Thirrje për aplikim për Paisje për bletari

komuna suhareke 150x150 1 e1605092574198
Komuna e Suharekës
Publikuar më
20/01/2021
Qyteti
Suharekë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  

Përshkrimi

THIRRJE PËR APLIKIM

Për Paisje për bletari-koshere dhe centrifuga

Drejtoria për Bujqësi Zhvillim Rural dhe Pylltari do të vazhdoj të mbështesë sektorin e bletarisë përmes furnizimit me paisje për bletari-koshere, centrifuga dhe paisje tjera .

Kriteret që duhet ti plotësojnë fermerët/aplikuesit:

  • Të jenë banor të Komunës së Suharekës,
  • Të jenë të regjistruar si fermerë në sistemin elektronik Efr-së- NIF,
  • Të ketë traditë dhe përvoj profesonale në lëmin e bletarisë,
  • Të posedojë në bletishte mbi 30 shoqëri me bletë në një vend,
  • Përparsi do të kenë të Gjithë ata bletarë it janë mbi 5 anëtar të familjes rezidentë në Komunën e Suharekës.

Dokumentet e nevojshme për Aplikim

1. Kopja e letërnjoftimit,
2. Numri identifikues i fermerit-NIF,
3. Vërtetimi i tatimit në pronë.

Aplikimi bëhet në Drejtorinë për Bujqësi Zhvillim Rural dhe Pylltari të Komunës së Suharekës.

Komisioni për vlerësimin e aplikacioneve do t'a verifikoj gjendjen në terren te secili aplikues dhe nëse konstaton mos përputhje të të dhënave në aplikacion i njëjti do të refuzohet.

Afati i aplikimit fillon nga data 18.01.2021, deri më datë 03.02.2021,

Aplikacionet që dorëzohen mbas afatit nuk shqyrtohen.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme