Programi i vetëpunësimit për personat e riatdhesuar

Agjencia e Punesimit e Republikes se Kosoves e1614259947260
Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK)
Publikuar më
06/12/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

PROGRAMI I VETËPUNËSIMIT PËR PERSONA TË RIATDHESUAR  

Faza e dytë 

Thirrje për Aplikim  

Ministria e Financave Punës dhe Transfereve (MFPT)/Agjencia e Punësimit e Republikës së  Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara  (UNDP) mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)/Departamenti për  Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar (DRPR), shpallin thirrjen e dytë të hapur për vitin  2021 për personat e riatdhesuar për dorëzimin e aplikacioneve për hapjen e bizneseve me  mbështetje me mjete/pajisje teknike në kuadër të Programit të Vetëpunësimit. 

Rreth Programit të Vetëpunësimit 

Qëllimi i Programit të Vetëpunësimit është të mbështesë personat e riatdhesuar të  regjistruar si të papunë në krijimin e planeve të realizueshme të biznesit që janë në gjendje  t’i mbijetojnë tregut konkurrues duke promovuar vetëpunësimin si masë aktive të tregut të  punës. Mbështetja me grante do të ofrojë mjete/pajisje teknike për realizimin e Planit të  Biznesit. 

Programi në vazhdimësi do të asistojë në zhvillimin e biznesit përmes këshillimit për t’i  ndihmuar personat e riatdhesuar të papunë dhe të kualifikuar të orientuar për të qenë të  suksesshëm në fushën e zgjedhur. Programi i prezantuar i vetëpunësimit është program  konkurrues për të garantuar kthimin më të lartë të mundshëm të investimit. Procesi i  përzgjedhjes ka për qëllim të sigurojë transparencë dhe konkurrencë të drejtë dhe t’i  mbështesë idetë dhe planet më të mira të biznesit që garantojnë rezultate të qëndrueshme. 

Mbështetja nga programi  

Qëllimi i Programit është që të sigurojë mbështetje hap-pas-hapi për planet e biznesit që  kanë mundësinë më të madhe të arrijnë sukses dhe të përballen me barriera të ndryshme të  tregut. Për këto qëllime Programi është ndarë në këto faza: 

Faza e parë: Pjesëmarrësit e kualifikuar fillimisht aplikojnë me planin e tyre të biznesit  përmes formularit të aplikimit (Planin e Biznesit) duke bashklidhur dokumentet përcjellëse të cilin e dorëzojnë online përmes postës elektronike (almp.ks@undp.org). Komisioni i  verifikimit administrativ vendosë nëse Plani i Biznesit dhe dokumentacionet përcjellëse të secilit aplikant plotësojnë kriteret për të kaluar në fazën e dytë, në vlerësimin e ekspertëve. 

Faza e dytë: Aplikantët që kalojnë me sukses fazën e verifikimit administrativ, vlerësohen  në aspektin teknik nga ana e ekspertëve ku Plani i Biznesit vlerësohet në bazë të kritereve të  programit. Përgjatë fazës së vlerësimit merren parasyshë pikëpamjet përmbajtësore të  planit, lidhshmëria me referencat, përvojën e punës, certifikimin e aftësive, parashikimet  financiare dhe hulumtimet e tregut. Kjo fazë përbën një proces konkurrues ku planet e  biznesit me më së shumti pikë kalojnë në fazën e intervistimit.  

Faza e tretë: Aplikantët që kalojnë me sukses fazën e vlerësimit teknik kualifikohen për në  fazën e tretë të vlerësimit – intervistimit. Aplikantët ftohen në intervistë personalisht ose  online për t’u verifikuar plani përkatës i biznesit si dhe realizimin e tij. Nëse kërkohen  informata plotësuese për Planin e Biznesit, kandidatët mund të dërgojnë informata shtesë nëpërmjet e-mailit tek Programi. Pas konfirmimit të të gjitha informatave, merret vendimi  final nga komisioni. 

Faza e katërt: Shpallja e rezultateve finale dhe procedurat e regjistrimit të biznesit.  

Planet e Biznesit të pa pranueshme për të marrë pjesë në Program janë:

  • të gjitha llojet e veprimtarive të cilat nuk janë në shtojcën Nr. 1 të kësaj thirrjeje;
  • veprimtaritë me patundshmëri, lizing; 
  • veprimtaritë financiare dhe të sigurimeve dhe veprimtaritë që përfshijnë bixhozin;
  • prodhimi i pijeve me përmbajtje të lartë të alkoolit; 
  • prodhimi i produkteve të duhanit; 
  • prodhimi dhe shpërndarja e armëve; 
  • prodhimi që përdorë teknologji që çojnë në ndotje të mjedisit (si ndotje të ajrit, ujit,  tokës etj.); 
  • bizneset joformale;  
  • bizneset ekzistuese – të regjistruara në ARBK; 
  • aktivitete biznesore nga sektori i tregëtisë.  

Aplikantët e pranueshëm 

Të gjithë aplikantët e interesuar për tu kualifikuar për aplikim, duhet të jenë persona të  riatdhesuar sipas rregullores Nr. 22/2020 për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar. Ata  janë të obliguar që personalisht të marrin pjesë në fazat e Programit dhe të jenë  drejtpërsëdrejti të përfshirë në zhvillimin dhe realizimin e biznesit. 

Kandidatët e kualifikuar dhe pjesëmarrës në Program duhet të jenë persona të riatdhesuar në 5 (pesë) vitet e fundit të regjistruar si të papunë në Zyret e Punësimit (ZP). Të drejtë  aplikimi kan vetëm personat e riatdhesuar në Kosovë pas datës 06.12.2016. Aplikantët për programin e Vetëpunësimit duhet të kenë të kryer trajnimin për “Vetëpunësim” ose “Ndërmarrësi”. Çertfikimi i ndonjë trajnimi tjetër të akredituar që dëshmon se e njohin profesionin përkatës në kohën e aplikimit do të jetë përparësi. 

Personave të papunë të grupeve në vijim do t’u ipet prioritet:  

  • të papunët afatgjatë (më shumë se 12 muaj); 
  • të rinjtë (18-29 vjeç); 
  • gratë; 
  • të mbijetuarit e dhunës në baza gjinore; 
  • përfitues të ndihmës sociale; 
  • personat e vetëm, me një ose më shumë anëtarë që varen nga ai/ajo (prindër  vetëushqyes); 
  • personat nga viset rurale; 
  • personat me aftësi të kufizuara; 
  • grupet e pakicave etnike, 
  • personat që e kanë përfunduar skemën Trajnim në Punë në kuadër të skemave të ofruara në Zyret e Punësimit. 

Personat që nuk kualifikohen për aplikim janë ata persona të cilët:

  • nuk janë persona të riatdhesuar në 5 (pesë) vitet e fundit (nga 01.09.2016);
  • nuk janë të regjistruar në ZP; 
  • kanë përfituar më herët nga Plan Biznesi ose masa tjera aktive të punësimit (Subvencionim në Pagë); 
  • janë në konflikt të interesit me palë të përfshira dhe vendimmarrëse në Program;
  • nëse janë të riatdhesuar për herë të dytë ose më shumë; 
  • personat që kanë biznes të regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të  Kosovës; 
  • të riatdhesuarit ose familjarët e të cilëve kanë përfituar Plan Biznesi siç është definuar  në rregullore. 

Mbështetja nga Programi 

Programi i Vetëpunësimit do të sigurojë mjete dhe pajisje teknike bazike sipas profileve  të pranuara në këtë shpallje për çdo Plan të Biznesit të zhvilluar me sukses që është  miratuar në kuadër të procesit të përzgjedhjes ku do të ofrohet mbështetje sipas Planit të  Biznesit.  

Aplikantët që sigurojnë kontribut financiar (jo-obligativ) me minimum 500.00 Euro, do të  marrin pikë shtesë nga vlerësimi i planeve të biznesit (3 pikë prej 100 në total - vetëm në rast  se sillet dëshmi për bashkëfinancim). Nëse shuma e kontributit është më e vogël se ajo e  përmendur më lartë, nuk do të ipen pikë shtesë. 

Përparësi do t’u ipet aplikantëve që përdorin qasje inovative, që e kursejnë energjinë elektrike, që përdorin burime të ripërtëritshme të energjisë si dhe biznese që krijojnë së paku 1 (një) vend pune (vetëm për të papunët e regjistruar).  

Kriteret e vlerësimit të Biznes Planeve 

Çdo plan i biznesit vlerësohet në dy faza : 

Verifikimi Administrativ

Verifikimi administrativ konsiston në verifikimin e plotësisë dhe vërtetësisë së  dokumenteve të kërkuara nga Programi. Disa nga elementet që verifikohen janë:

  • Modeli i Planit të Biznesit dhe bashkëlidhjet;
  • Data e riatdhesimit (të drejtë aplikimi kan vetëm personat e riatdhesuar në  Kosovë pas datës 01.09.2016);
  • Posedimi i certifikatës së trajnimit për Vetëpunësim ose Ndërmarrësi;
  • Statusi i riatdhesimit: vërtetim nga ZKKK, Travel Dokument ose Vulen Hyrëse,  si dëshmi se personi është i riatdhesuar;
  • Posedimi i referencave nga punëdhënësit paraprak (me informata të sakta mbi  punëdhënësin dhe e vulosur);
  • Posedimi i certifikatave për njohjen e profesionit, diplomave etj.

Vlerësimi Teknik

Vlerësimi bëhet nga dy ekspertë. Secili ekspert e vlerëson Planin e Biznesit dhe nuk i  diskuton vlerësimet e tij/saj me të tjerët. Nëse ndryshimi ndërmjet rezultateve të dy  ekspertëve është më i madh se 15 (pesëmbëdhjetë) pikë, plani i biznesit i jepet një eksperti  tjetër për një vlerësim të tretë. Rezultati përfundimtar për këtë Plan të Biznesit është rezultati  mesatar i dy vlerësimeve.  

Rezultati maksimal është 100 (njëqind) pikë dhe vlerësohet sipas kritereve të mëposhtme: 

  • Realizueshmëria financiare e biznesit;
  • Resurset në dispozicion për biznesin – objekti, pajisjet, furnizimet dhe stafi;
  • Njohja e llojit përkatës të biznesit, organizimi biznesit dhe menaxhimi i rrezikut;
  • Vlerësimi i tregut, njohja e konkurrencës dhe marketingu. 

Intervista

Aplikantët që kalojnë me sukses fazën e vlerësimit teknik kualifikohen për në fazën e tretë  të vlerësimit – intervistimit. Aplikantët ftohen në intervistë personalisht ose online për t’u  verifikuar plani përkatës i biznesit si dhe realizimin e tij. Nëse kërkohen informata plotësuese  për Planin e Biznesit, kandidatët mund të dërgojnë informata shtesë nëpërmjet e-mailit tek  Programi. Pas konfirmimit të të gjitha informatave, merret vendimi final nga komisioni. 

Si të aplikoni  

Të gjithë personat e interesuar që i plotësojnë kushtet për aplikim, të kompletojnë  Formularin e Aplikimit për Plan të Biznesit dhe ta dorëzojnë atë përmes postës  elektronike: almp.ks@undp.org deri me datën e paraparë në thirrjen për aplikim të shpallur  në ueb site të APRK-së. Në linkun në vijim, janë dhënë udhëzimet se si ta plotësoni 

Planin e Biznesit, hap pas hapi: 

https://www.youtube.com/channel/UCze7p4yt6uv6VKuIoQs8JAA?vieë_as=subscriber 

Aplikantët janë të obliguar të sigurojnë si bashkëlidhje në mënyre elektronike Formularin e  Aplikimit, kopjen e dokumenatcionit që dëshmon që është i/e ritadhesuar, CV-në e tyre nga  SIMP (nga Zyra e Punësimit), çertifikaten e trajnimit në Qendrën e Aftësimit Profesional (nëse  e posedojnë), certifikaten e trajnimit nga ndonjë organizatë tjetër e akredituar, dëshmi mbi  kualifikimin dhe përvojën e tyre që përputhet me idenë e paraqitur të biznesit si dhe  dokumentet tjera përcjellëse të cilat përshkruhen në Planin e Biznesit (pjesa e Udhëzimeve). 

Çdo aplikacion i dërguar i pa plotësuar me dokumentacion përkatës dhe pas afatit të  fundit të shpallur në postën elektronike almp.ks@undp.org, konsiderohet i pavlefshëm.  

Data e fundit e dorëzimit të aplikimeve është e 31 Janar 2022, në orën 16:00.  Secili aplikant mund të aplikojë me vetëm një Plan të Biznesit (një anëtar për familje). 

Informata të detajizuara mund të gjeni në thirrjen për aplikim dhe udhëzime tek Formulari i Aplikimit. 

Informata shtesë dhe Formulari i Aplikimit mund të gjenden në: 

https://aprk.rks-gov.net dhe në secilën Zyre të Punësimit në Kosovë.  

Në rast se keni pyetje shtesë për programin e vetëpunësimit, ju lutem kontaktoni zyrën e  projektit përmes postës elektronike: almp.ks@undp.org 

Shtojca 1: PROFESIONET E PRANUARA PËR TË CILAT OFROHEN MJETE DHE PAJISJE  SIPAS SEKTORËVE 

Përpunimi i ushqimit dhe industria e paketimit:  

  • Përgaditja e embelsirave
  • Përgaditja e ushqimeve të shpejta 

TIK krahas me kontraktimin e jashtëm të proceseve të biznesit dhe sektori i qendrave  të mbështetjes për konsumatorë: 

  • Zhvillimi i ueb-faqeve, riparimi i kompjuterëve dhe telefonave  celular  

Ndërtimtaria: 

  • Instalues i ngrohjes qendrore
  • Suvatues /Fasadues
  • Instalues i sanitarisë/qeramikës
  • Instalues elektrik
  • Murator 

Industria e përpunimit të metalit: 

  • Saldues/Metalpunues 

Industria e tekstilit: 

  • Rrobaqepës
  • Qëndisje
  • Prodhimi i veshjeve prej pambuku dhe elastike 

Industria e përpunimit të drurit:  

  • Zdrukthëtar/Mobileri 

Agrokulturë: 

  • Serë 

Tjera:  

  • Prodhimi i dhuratave dhe i suvenireve (gift shop)
  • Floktar/Thonjë
  • Floktar/Depilim
  • Berber
  • Auto-Ngjyrosje
  • Auto-Mekanik
  • Gomister
  • Auto-Larje
  • Pastrim gjeneral 

Vërejtje: Aplikanti duhet ta zgjedhë vetëm njërin nga profilet e lejuara. Profile tjera që nuk janë listuar në këtë listë nuk mbështeten nga Programi. Ofertat/faturat nuk pranohen si dokumentacion përbërës në kuadër të aplikimit. Pako e pajisjeve është e përcaktuar sipas profilit.

COVID-19  

KUJDES I VEÇANTË gjatë procesit të aplikimit - të respektohen udhëzimet nga IKSHP.

Shpallja e plotë.