Thirrje për aplikim: Punëtori mbi Edukimin Medial

kosova live
Kosova Live
Publikuar më
12/04/2021
Qyteti
Kosovë
Lloj listimi

Përshkrimi

Dëshironi që të mësoni më shumë rreth Edukimit Medial?

Çdo ditë e më shumë teknologjia po avancohet dhe njerëzit po përdorin platforma për krijimin dhe distribuimin e informatave. Me zhvillimin e teknologjisë po bëhet çdo ditë e më i vështirë vlerësimi i lajmeve dhe informatave të vërteta dhe korrekte.

Të gjithë sot jemi gazetarë, të cilët shkruajmë, krijojmë, raportojmë dhe shpërndajmë infomata në media sociale.

Nëse ju jeni entuziast të mediave, KosovaLive ju fton në një punëtori interaktive për edukimin medial.

Aplikimi është i hapur për: Vajzat dhe Djemtë nga vendet: Han i Elezit, Kaçanik, Viti, Kamenicë, Deçan, Drenas/Gllogovc, Pejë dhe Prizren nga mosha 16+.

Pjesëmarrësit e dalluar nga trajnimet do përfitojnë praktikë me pagesë për një muaj në KosovaLive.

Trajnimet do të mbahen përmes platformave online.

Afati i fundit për aplikim: 22 prill 2021, ora 23:59.

link icon Vegzën për aplikim mund ta gjeni këtu.