Thirrje për aplikim për pjesëmarrje në serinë e seminareve

CPC Centre for Political Courage
Centre for Political Courage
Publikuar më
05/09/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi

Përshkrimi

  • A jeni aktualisht maturant/e dhe planifikoni fillimin e studimeve të larta?
  • A jeni aktualisht student/e në pritje te fillimit të vitit tuaj akademik?
  • A shqetësoheni se studimet në universitet mund të jenë sfidë për juve?
  • A dëshironi të mësoni rreth shkrimit dhe integritetit akdemik, aftësive të buta dhe analitike dhe aftësive të tjera që do të determinojnë suksesin tuaj gjatë studimeve?

Nëse përgjigjja juaj është po në ndonjë nga këto pyetje atëherë Qendra për Kurajo Politike (CPC) mbështetur nga Zyra Zviceriane për Zhvillim (SDC) ju fton të aplikoni për pjesëmarrje në serinë e seminareve të organizuara në kuadër të projektit ,,Drejt një arsimi më cilësor dhe gjithpërfshirës në Kosovë”. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët dhe maturantët e të gjitha shkollave në Kosovë.

Përmes këtyre seminareve synohet të rriten shkathtësitë e studentëve dhe maturantëve në temat vijuese:

1. Shkathtësitë e buta, etikën dhe iniciativat në punë;
2. Promovimin e mendimit kritik dhe kreativ, si dhe shkathtësitë debatuese konstruktive;
3. Intergritetin dhe shkrimin akademik, shkathtësitë analitike dhe metodat e hulumtimit.

Seminaret do të organizohen përgjatë muajve tetor, nëntor dhe dhjetor 2020. Ligjëruesit e seminareve do të jenë ekspertë nga fushat e përzgjedhura. Në fund të serisë së seminareve pjesëmarrësit do të marrin certifikatë për pjesëmarrje.

Për të aplikuar plotëso formularin e mëposhtëm duke klikuar në: https://forms.gle/bBRopB8Qa95id8JPA

CPC inkurajon aplikimin sidomos të studentëve nga grupet e margjinalizuara.

Afati i fundit për aplikim është më 20 shtator 2020, në ora 23:59 CET.

Për çfarëdo pyetje apo paqartësie lidhur me serine e seminareve apo procesin e aplikimit mos hezitoni të na shkruani në email adresën: info@cpc-ks.org apo të na thirrni në numrin e telefonit +383 49 830 324.