Thirrje për aplikim për pjesëmarrës në kampin rinor të SEECP

64x64 kosovo logo
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Publikuar më
29/04/2021
Qyteti
Turqi
Kategoria
Lloj listimi
Të drejtë aplikimi:
Individë

Përshkrimi

Prishtinë, 29.04.2021

Thirrje për aplikim për pjesëmarrës në kampin rinor të SEECP-së

Antalia, Turqi, qershor 2021

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit fton të rinj të moshës 18–22 vjeç të aplikojnë për pjesëmarrje me shpenzime të mbuluara në kampet rinore të SEECP-së (Procesi i Bashkëpunimit i Evropës Juglindore).

Kampet rinore planifikohen të mbahen në datat 7 – 12 qershor 2021 dhe 16 – 21 qershor 2021 në Antalia, Turqi. Për detaje, vizitoni linkun e mëposhtëm:

http://www.lmit.org/wp-content/uploads/2021/04/Annex.pdf

Kriteret e përgjithshme për aplikim:

  • Aplikuesi duhet të jetë student/e ose i/e diplomuar në fushat: juridik, filozofik (shkenca politike, administratë publike, marrëdhënie ndërkombëtare, etj.), ekonomik, ose të ngjajshme – kjo duhet të dëshmohet me diplomë, transkript notash, ID, ose dokument tjetër i cili dëshmon se është student/e.
  • Aplikuesi duhet të ketë qenë i/e certifikuar nga Platforma Kosovovolunteers – Kovo (të ketë orë të certifikuara).
  • Aplikuesi duhet të njohë mirë gjuhën angleze.
  • Aplikuesi duhet të ketë pasaportë të vlefshme.

Aplikuesit duhet të dorëzojnë përmes platformës Kovo:

  1. CV-në.
  2. Dëshminë që është student/e ose që ka diplomuar.
  3. Transkriptën e fundit të notave (nëse e ka).
  4. Pasaportën e skenuar.
  5. Certifikatën / certifikatat e fundit të lëshuara nga MKRS-ja / Platforma Kovo.
  6. Një letër motivuese në gjuhën angleze mbi përvojat vullnetare ose rëndësinë e vullnetarizmit (250-300 fjalë).

Thirrja është e hapur deri më 5 maj 2021.

Të gjitha çështjet që lidhen me këtë thirrje mund të sqarohen në mënyrë elektronike përmes adresës: kastriot.mehmetaj@rks-gov.net

Aplikimi bëhet përmes platformës për vullnetarë Kovo në linkun e mëposhtëm:

http://kosovovolunteers.org/opportunity/show/413

link icon Shpallja e plotë.