
Përshkrimi
Në bazë të Neni 396 paragrafi 2 të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurë Përmbarimore i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.05/L-118, dhe nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr. 02/2013 për Programin dhe Mënyrën e Dhënies së Provimit për Përmbaruesit Privat, Ministria e Drejtësisë publikon:
SHPALLJEN PUBLIKE
PËR DHËNIEN E PROVIMIT PËR PËRMBARUES PRIVAT
Ftohen të gjithë personat e interesuar të cilët dëshirojnë që të aplikojnë për dhënien e provimit për përmbarues privat.
Afati për dorëzimin e aplikacioneve për dhënien e provimit për përmbarues privat fillon prej datës 27.04.2022 deri me datë 11.05.2022.
Kërkesës për dhënien e provimit për përmbarues privat, personat e interesuar duhet t’i bashkëngjisin dokumentet e vërtetuara (NOTERIZUARA) me të cilat dëshmohet se i plotëson kushtet ligjore, si në vijim;
- Dëshminë për përfundimin e Fakultetit Juridik, sipas programit katër vjeçar, ne rastet me Bachelor i bashkëngjitet edhe diploma e studimeve master;
- Dëshminë për përvojën e punës juridike në kohëzgjatje prej 3 viteve; dhe
- Certifikatën e shtetësisë.
Kandidateve te cilëve me parë i është aprovuar kërkesa, duhet ta paraqesin vetëm një kërkesë me të dhënat personale.
Kandidatit me vendim i lejohet hyrja në dhënien e provimit për përmbarues privat.
Për datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së provimit me shkrim dhe me gojë për përmbarues privat, kandidatët do të njoftohen përmes web faqes zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.
Kërkesa për dhënien e provimit për përmbarues privat dorëzohet në Ministrinë e Drejtësisë, Ish–Ndërtesa e Rilindjes, kati përdhese, Arkivi i Ministrisë së Drejtësisë, Prishtinë, Republika e Kosovës, çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri 16.00.
Për informata të hollësishme mund të drejtoheni në web faqen e Ministrisë së Drejtësisë https://md-rks-gov.net, apo kontaktoni në, tel: 038 200 18 111