Thirrje për aplikim Programit të Zhvillimit Rural 2020/21

kosovo logo gov square e1558603204655
MBPZHR
Publikuar më
20/07/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  

Përshkrimi

THIRRJA PËR APLIKIM
PËR FERMERËT DHE EKONOMITË BUJQËSORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Me qëllim të mbështetjes së aftësisë konkurruese të sektorit agro-rural, rritjen e prodhimit dhe të produktivitetit, përmirësimin e sigurisë së ushqimit, përdorimin e teknologjisë moderne, diversifikimin e aktiviteteve në ferma dhe biznese rurale, mbrojtja e mjedisit dhe të resurseve natyrore, krijimin e vendeve të punës dhe zvogëlimin e bilancit negativ tregtar.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, shpallë thirrje për aplikim për fermerët, agro-përpunuesit dhe bizneset rurale për këto masa të Programit të Zhvillimit Rural 2020/21.

MASA 101:  Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore:

  • Sektori 101 - Pemë drufrutore
  • Sektori 101.1.1 - Pemë arrore
  • Sektori 2 - Serra

MASA 103: Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore;

  • Sektori 103.1- Përpunimi i qumështit
  • Sektori 103.2- Përpunimi i mishit
  • Sektori 103.3- Përpunimi i pemëve dhe perimeve
  • Sektori 103.4- Prodhimi i verës

MASA 302: Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve

  • Nën-masa 302.1 – Bletaria prodhimi promovimi i mjaltit
  • Nën-masa 3 – Përpunimi i prodhimeve në fermë
  • Nën-masa 4 – Zhvillimi i aktiviteteve artizanale
  • Nën-masa 7 – Rritja e shpezëve për vezë dhe për mish.

MASA: Ujitja e tokave bujqësore.

Buxheti i planifikuar për zbatimin e këtyre masave është 16,700,000 (gjashtëmbëdhjetë milion e shtatëqind mijë euro).

Për të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka përgatitur udhëzues për aplikant të cilët do t’i  gjeni në ueb- faqen www.azhb-ks.net dhe www.mbpzhr-ks.net. Po ashtu mund të informoheni edhe në Zyret Rajonale të AZHB-së.

Thirrja për aplikim është e hapur prej datës 20.07.2020 – 20.08.2020 ora 16:00

Aplikimi bëhet përmes web-modulit online në web-faqen e AZHB-së www.azhb-ks.net në të cilën gjendet linku: ,,Aplikimi online për PZHR ‘’ që dërgon në modulin e aplikimit online.

Në web – modul regjistrohet projekti si dhe ngarkohen  dokumentet e nevojshme për aplikim.

Thirrja për aplikim për masa tjera të programit të Zhvillimit Rural 2020/21 do të bëhet gjatë muajve të ardhshëm për të cilën do të njoftoheni me kohë.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

Branch Manager   Mitrovicë e re
28/10/2020
Ekspert/e konsulent/e ligjor/e   Prishtinë e re
28/10/2020