Thirrje për aplikim: Fondi i Grave të Kosovës

women network e1620114611735
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)
Publikuar më
26/10/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  

Përshkrimi

THIRRJE PËR APLIKIM NË KUADËR TË FONDIT TË GRAVE TË KOSOVËS

Publikuar më: 25 tetor 2021
Afati i fundit për aplikim: 26 nëntor 2021

PËRSHKRIMI I PROGRAMIT

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka kënaqësinë të publikojë raundin e 17-të të granteve në kuadër të Fondit të Grave të Kosovës (FGK). Ftojmë organizata e shoqërisë civile për të drejtat e grave (OShCG) dhe strehimoret të aplikojnë me iniciativa të cilat do të kontribuojnë në avancimin e të drejtave të grave dhe vajzave dhe të barazisë gjinore në Kosovë.

Më konkretisht, aplikacionet duhet të demonstrojnë se si organizatat propozojnë të kontribuojnë në realizimin e Strategjisë së RrGK-së për periudhën 2019-2022 dhe objektivave të saj të identifikuara nga anëtaret e RrGK-së, drejt mbështetjes, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave dhe interesave të grave dhe vajzave, duke përdorur qasjen bazuar në të drejta dhe ndryshimin afatgjatë.

Siç ka treguar hulumtimi i RrGK-së “Pandemia nuk njeh gjini”? Analizë gjinore fiskale buxhetore: Reagimi i Qeverisë së Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 nga perspektiva gjinore, pandemia ka prekur si gratë ashtu edhe burrat, por duke pasur parasysh pozicionin e tyre përgjithësisht të pabarabartë brenda shoqërisë, gratë janë prekur dukshëm më shumë. Reagimi i qeverisë ndaj COVID-19 nuk është bazuar në analiza të mjaftueshme gjinore, dhe, si rezultat, disa masa nuk kanë adresuar nevojat specifike të grave në këtë krize. Disa prej tyre madje kontribuuan në thellimin e pabarazive gjinore ekzistuese.

Prandaj, RrGK inkurajon fuqishëm nismat që përfshijnë avokimin/monitorimin në nivel lokal dhe nacional, veçanërisht në lidhje me reagimin e qeverisë ndaj krizës socio-ekonomike që ka rezultuar nga pandemia COVID-19. Avokimi mund të përfshijë takime me zyrtarë; ngritjen e vetëdijes për të drejtat në përfitimet dhe programet e qeverisë; hulumtimin e orientuar nga politika; propozimin e ndryshimeve të politikave në lidhje me reagimin e qeverisë ndaj COVID-19; dhe përfshirjen e njerëzve për të kërkuar të drejtat e tyre. Nismat duhet të synojnë të kontribuojnë në rezultate reale dhe të dukshme (p.sh., legjislacioni i ri, shërbimet e reja, raportet për rastet e shkeljeve të të drejtave me bazë gjinore, rastet e monitoruara gjyqësore, etj. Ju lutemi të keni parasysh se aktivitetet në vete nuk do të konsiderohen si rezultate të nismave.

Dokumentet e nevojshme për aplikim.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

29/11/2021
29/11/2021
Mësimdhënës/e (12)   Skenderaj
27/11/2021
Ciceron/e   Podujevë
26/11/2021