Thirrje për aplikim për trajnime

64x64 giz 150x150 1
GIZ
Publikuar
12/05/2022
Skadon
20/05/2022
Lokacioni
Kosovë
Kategoria
Lloji

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

THIRRJE PËR APLIKIM NË TRAJNIMET:

  1. WEB DESIGN
  2. DIGITAL MARKETING, dhe
  3. PROJECT CYCLE MANAGEMENT

Qeveria Gjermane përmes projektit të GIZ Kosova “Fit for Jobs” në bashkëpunim me Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), fton të rinjtë nga mbarë Kosova që të aplikojnë në trajnimet: Webdizajn (Webdesign), Marketing Dixhital (Digital Marketing) dhe Menaxhimi i Ciklit te Projektit (Project Cycle Management).

Cili është qëllimi i trajnimeve?

Trajnimet kanë synim të ju rrisë aftësitë tuaja në Webdizajn (Webdesign), Marketing Dixhital (Digital Marketing) dhe Menaxhimi i Ciklit te Projektit (Project Cycle Management), për të ndërtuar një karrierë dhe biznes të suksesshëm.

Përmes këtij trajnimi ju do të mësoni të  dizajnoni një faqe profesionale dhe njoftoheni me teknikat e dizajnimit; Njoftoheni me marketingun dixhital dhe në mënyrë praktike mësoni si të menaxhoni  e mediat sociale , dhe njoftoheni dhe aftësoheni përmënyrat e organizimit të strukturës së ciklit të projektit.

Trajnimet janë intensive dhe mund të zgjasin prej 4 - 7 ditë. Në secilin trajnim do të mund të marrin pjesë 20 – 25 përfitues.

Shënim: Kandidatët që aplikojnë të parët dhe plotësojnë kriteret e mëposhtme do të ftohen të marrin pjesë në trajnimet. Në trajnim do të ftoheni sipas parimit First In, First Served

Kush mund të përfitoj?

  • Të rinjtë e moshave 18-29 vjet;
  • Të gatshëm që të marrin pjesë në trajnime;
  • Të dinë gjuhën angleze (niveli bazik) sa më i lartë niveli ka përparësi;
  • Të posedojnë laptop (sepse një pjesë e trajnimeve mund të zhvillohet online);
  • Të gatshëm të regjistrohen në zyrat e punësimit;

Shënim: Të ri-atdhesuarit, gratë/vajzat, minoritetet dhe personat me aftësi të kufizuar janë të inkurajuar të aplikojnë;

Si të aplikoni?

Për të aplikuar për pjesëmarrje në trajnime duhet t’i ndiqni këta dy hapa:

Hapi  1.

Plotësoni formularin për aplikim. Formularin mund ta shkarkoni në Këtu[MVG1] ose kërkoni përmes emailit nga personi përgjegjës për këtë aplikim: amire.zuka@giz.de

Hapi 2

Dërgoni aplikacionin e plotësuar në emailin: amire.zuka@giz.de.

Në të njëjtin email duhet të bashkëngjitni CV-në, kopjet e diplomës dhe certifikatat e trajnimeve (nëse keni kryer trajnime në tri vitet e fundit)

Vërejtje

Varësisht prej trajnimit që doni të aplikoni, në subject line shënoni:

  • 01 Web Design
  • 02 Digital Marketing
  • 03 Project Cycle Management

Shënim: Aplikacionet të cilat nuk janë të plotësuara në tërësi, nuk do të merret parasysh

Ku dhe kur do të mbahen trajnimet?

Trajnimet planifikohet të mbahet online dhe në formë fizike. Vetëm kandidatët që do të përzgjedhen do të lajmërohen përmes emailit dhe SMS-ve deri më datë 23.05.2022.

APLIKIMI ËSHTË I HAPUR NGA 11 - 19 MAJ 2022

Shpalljet e ngjashme