Thirrje per aplikim nga OJQ në Kosovë

drc kosovo e1558954863311
Danish Refugee Council
Publikuar më
13/10/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Kriteret
Organizata Jo-Qeveritare

Përshkrimi

THIRRJE për APLIKIM nga ORGANIZATAT LOKALE JO-QEVERITARE në KOSOVË

Këshilli Danez për Refugjatë, Misioni në Kosovë, (DRC) po bën thirrje për dorëzimin e aplikacioneve për fonde Organizatave Lokale Jo-Qeveritare në Kosovë (OJQL).

Kjo thirrje për aplikim është lancuar brenda projektit Mbështetja e Sipërmarrjes Sociale dhe Nxitjen e Fuqizimit Socio-ekonomik në Komunitetet Minoritare në Kosovë, i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të përfaqësuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë (Sida).

Aplikantët duhet të veprojnë në përputhje me këto Udhëzime për Përgatitjen dhe Dorëzimin e Aplikacioneve dhe të përdorin ato për aplikim:

Aplikacionet mund të dorëzohen në mënyrë të vazhdueshme dhe do të vlerësohen sipas rradhës, derisa të ketë fonde në dispozicion.  Vlerësimi do të bëhet në përputhje me parimet e përcaktuara në këtë Përmbledhje të Procesit të Vlerësimit.

Takimet për ndarjen e informatave të hapura për kandidatët e mundshëm do të mbahen online, në oraret e mëposhtme:

  • 08/10/2020, 10:00
  • 22/10/2020, 10:00
  • 05/11/2020, 10:00

Inkurajohet pjesëmarrja në një takim për ndarjen e informatave para dorëzimit të aplikimit.

Asnjë sqarim nuk do të jipet nga DRC jashtë takimeve të sesioneve informuese.

Për të marrë pjesë në një takim për ndarjen e informatave ju lutemi, dërgoni një kërkesë për pjesëmarrje në xkx-projectassist@drc.ngo, duke specifikuar "Kërkesë për sesionin e ndarjes së informatave më XX/XX/2020" si titull në emailin e juaj.

Data e publikimit të thirrjes : 01/10/2020

Afati i fundit për aplikim: 16/11/2020, 17:00

Listime të ngjashme

19/10/2020
Zyrtar/e i/e Depos   Prishtinë e re
19/10/2020
19/10/2020
17/10/2020
17/10/2020