Thirrje për aplikim: Programi i Bursave për Paqe

64x64 YIHR
Youth Initiative for Human Rights
Publikuar më
20/05/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  
Të drejtë aplikimi:
Individë

Përshkrimi

Pozicioni: Bursist/e
Afati i fundit për aplikim: 31 maj, 2021
Aplikantët e përshtatshëm: Studentë të rinj nga të gjitha universitetet në Kosovë (18 – 25 vjeç)
Vendndodhja: Kosovë

Përshkrimi i programit: Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë po organizon një program të bursave tre mujore me pagesë. Pesëmbëdhjetë studentë nga komunitetet shqiptare dhe serbe në Kosovë do të kenë mundësinë që të marrin pjesë në këtë program, i pari i llojit të tij, ku ata/o do të punojnë në organizata të ndryshme të shoqërisë civile në Kosovë. Programi është krijuar për të përfshirë të rinjtë në zhvillimin e kapacitetit të tyre profesional dhe për t’i bërë ata/o  të mendojnë të punojnë për OJQ-të që kryesisht punojnë me etni të tjera në Kosovë në mënyrë që të ndërtojmë ura komunikimi dhe bashkëpunimi mes tyre. Për më tepër, gjatë periudhës së programit, pjesëmarrësit do të punojnë në projektet e tyre hulumtuese në bashkëpunim me OJQ-të e tyre pritëse, ndërsa puna e tyre do të shërbejë si një burim edukativ për të rinjtë dhe palët tjera të interesit. YIHR KS do t’u paguajë pjesëmarrësve një pagë mujore gjatë programit si dhe do të sigurojë mentorim dhe rritje të kapaciteteve gjatë gjithë kohëzgjatjes së bursës.

Bursa do të fillojë nga 1 Korrik dhe do të zgjasë deri më 1 Tetor 2021.

Për të aplikuar për këtë bursë, ju duhet të dërgoni CV-në dhe letrën tuaj motivuese në anglisht në apply@yihr.org deri më 31 maj, 2021, 00:00.

Subjekti i e-mailit duhet të jetë “Aplikim për Programin e Bursave për Paqe 2021”.