Thirrje për Bizneset në programin e praktikës për të rinjtë

50x50 gjilan komuna
Komuna Gjilan
Publikuar
17/05/2022
Skadon
16/06/2022
Lokacioni
Gjilan
Lloji

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

  • Emri i Projektit: “Social Hub”
  • Referenca e Projektit: 2020/419-485
  • Aktiviteti: V dhe VI
  • Lokacioni: Regjioni Ekonomik Lindor i Kosovës
  • Periudha e aplikimit: 16.05.2022 – 16.06.2022

Projekti Social Hub financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Komuna e Gjilanit në partneritet me OJQ “Balkan Union”.

Si pjesë e projektit, Social Hub fton të gjitha bizneset e interesuara nga Rajoni Ekonomik Lindor që t'i përgjigjen kësaj thirrje për programin e praktikës për të rinjtë, e cili do t'i ndihmojë ata të gjejnë praktikantët e duhur për bizneset e tyre në fushën e marketingut dixhital, zhvillimit të ueb-it, dizajnit grafik. dhe punime dore dhe artizanale.

Programi i praktikës do të përfshijë 50 të rinj në programin e praktikës / trajnimin në punë në marketingun digjital, zhvillimin e ueb-it, dizajnin grafik dhe punime dore dhe artizanale.

Kontratat do të nënshkruhen nga tri palë të përfshira: Komuna e Gjilanit, bizneset e përzgjedhura dhe praktikantët përkatës. Bizneset do të marrin praktikantë me pagesë dhe obligimi i tyre është të trajnojnë praktikantët dhe gjithashtu të marrin në konsideratë mundësinë e punësimit për praktikantët e suksesshëm. Praktika e paguar të projektit do të zgjasin për një periudhë prej tre muajsh efektiv.

Programet e praktikës do të jenë në përputhje me metodologjitë e brendshme të biznesit të kontraktuar.

Përzgjedhja e bizneseve do të bazohet në kriteret e mëposhtme:

  1. Bizneset që kanë kërkesën më të madhe për praktikant | 40
  2. Bizneset që kanë shfaqur rritje të numrit të punonjësve nga viti 2019 në 2020 dhe 2021 | 30
  3. Bizneset që kanë kapacitete teknike | 30

Biznesi i interesuar mund të aplikojë në një nga lidhjet e mëposhtme:

Albanian

English

Serbian

Ose,

Biznesi i interesuar mund të aplikojë duke dorëzuar një kopje të aplikacioneve të tyre në Qendrën Sociale- Gjilan, zyra e projektit në:

Qendra Rinore e Gjilanit, Rruga “Skënderbeu”n.n., Gjilan

Afati i fundit për Aplikim është 16.06.2022