Thirrje për aplikim: Makina mjelëse & Laktofrizë

Komuna e Prishtinës
Publikuar më
23/04/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Fermerë

Përshkrimi

Drejtoria e Bujqësisë 

THIRRJE PËR APLIKIM

Përkrahje në blegtori – makina mjelëse

Ftohen të gjithë fermerët e komunës së Prishtinës, të cilët posedojnë gjedhe qumështore, dele dhe dhi, se mund të aplikojnë për furnizim me makina mjelëse dhe bidonë.

Kriteret e përgjithshme:

  • Të kenë 3 deri 14 krerë gjedhe qumështore;
  • Të kenë nga 30-150 krerë dele qumështore;
  • Të kenë nga 20-150 krerë dhi qumështore;
  • Kafshët duhet të jenë të matrikuluara;
  • Përfituesi duhet të jetë banor rezident i komunës së Prishtinës, si dhe objekti (stalla) për vendosjen e gjedheve, deleve apo dhive të jetë në territorin e Komunës së Prishtinës;
  • Nuk kanë të drejt përfitimi fermerët dhe anëtarët e ngushtë në bashkësi familjare të cilët kanë përfituar në 3 (tri) vitet e fundit makina mjelëse nga Komuna dhe donatorët në bashkëpunim me Komunën;
  • Nuk mund të jetë përfitues më shumë se një anëtar i bashkësisë familjare;
  • Fermerët të cilët nuk e kanë pronën në pronësi familjare, por shfrytëzojnë toka më qira, duhet të kenë marrëveshjen kontraktuese të nënshkruar nga të dy palët.

Kriteret specifike:

  • Fermerët që kanë numër më të madh të krerëve të gjedheve, deleve dhe dhive qumështore, kanë përparësi në raport me ata që kanë numër më të vogël;
  • Në kushte të barabarta, përparësi kanë zonat me prioritet të identifikuara nga komuna;
  • Njohuritë elementare në fushën përkatëse;
  • Fermerët me përgatitje profesionale shkollore (shkolla e mesme bujqësore, fakulteti përkatës);
  • Fermerët të cilët kanë ndjekur trajnime përkatëse;
  • Gratë fermere dhe grupet e margjinalizuara;
  • Familja (fermerët) pa asnjë anëtarë të punësuar;
  • Madhësia e fermës (numri i gjedheve, deleve, dhive qumështore);
  • Prona në pronësi të aplikuesit (fermerit);
  • Infrastruktura përcjellëse (sistemi i bartjes së qumështit);
  • Largësia e fermës nga vendbanimi.

Dokumentacioni i nevojshëm:

  • Numri identifikues i fermerit (NIF);
  • Kopja e një dokumenti identifikues të Republikës së Kosovës;
  • Vërtetimi nga shërbimet veterinare të licencuara nga organet përkatëse;
  • Vërtetimi mbi tatimin në pronë për vitin 2020;
  • Marrëveshja në mes palëve.

VËREJTJE

Nëse komisioni parasheh të nevojshme sjelljen e dokumenteve shtesë të cilat mundësojnë zgjedhjen e përfituesit, qytetari (fermeri) është i obliguar që t’i sjellë ato në afatin i cili i caktohet, në të kundërtën humb të drejtën për të qenë përfituesi i subvencionit (grantit).

Data e aplikimit, prej 26.04.2021 deri më 30.04.2021

---

Drejtoria e Bujqësisë

THIRRJE PËR APLIKIM

2.  Përkrahje në blegtori – Laktofrizë,

Ftohen të gjithë fermerët e komunës së Prishtinës, të cilët posedojnë gjedhe qumështore, se mund të aplikojnë për furnizim me laktofrizë.

2.1  Furnizimi me laktofrizë 500L

Kriteret e përgjithshme: 

  • Të jetë banor rezident i komunës së Prishtinës dhe objekti (stalla) për vendosjen e gjedheve të jetë në territorin e komunës;
  • Të kenë 10 krerë e më shumë gjedhe qumështore;
  • Gjedhet qumështore duhet të jenë të matrikuluara;
  • Nuk kanë të drejt përfitimi fermerët dhe anëtarët e ngushtë në bashkësi familjare, të cilët kanë përfituar në 3 (tri) vitet e fundit pajisje për ruajtjen e qumështit - laktofriz nga Komuna dhe donatorët në bashkëpunim me Komunën;
  • Nuk mund të jetë përfitues më shumë se një anëtar i bashkësisë familjare;
  • Fermerët të cilët nuk kanë pronën në pronësi familjare, por shfrytëzojnë toka me qira, duhet të kenë marrëveshjen kontraktuese të nënshkruar nga të dy palët.

Kriteret specifike:

  • Fermerët që kanë numër më të madh të krerëve të gjedheve qumështore, kanë përparësi në raport me ata që kanë numër më të vogël të gjedheve qumështore;
  • Në kushte të barabarta, përparësi kanë zonat me prioritet të identifikuara nga komuna;
  • Njohuri elementare në fushën përkatëse;
  • Fermerët me përgatitje profesionale shkollore (shkolla e mesme bujqësore, fakulteti përkatës);
  • Fermerët të cilët kanë ndjekur trajnime përkatëse;
  • Gratë fermere dhe grupet e margjinalizuara;
  • Familja (fermerët) pa asnjë anëtar të punësuar;
  • Madhësia e fermës;
  • Prona në pronësi të aplikuesit (fermerit);
  • Infrastruktura përcjellëse (vendin e rregulluar për vendosjen e laktofrizit) sipas standardeve;
  • Përfituesi i pajisjes Laktofriz nuk mund të jetë edhe përfitues i pajisjes Mikser ose anasjelltas;
  • Largësia e fermës nga vendbanimi;
  • Fermerët të cilët kanë marrëdhënie kontraktuale për shitjen e qumështit me qumështoret në tri (3) vitet e fundit;

Dokumentacioni i nevojshëm:

  • Numri identifikues i fermerit (NIF);
  • Kopja e një dokumenti identifikues valid të Republikës së Kosovës;
  • Vërtetimi nga shërbimet veterinare të licencuara nga organet përkatëse;
  • Kontratë, marrëveshje me pikën grumbulluese të qumështit (qumështoren);
  • Pasqyra financiare për pagesën e qumështit nga ana e qumështores në 3 muajt e fundit;
  • Vërtetimi mbi tatimin në pronë për vitin 2020;
  • Marrëveshja në mes palëve;

VËREJTJE

Nëse komisioni parasheh të nevojshme sjelljen e dokumenteve shtesë, të cilat mundësojnë zgjedhjen e përfituesit, qytetari (fermeri) është i obliguar t’i sjellë ato në afatin i cili i caktohet, në të kundërtën e humb të drejtën për të qenë përfituesi i subvencionit (grantit).

Data e aplikimit, prej 26.30.2021 deri më 30.04.2021

link icon Shpallja e plotë.