Thirrje për financimin e bizneseve fillestare Start-Up me Spin-of (Lot I)

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT)
Publikuar më
27/08/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Individë

Përshkrimi

Thirrje publike për financimin e bizneseve fillestare Start-Up që do të krijohen Start-Up me Spin-of për përkrahjen e Projekteve Inovative (Lot I)

Ministria Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, fton bizneset fillestare Start-Up dhe personat fizik të cilët kanë ide e projekte inovative për krijimin e biznesit të ri, të aplikojnë për mbështetje financiare sipas kësaj grant-skeme.

Vlera maksimale e financimit nga MINT për Lotin 1, për një aplikant/biznes është nga 5,000.00 € deri në 10,000.00 €.

Për të gjitha Lot-et, përqindja e financimit nga aplikantët duhet të jetë jo më pak se 20% dhe jo më shumë se 50%

Për t'u kualifikuar për grant, aplikantët për Lot -1 duhet:

  • Të jenë shtetas të Kosovës (vërtetohet me anë të kopjes së letër njoftimit);
  • Të dëshmojë se nuk kanë të hapur biznes paraprak me veprimtari të njëjtë (dëshmohet vetëm me deklarim);
  • Të dëshmojnë se nuk është nën hetime.

Aplikimi për Grante bëhet duke përdor Platformën e shërbimeve elektronike eKosova, në linkun ekosova.rks-gov.net

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune pas hapjes së thirrjes publike dhe përfundon me datën ; 15/09/2021; në ora 24:00.

Komunikata e plotë.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme