
Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës
Përshkrimi
Thirrje publike për Aplikim në programin e Masave Aktive të Tregut të Punës Praktikë në Punë
PËR TË PAPUNËSUARIT
THIRRJE PËR APLIKIM
15 shkurt – 19 mars
A je pa punë? A ju nevojitet përvojë pune?
Atëherë apliko në skemën:
PRAKTIKË NË PUNË!
Kush mund të aplikojë për Praktikë në Punë
- Të gjithë papunësuarit e regjistruar (aktiv) në zyrat e punësimit
- Të diplomuar nga shkollat profesionale, QAP, institucionet e arsimit të lartë dhe trajnime tjera profesionale të akredituara nga AKK kanë të drejtë të jenë pjesë e PNP-së
Ku dhe Si të aplikoni?
- Regjistrohuni në Zyrat e Punësimit në komunën tuaj
- Merrni me vete kopjen e letërnjoftimit dhe kopjet e diplomave të nivelit më të lartë të shkollimit të përfunduar
Sa zgjatë Praktika në Punë?
- 6 muaj
Cilat janë kushtet e pagesës?
- Pagesa është 170 euro në muaj (4 muaj kompensohen nga APRK ndërsa 2 muaj do të kompensohen nga punëdhënësi)
Për më shumë informata vizitoni webfaqen https://aprk.rks-gov.net/