Thirrje për aplikim Grantet Biznese 2022

50x50 gjakove gjakova komuna e gjakoves
Komuna Gjakovë
Publikuar
26/04/2022
Skadon
17/05/2022
Lokacioni
Gjakovë
Kategoria
Lloji
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Individë, Bizneset

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

DREJTORIA PER ZHVILLIM EKONOMIK

THIRRJE PËR APLIKIM
GRANTET 2022

Skema e Granteve “Fondi Zhvillimor për Ndërmarrje Mikro, të Vogla dhe të Mesme”, për Biznese ekzistues dhe Start-up, Lot I dhe Lot II

Prill 2022

Drejtoria per Zhvillim Ekonomik (DZHE) në Komunë të Gjakovës, në kuadër të Programit “Fondi për Ndërmarrje Mikro, të Vogla dhe të Mesme” shpall thirrjen për GRANTE të BIZNESEVE te angazhuara në fushë të prodhimit, përpunimit dhe artizanateve tradicionale.

Qelimi i granteve komunale është që të synohet zgjerimi dhe forcimi i kapaciteteve të tyre, të nxitet rritja të sigurohet qëndrueshmëria dhe të jenë aktive në mënyrë që bizneset e tyre të kontribojnë në zhvillimin ekonomik lokal të Komunës së Gjakovës.

Komuna e Gjakovës përmes Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik ka planifikuar shumën prej 100,000.00 € për grantet 2022, prej të cilave rreth 70,000.00 € ndahen për kategorinë Lot I - Bizneset ekzistuese, dhe rreth 30,000.00 € për kategorinë Lot II - Start up bizneset.

AFATI I APLIKIMIT:

Afati i aplikimit është prej datës 26 Prill deri 17 Maj 2022 (ora 15:00)

Per me shume info, kliko ne linkun me poshte Apliko Tani.

Shpalljet e ngjashme