Thirrje për aplikim për grante të mesme për projekte

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
Publikuar
22/03/2022
Skadon
07/04/2022
Lokacioni
Kosovë
Kategoria
Lloji
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Organizatat Jo-Qeveritare

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

EJA Kosovë është program i KCSF-së që mbështet nismat e shoqërisë civile përmes granteve dhe ndërtimit të kapaciteteve me synimin e përgjithshëm për t’i kontribuar një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse në Kosovë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Duke vënë në plan të parë angazhimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve përgjatë tërë punës së shoqërisë civile, EJA Kosovë synon të kontribuojë drejt dy qëllimeve kryesore ku: (a) shoqëria civile shfrytëzon hapësirat për avokim dhe synon krijimin e mundësive/hapësirave të reja për pjesëmarrje të qytetareve dhe qytetarëve në formësimin e çështjeve me interes publik dhe (b) organizatat e shoqërisë civile forcojnë lidhjet me qytetarë dhe përmirësojnë llogaridhënien dhe transparencën ndaj anëtarëve dhe publikut të gjerë.

Grantet e mesme për projekte synojnë përkrahjen e projekteve të OJQ-ve që brenda një periudhe të caktuar kohore të ofrojnë rezultate konkrete në adresimin e çështjeve/problemeve të identifikuara, në nivel lokal apo qendror. OJQ-të përfituese të këtyre granteve duhet të dëshmojnë kapacitete të mjaftueshme për zbatimin e intervenimeve të projektit përkatës.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

Organizatat joqeveritare vendore (OJQ) të regjistruara në Kosovë.

KOHËZGJATJA DHE BUXHETI

Organizatat mund të aplikojnë për përkrahje për një periudhë nga 12 në 16 muaj. Buxheti maksimal i kërkuar për financim nga kjo thirrje për një grant nuk duhet të kalojë 40.000 EUR.

DORËZIMI I APLIKACIONEVE

Aplikantët duhet të dërgojnë aplikacionet e plotësuara në eja@kcsfoundation.org. Do të merren parasysh vetëm aplikacionet që përmbushin të gjitha kërkesat e thirrjes të specifikuara në udhëzimet për aplikime dhe formularin e aplikimit. Afati i fundit për aplikim është 07/04/2022 në orën 23:59 sipas orës lokale.

Të gjitha informatat shtesë, përfshirë udhëzimet dhe format e aplikimit, mund të gjenden këtu. Çfarëdo pyetje që mund të keni për përgatitjen e aplikacioneve ose detajet e aplikacionit për grante mund të dërgohen me email në ejainfo@kcsfoundation.org.

DOKUMENTET PËR APLIKIM

Shpalljet e ngjashme