'i ndihmojnë kompanive të jenë më pak të varura nga faktorët e jashtëm, që lidhen me implementimin e Planit të Biznesit;
  • Kostot që kanë të bëjnë me stokun fillestar për implementimin e aktiviteteve dhe që janë të domosdoshme për implementimin e projektit;
  • Trajnimi i specializuar (Ngritja e kapaciteteve) në lidhje me zhvillimin e projektit inovativ apo trajnime për përdorimin e pajisjeve apo teknologjisë së re;
  • Aktivitete marketingu (p.sh. zhvillimi i uebfaqeve, marketingu social etj.) për të promovuar produkte e shërbime më të mira apo të reja;
  • Shpenzimet e pagave për shërbime të specializuara.

Kostot e papranueshme që nuk mund të mbulohen nga granti përfshijnë:

  • Kostot e publikimi dhe kostot e zhvendosjes;
  • Shpenzimet e pagave nuk mbulohen (përjashtim pagat për shërbime të specializuara);
  • Blerja e tokës apo ndërtesave, duke përfshirë çdo rinovim etj.;
  • Blerjen e mjeteve transportuese;
  • Shpenzimet e transportit të produkteve;
  • Tatimet në të hyra;
  • Detyrimet bankare për hapjen dhe administrimin e llogarive, tarifat për transfertat financiare dhe tarifat e tjera krejtësisht të një natyre financiare;
  • Shpenzimet tjera operacionale (internet, rryma, uji etj.)
  • Marrja me qira e hapësirës për zyre;
  • Çdo shpenzim që nuk është i lidhur me biznesin e propozuar;
  • Shpenzimet e bëra para lidhjes së kontratës për grantin;
  • Kostot që tashmë janë të financuara nga burime publike apo shpenzime në periudhën e projektit të financuar nga burime të tjera;
  • Shpenzime të paplanifikuara.

Të drejtë aplikimi për Lot-1, kanë përsonat fizik ndërmjetë moshës 18-29 vjeç, ndërsa për Lot-2 kanë të gjitha Bizneset start-up që janë në pronësi ose bashkëpronësi (së paku 50%) nga të rinjtë ndërmjet moshës 18-29 vjeç, të themeluara nga 3 (tre) muaj deri 3 (tre) vitet e fundit ( 19 Tetor 2018 deri 19 Korrik 2021), 

Si të aplikoni?

Formularët e aplikimit duhet të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë (të plotësuar me kompjuter), i cili janë në dispozicion në faqen e internetit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (www.mkrs-ks.org).

Aplikacionet duhet të dorëzohen personalisht në një origjinal dhe një kopje identike në CD, në një zarf të mbyllur te Zyra e Arkivës në MKRS.

Adresa: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sheshi Nëna Terezë; Zyra e Arkivës, Nr. 22; 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës.

Mbi zarf duhet të shkruhet si me poshtë:

Emri dhe mbiemri i aplikuesit dhe Lot-in e aplikimit.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është  deri më 05 Nëntor 2021, ora 15:00.

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: leotrim.gashi@rks-gov.net

Shpallja e plotë.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme