
- 1 listim aktiv (shiko)
Përshkrimi
Drejtoria e Bujqësisë
THIRRJE PËR APLIKIM
1. Përkrahje në blegtori – makina mjelëse
Ftohen të gjithë fermerët e komunës së Prishtinës, të cilët posedojnë gjedhe qumështore, dele dhe dhi, se mund të aplikojnë për furnizim me makina mjelëse dhe bidonë
2. Përkrahje në blegtori – laktofrizë, mikser për përgatitjen (përzierjen) e ushqimit të kafshëve.
Ftohen të gjithë fermerët e komunës së Prishtinës, të cilët posedojnë gjedhe qumështore, gjedhe për majmëri, se mund të aplikojnë për furnizim me laktofriza dhe mikser për përzierjen e ushqimit të kafshëve.
2.1 Furnizimi me laktofrizë 500L
2.2 Furnizimi me pajisje për përgatitjen (përzierjen) e ushqimit të kafshëve– Mikser
3. Përkrahje në shpendari - furnizimi me inkubatorë për çeljen e zogjve.
4. Përkrahje në pemëtari - përkrahja e fermerëve me material fidanor për ngritjen e pemishteve të reja, furnizimi i fermerëve me fidanë të arrës 5000 copë, lajthisë 11000 copë dhe gështenjës 6000 copë.
5. Përkrahje në prodhimtari bimore – furnizim me pajisje spërkatëse.
6. Përkrahje në bletari – furnizimi me pajisje bletare (centrifugë elektrike - 31 copë, bluza të bletarit - 25 copë, depozitor inox 50 L - 25copë)
Data e aplikimit prej 10.03.2021 deri më 24.03.2021